Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
?Ne të dy pijmë dhallë të ftohtë këtu në lokal, dhe në moment të telefonon vëllai yt që të thotë: Mberrita, jam në Londër. Ti më jep 12 mijë eurot, dhe une të uroj fat. Gjithçka është e organizuar në mënyrë të përpikte, nuk bëhet fjalë për diletante. Pas meje kam një ?ushtri? të vërtetë?.
Flas me M.L, një tiranas me nënshtetësi franceze që prej vitesh punon me ?agjencinë e udhëtimit? Tiranë-Britani e Madhe.
I them që jam gazetar dhe më beson, pranon të flasë, falë dhe një njohjeje të përbashkët.
?Nuk besoj se ti bën ndonjë proçkë, më dukesh djalë i zgjuar, i kam fijet e lidhura kudo?, shton ai ndërsa rrufit shishen e dytë me dhallë të ftohtë dhe shton: ?Nuk e gjen o burre këtë në Francë, ajrani turk është ndryshe, i mirë por jo me këtë shije?, shton duke ndezur cigaren që thotë se është e para e ditës nga 6 që thith të tilla.
Kanali që përdor ?trafikanti ynë? për rrugëtimin e njerëzve që duan të bashkohen me familjet e tyre është krejt i ndryshëm nga ai i zakonshmi, të cilin M e quan ?punë amatorësh? dhe ?pabuksish? që prishin tregun.
?Unë nuk çoj njerëz që udhëtojnë si skllevër me maune që u zihet fryma. Unë bashkoj familje, vajza që shkojnë tek të fejuarit apo bashkëshortët e tyre dhe djem që arrijnë baballarët nga Londra, Leeds, Belfast apo Dublin. Mund të më quash dhe trafikant po deshe, por unë jam humanist. Pse? Po ja ta shpejgoj unë: Kryesisht njerëzit që dërgoj në destinacion janë studente apo gra me fëmijë, që trajtohen si motrat e mija me kushte perfekte deri sa arrijnë në vend dhe takojnë njeriun e afërt. Aty përfundon puna ime. Nuk i lë njerëzit e mi në rrugë?.
Po sa kushton, e pyes dhe përgjigja vjen menjëherë: ?Duket shumë por është e llogaritur me detaje. Fitimi im vjen vetëm nga ulja e kostos që i bën mungesa e tatimit, pra bëhet fjalë për një ?duty free service? thotë bashkëbiseduesi ynë gjithë seriozitet. Kostoja është përgjithësisht 12 mijë euro, por për shërbime të veçanta ka ?anekse tarifash speciale? natyrisht duke e rritur shumën.
Po si funksionon ky udhëtim nga Tirana në Angli?!
Gjithçka duket e organizuar. Personi që dëshiron të arrijë në destinacion, merret në banesën e tij nga M, i cili zotëron një makinë që ndryshon gjithmonë me targa jo shqiptare. Automjeti shkon drejt Malit të Zi nga Muriqani, pastaj kalon në Kroaci, prej andej në Slloveni, nga ku kalon në Trieste. Një pushim i shkurtër në qytetin?gjysëm sllav? të Italisë dhe vazhdon udhëtimi diagonalisht deri në Gjirin e Gjenovës, një natë në një fshat pranë San Remos, më pas kalohet në Rivierën Franceze nga Nica deri në Sant Trope.
Një tjetër udhëtim diagonal nëpër Francë, duke shëtitur të gjithë fushat piktoreske deri në Nantë, ku bëhet pushimi i parafundit. Aty personi strehohet në një banesë konforte ku qëndron disa ditë deri sa bëhen tratativat dhe oficerët e policisë japin ?dritën jeshile?.
Në Nantë vjen pastaj një furgon i një Organizate Jo Qeveritare që merr njerëzit e grumbulluar dhe i çon në Portin e Brest-it. Prej andej, ata i hipin anijes, përgjithësisht vapor mallrash dhe udhëtojnë në Plymouth të Anglisë.
Të gjjithë pajisen me dokumente false si ekuipazh i anijes. Nga Franca në Angli, vapori që drejtohet nga superprofesionistë ka një staf fare të vogël. Klandestinët bëhen në mënyrë të improvizuar, teknikë, motoristë, kuzhinierë, elektriçistë e radistë, që zbresin me leje provizore në portin anglez.
Aty jepet një drekë për ?ekuipazhin? në një restorant të njohur që administrohet nga shqiptarë. Bashkëbiseduesi, duke qeshur na thotë se aty gatuhet aq mirë sa thuajse githmonë në atë restorant buajnë oficerë të policisë kufitare britanike, që ?çmenden? pas specialisteteve mesdhetare.
Më pas, një autobus gati turistik e merr të gjithë ?ekuipazhin në liri-dalje? dhe e shëtit nëpër Angli. Sipas dëshirës. Kur secili takon personin e kontaktit nëpër qytetet e përcaktuara, telefonon babain, vëllain, apo kushëririn që është person kontakti me M dhe i thotë: ?Mberrita, jam mirë?.
Aty bëhet pagesa në dorë cash e 12 mijë eurove, të cilat shpërndahen më pas nëpër të gjithë mekanizmin e ?agjencisë turistike?.
?E shikon që bëhët fjalë për udhëtimin e jetës që nuk do ta shijosh kurrë nëse paguan çdo agjenci turistike. Madje mund të bësh edhe ndonjë plazh të shkurtër në ?Cote d?Azur?, por mua më pëlqen që tani në verë t?i çoj në lumenjtë e kristaltë të zonës së Nantës?, thotë bashkëbiseduesi ynë, i cili i pyetur për lidhje e tij në policinë shqiptare përgjigjet; ?S?ka nevojë, ne veprojmë sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave të udhëtimit në Shengen, por kam miq kudo. Kam bërë ndere edhe pa para??
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka kthyer për shqyrti...
Ermal Shehu, pronari i shtëpisë me qera ku kanë qëndruar mot...
Zbardhen detaje të reja mbi ikjen nga shtëpia të motrave Kaj...
Para pak minutash një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në fs...
Policia e Korcës ka arrestuar Klement dhe Englantin Karafili...
Ministria e Brendshme e Gjermanisë në një komunikat zyrtare ...
Kryetari i PD-së, Lulëzim Basha ka akuzuar qeverinë për 25 m...
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reagur për embargon...
EUROSTAT rrëzon ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për vd...
Informacione të reja dalin në dritë lidhur me pushimet përra...
Një copë shumë e veçantë nga Muri i Berlinit iu dhurua Depar...
Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri po akuzohet ditet e fun...
Për shumë refugjatë rruga e legalizimit fillon në stacionin ...
Wikileaks: 100 000 euro për kokë për pikat e marrëveshjes BE...
Sot ne mes te sheshit te Tiranes, vendosur te fasada e kulle...
Nga Kastriot MYFTARAJQë të mund të funksionojë Gjykata Speci...
Që ta di çfarë këshille të jap, duhet të di çfarë kurve je. ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...