web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama-Meta pa qetesi/ Dashuri dhe tradheti në kohën e kolerës

28 Gusht 2015, 08:34, Aktualitet CNA

Kreu i LSI dhe kryemnistri i vendit Edi Rama vazhdojnë debatet dhe përplasjet e tyrë. Megjithëse deklarojnë dashuri dhe komunikim në publik, situata e tyre është dashuri në kohën e kolerës. Kriza ekonomike jep shenja të dhimbshme cdo ditë duket si kohe e koleres ekonomike, por dashuria e ?udheqësve? te majtë në qeveri ?shtohet? në distancë.

Në fakt përplasjet e nisura perpara dhe pas zgjedhjeve lokale vazhdojne të thellohen. Humbja e LSI ne bastione te majta, eshte akuza e Metes per Ramën, kalimi i PS forcë e tretë aty ku kandidonte LSI është akuza e Ramës. Por përtej tyre qëndrojnë edhe aleancat me Idrizin, Topin dhe sulmi që ju bëjnë drejtuesve të LSI në bazë.

Përtej zgjedhjeve situtuata është rënduar më kërkesat e Metës për ndryshime në qeveri dhe reformat ekonomike. Ilir Meta kërkon ndryshimin e ministrave pasi nuk po i përgjigjen ritmit të reformave dhe asaj cfarë presin qytetarët, Rama nga ana tjetër nuk do të hapë orekse dhe debate brenda PS-së, ai do të vazhdojë me këtë ekip.

Tashmë kreu i LSI e ka vendosur, ministrat e tij do levizin apo do qarkullohen, në shtator priten ndryshimet, Ilir Meta dorëzon Ministrinë e Drejtësisë, por mer një ministri më shumë. Këto lëvizje janë të ngarkuara me debate dhe përlasje, kuptohet për pabesi nga të dy palët, cka reflekton dhe tensionin në rritje që duket si një krisje e thellë. E tillë është realisht por nuk duket se Ilir Meta dhe Rama po shkojnë drejt ndarjes. Përplasjet e forta nuk kane as qetësi dhe as dashuri, por vazhdojnë të qëndrojnë të ?lumtur? në qeveri.

Meta artikulon fort krizën ekonomike dhe kërkon ndryshim kursi, Rama dhe ministrat e tij shpallin fitore pas fitoreje dhe deklarojnë rritje ekonomike. Një debat publik ky i palëve, por që tregon qartë se nuk ka një koordinim për artikulimin publik, apo qëndrime të njëjta politike. Meta kërkon punësim, ndërsa Rama deklaron të regjistruarit si vende të reja punë, një betejë që duket se do zgjasë akoma. Kreu i LSI kërkon ti largohet kostove politike që rrjedhin nga kjo cështje, por ai është po aq përgjegjës sa kryeministri.

Shtatori është pak ditë larg, përplasja e dy bashkëqeverisësve, futja e aleatëve të rinj dhe cështjet e pambyllura, pritet të djellin debate edhe më të forta. Intrigat dhe përplasjet pritet të zbarkojnë në parlament me kontestime apo artikulime të kundërta për cështje të ndryshme. Një ministri më shumë është pak që Meta të gjejë qetësinë politikë, ai ruan krahet e tij nga cdo goditje e mundshme e Ramës, që cdo ditë vazhdon ta shohë LSI si koston politike të qeverisë.

citynews.al

 





Lajmet e fundit nga