web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kukes, mbante arme ne lokal, arrestohet pronari

30 Korrik 2015, 13:52, Kronika CNA

Një person është ndaluar nga policia e Kukësit i akuzuar për armëmbajtje pa leje. I arrestuari është 34 vjeçari Osman Rexhmati, me banim në fshatin Bushat. Kapja e tij u bë pas informacionit të marrë në rrugë operative, se Rexhmati, mbante një armë zjarri pa leje, të fshehur lokalin e tij, në fshatin Bushat. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 34 vjeçarit, iu gjet dhe iu bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit, tip pushke ?Model 63?, me 23 fishekë, pa leje. Në ngarkim të të ndaluarit materialet i kaluan Prokurorisë së Kukësit për veprën penale ?Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve?.





Lajmet e fundit nga