“Të shtyhet afati i komisionit”/ Zhupa te “Territorialja”: Duhet mendimi i ekspertëve ndërkombëtare për ndarjen e re
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kërkuar në ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kërkuar në ...
Reportazh Nga Harilla Koçi
/.- Andrei Pjestçinski, është një 27 vjeçar nga Polonia, me profesion arkeolog. Së bashku me një grup shokësh, bashkëkombas, të pasionuar pas motorrave, kanë ardhur në bregdetin e Himarës për të kaluar disa ditë nga qëndrimi i tyre në Shqipëri. Ata i përkasin asaj kategorie turistësh, të cilëve u pëlqen t?i kalojnë pushimet në një lëvizje të vazhdueshme, duke zgjedhur për këtë, vende të veçanta dhe të këndshme.
Andrei thotë se, udhëtimi i tyre do të vazhdojë më pas drejt Malit të Zi dhe në vende të tjera si, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia, Austria. Është një intensitet lëvizjeje, që kushtëzohet nga pasioni i tyre për motoçikletat.
Në Shqipëri kanë parë vende mjaft të bukura, por në mënyrë të veçantë, bregdeti i Himarës u ka pëlqyer mjaft. ?Është një zonë e veçantë, e virgjër dhe mjaft interesante?, thotë Andrei. Ai veçon plazhet e këndshme, apo resortet e komplekset turistike moderne të cilat mund t?i tërheqin mjaft turistët nga të gjitha vendet. Për Andrein, bregdeti jugor i Shqipërisë është një peizazh befasues, ku mund të kalohet mirë. Madje, në këtë drejtim i riu polak të cilit i pëlqen të eksplorojë vende ku mund të gjejë gjurmë të dukshme të të kaluarës, e vlerëson maksimalisht këtë pjesë të bregdetit të Himarës (Porto Palermon), ku ngrihet kalaja e Ali Pashës, një kishë e vogël, e vjetër, disa dhjetra metra më tej, si dhe objekte të tjera me mjaft interes. Prandaj dhe me grupin e shokëve kanë zgjedhur që të bëjnë një ditë plazh. Kanë ?parkuar? motoçikletat diku në breg dhe po shijojnë ujin e kristaltë dhe bregdetin shkëmbor të Porto Palermos.
Në fakt, Andrei Pjestçinski dhe grupi i motoçiklistëve polakë përfaqësojnë atë tendencë mjaft të spikatur dhe pozitive, që po konsolidohet, veçanërisht në vitet e fundit në bregdetin e Himarës, ashtu si edhe në pjesë të tjera të bregdetit shqiptar ku, numri i turistëve të huaj ka ardhur në një rritje befasuese. Gjatë muajve të verës, në këtë pjesë të bregdetit të Shqipërisë pushojnë turistë nga mjaft vende të Evropës, por edhe më gjerë. Anglezë, italianë, zviceranë, francezë, suedezë, malazezë, gjermanë, grekë, maqedonas, këtu i ndesh shpesh. Struktura turistike e këtij bregdeti vlerësohet prej tyre e kënaqshme dhe në standarde të pranueshme.
Punonjës në kështjellën e Ali Pashës, në Porto Palermo, thonë se, gjatë këtij viti numri i turistëve të huaj, vizitorë në kështjellë, ka qenë shumë i madh. ?Është një shtim që duket?, thonë ata. Në plazhet e vogla, por mjaft tërheqëse të Porto Palermos, gjen çdo ditë qindra pushues nga rrethe e vende të ndryshme. Klearko, një banor i zonës, thotë se bregdeti i Himarës ka patur gjatë këtij viti një rritje të madhe të pushuesve dhe veçanërisht të turistëve të huaj. ?Nga të gjitha vende e Evropës shikon këtu, çdo ditë. Ja, ti i pe vetë polakët. Por, si ata janë të shumtë francezët, zviceranët, anglezët, gjermanët. Ka shumë nga ata që vijnë këtu me rulota dhe i parkojnë, ja, atje, në atë shesh. Por, ka edhe nga ata të rinj të huaj, që kanë ngritur kampingje për të kaluar disa ditë pranë detit?, thotë 58 vjecari.
Në fakt, ?boom?-i turistik, është i dukshëm dhe konstatohet fare lehtë në bregdetin e Himarës. Jo vetëm nga frekuentimi maksimal i plazheve të bukura përgjatë tij, por edhe nga tregues të tjerë, sikundër është fluksi i lartë i lëvizjes së automjeteve në rrugën e bregdetit. Përgjatë saj, ndesh autovetura me targa të të gjitha rretheve të vendit dhe të të shumë vendeve të tjera.
Plazhet e vogla dhe shkëmbore të Porto Palermos, plazhet e virgjëra të Llagamit, të Livadhit, të Gjipesë, ato të Potamit, të vetë qytetit etj, kanë qenë një zbulim i vërtetë, për ata që kanë ardhur këtu për herë të parë, ndërkohë që të tjerë që pushojnë këtu prej vitesh, kanë vendosur t?i qëndrojnë besnikë përzgjedhjes. ATSH
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka refuzuar nisjen e procedu...
Ministria e Financave nuk do të rinovojë më kontratën me kom...
Nga Spartak NgjelaDuket sikur vapa po ngjitet te kushdo dhe ...
Ish-ministri i Financave Ridvan Bode, ngre shqetësimin se bu...
Çim Peka: Jeni botuesi që keni qëndruar më shumë në opozitë ...
Bashkia e Tiranës prej ditësh ka ndërmarrë aksionin për past...
Për disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë e gjithë legjisl...
Zbërthehet skema e korrupsionit të ngritur në sistemin e dre...
Kritik me kryeministrin, kritik me qeverinë, kritik me koali...
Në “duart e Djallit”Përgjatë të gjithë kohërave, shkencëtarë...
Rrëfimi i Nikolaut të Damaskut për momentin e vrasjes së Per...
Dy persona kanë humbur jetën pasditen e së enjtes, teksa ndo...
Kënga më e re nga Rita Ora dhe Chris Brown ka filluar të luh...
Burgu dhe prangat janë kryefjala përgjatë cdo aksioni apo pu...
Dhjetëra persona janë arrestuar në Maqedoni pasi dyshohen pë...
Me anë të një propozimi të fshehtë, ligjvënësit shqiptarë ka...
Një infermiere dhe drejtori i një qendre shëndetësore në Mir...
Nuk e dimë cila gjë ju mërzit më tepër: Fakti që telefoni ju...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...