Dy vatra masive zjarri ne pyjet e Matit, banoret kerkojne ndihme
Dy vatra të mëdha zjarri që kanë shpërthyer në fshatin Ketë ...
Tre persona janë ndaluar nga policia e kryeqytetit të akuzuar për falsifikim dokumentesh, pas hetimeve që zgjasnin prej afro një viti. Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë për tre të dyshuar për falsifikim të dokumentave të ndryshme, si pasaporta, vula, karta identiteti, etj., në sasi të konsiderueshme. Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, të cilët kanë arrestuar shtetasit Pjerin Brahimaj, Keldi Beshi dhe Jupiter Brahimi. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin në tetor të vitit 2014, në bazë të informacionit të referuar nga ana e Policisë së Shtetit mbi ekzistencën e një grupi që vepronte në Tiranë në fushën e falsifikimit të dokumentave të ndryshëm. Nga ana Prokurorisë së Tiranës nisën hetimet, të cilat u zhvilluan në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe u koordinuan edhe me një hetim të nisur nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, mbi një tjetër grup, i lidhur me të arrestuarit e sotëm, të cilët janë arrestuar pak kohë më pare me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda, për veprën penale të ?trafikimit të personave? nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar nga Shqipëria në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në hetimin që po kryente Prokuroria e Tiranës, para disa muajsh janë arrestuar dy persona, pjesëtarë të këtij grupi të dyshuar fallsifikatorësh, konkretisht shtetasit Franc (Kujtim) Borova dhe Flamur Dema. Po ashtu, ndërkohë që Prokuroria e Tiranës po vijonte hetimin, në bazë të bazë të elementëve provues që buronin nga emisioni investigativ i Agon Channel ?Ça thu?, u procedua me arrestimin në flagrancë të shtetasit Haki Tarja. Hetimi ka vijuar edhe më tej dhe Prokuroria e Tiranës ka arritur të krijojë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit e arrestuar gjatë ditës së sotme janë pjesë e të njëjtin grup fallsifikimi, të cilët kishin si vend për marrjen e porosive në afërsi të qendrës së kryeqytetit, ndërkohë që, gjatë arrestimit të sotëm, u zbulua se një prej bazave të fallsifikimit gjendej në shtëpinë e të arrestuarit Pjerin Brahimi. Hetimet proaktive të kryera në periudhën mars-maj 2015, krijuan një tablo të qartë të ekzistencës së një grupi kriminal, të dedikuar në veprimtarinë e falsifikimit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në formë individuale. Vendqëndrimi i tyre i preferuar dhe marrja e porosive për falsifikime bëheshin tek një lokal pas Muzeut Kombëtar, kurse falsifikimet kryheshin në një vend ende të paidentifikuar. Element kyç i këtij grupi, si ekzekutor i falsifikimeve, u identifikua shtetasi Pjerin Brahimaj, alias ?Del Piero”, 25 vjeç. Porositë për falsifikime merreshin nga të hetuarit e tjerë Keldi Beshi, Jupiter Brahimi (xhaxhai i Pjerinit) dhe Haki Tarja, të cilët mbanin kontakte me klientë të ndryshëm, që ishin të interesuar për falsifikimin e dokumenteve. Këta të fundit mbanin lidhje dhe bashkëpunonin me njëri-tjetrin sa herë ishte nevoja, por të ardhurat i arkëtonin veças, për llogari të gjithësecilit. Ndërkohë, personi që ekzekutonte porositë, vetë ose përmes personave të tjerë, dhe që punonte për llogari të të treve, ishte i hetuari Pjerin Brahimaj. Nga ana tjetër, ky i fundit mbante edhe klientë të cilët e kontaktonin drejpërsëdrejti, pa ndërmjetësinë e të hetuarve të tjerë. Në të njëjtin rol del edhe i hetuari Franc Borova, por ai punonte për Keldi Beshin, ose për llogari të klientëve që i siguronte vetë. Në hetimet paralele për çështje të ndryshme që po zhvilloheshin nga Prokuroria e Tiranës dhe Prokuroria për Krime të Rënda, rezultoi se ndërmjet personave nën hetim nga dy prokuroritë kishte lidhje ?biznesi?. Nga hetimet e deritanishme rezulton se të hetuarit nga Prokuroria e Tiranës fallsifikonin dokumenta të ndryshëm, si dokumenta pronësie, diploma shkollore, karta identiteti ose pasaporta për qëllime të ndryshme. Një pjesë e dokumentave të identitetit të fallsifikuara përdoreshin nga persona të ndryshëm, të cilët synonin të largoheshin nga Shqipëria. Për t?i ndihmuar këta shtetas të largoheshin nga vendi ynë, kryesisht për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte i organizuar një grup tjetër, i cili nuk kishte lidhje të drejtëpërdrejtë me grupin e fallsifikatorëve, por mbanin kontakte për persona të ndryshëm që donin të largoheshin. Grupi i ?trafikimit të personave? për në SHBA është hetuar nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe tashmë janë nën masën e sigurisë ?arrest me burg?. Për këtë grup, nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda, janë bërë publike të dhëna pak kohë më parë, ku ishin të përfshirë të paktën 5 shtetas, konkretisht: Bajram Xhaja, Kujtim Emiri, Xhelil Alla, Sofie Pepaj dhe Mihal Gjoka.
Dy vatra të mëdha zjarri që kanë shpërthyer në fshatin Ketë ...
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dërgon tre persona për n...
Policia e Shtetit vijon me operacionet kundër kultivimit të ...
Trafikantët shqiptarë të narkotikëve po zgjerojnë zonat e ku...
Mësohet se i ndjeri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur...
Kishte shkuar në zyrë si përditë, por dje e pësoi siç nuk i ...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre t...
Një shtetas shqiptar është prangosur nga autoritetet italian...
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e kompanisë “Agon- set...
Një kryefamiljar nga Lushnja i shpallur në kërkim për vjedhj...
Një person është ndaluar nga policia e Kukësit i akuzuar për...
Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me parandalimin e n...
Sektori Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve, pas një pune inte...
Policia e Beratit, pas operacionit “Ballolli 2015”, ka nisur...
Policia e Lushnjës njoftoi se ka arrestuar një 42 –vjeçar, p...
Autoritetet shqiptare kanë ekstraduar drejt Italisë, një shq...
Dy janë meshkuj dhe janë arrestuar në fshatin Rapqe në Draga...
Të armatosur me kallashnikov dhe të maskuar me maska, katër ...
Të paktën 70 persona janë kthyer këtë të mërkurë nga Gjerman...
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në Liqenin Artificial ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...