Çfarë ndodhi një natë më parë në Sarandë? Dhunohet oficeri i krimeve
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare kanë rënë gjatë kësaj jave në nivelin më të ulët që nga shkurti i këtij viti, duke zbritur deri në 52.28 dollarë (treguesi Brent, kontrata referencë e Europës). Shqetësimet mbi rritjen e ofertës edhe pas heqjes së sanksioneve mbi Iranin, pritshmëritë mbi dollarin, ekonomia relativisht e dobët kineze, janë disa nga arsyet që ulën naftën në bursa, nga niveli i lartë prej rreth 67 dollarë për fuçi që arriti në fillim të majit.
Në tregun shqiptar nafta ka pasur një sjellje mes dy esktremeve. Në janar ajo ra nën 160 lekë për litër, pasi në tregjet ndërkombëtare ajo zbrit nën 50 USD/fuçi, ndërkohë që presioni në media ishte i lartë, por dhe Autoriteti i Konkurrencës hapi një hetim për abuzim me pozitën dominuese. Llogaritjet e atëhershme tregonin se çmimi i naftës në tregun vendas luhatej pranë niveleve minimale, me marzhe të ulëta fitimi, çka bënë që dhe Autoriteti i Konkurrencës të mbyllte hetimin.
Në shkurt, nafta filloi të rritej tek ne (tre herë nga 5 lekë për litër), duke reflektuar tregjet ndërkombëtare, por dhe forcimin e dollarit, që u rrit nga 117 lekë në fillim të janarit, në 125 lekë në shkurt.
Në mars, ndonëse nafta ra në bursa, kjo nuk u reflektua në tregun e brendshëm, teksa dollari kishte arritur në rekordin e 133 lekëve.
Në prill, kur nafta shkoi në bursa në 67 USD/fuçi, ajo u rrit sërish në tregun e brendshëm (me 3 lekë për litër), teksa dollari mbeti në nivelet e marsit.
Në maj dhe qershor, nafta u rrit sërish 2-3 lekë, gjithsej me 10 lekë për litër, ku sërish si argumenta ishin dollari i fortë dhe rritja e naftës në tregjet ndërkombëtare (grafikët e mëposhtëm tregojnë se si dollari tek ne ashtu dhe nafta në bursa ishin në nivele, që ishin reflektuar një herë).
Aktualisht nafta në tregun e brendshëm tregtohet në nivelin e 180-188 lekë për litër, me një mesatare prej rreth 185 lekë për litër, afër niveleve rekord të arritura në janar 2014, kur nafta në bursa ishte afër 120 dollarëve për fuçi. Në raport me atë periudhë, dy faktorë të brendshëm, që ndikojnë në shtrenjtimin e naftës, janë taksa e qarkullimit prej 10 lekë për litër nga 1 janari 2015 dhe dollari më i shtrenjtë (në janar 2014 ishte 103 lekë, sot është rreth 127 lekë), ndërsa në kahun tjetër, nafta në bursa është gjysma e asaj që ishte në janar 2014.
Në raport me fillimin e këtij viti, nafta në vend është rritur me 18%. Nëse ajo do të shtrenjtohet sërish në bursat ndërkombëtare, atëhere karburanti në tregun vendas duket se do të shkojë drejt një ekuilibri dhe rekordi të ri, mbi 200 lekë/litër. Monitor.al
Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi 184 milionë euro për Koso...
Bordit të Fondit Monetar Ndërkombëtar i është thënë se nivel...
Kontratat e së ardhmes të aksioneve evropiane u rritën si pa...
Agjencisa Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) ka konstatuar...
Gjashtë mujori i parë i këtij viti ka shënuar minimumin hist...
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe e Financave ende nuk kanë...
Ministria e Financave ka bërë një ndryshim në udhëzimin për ...
Cmimet e naftës ranë në drejt nivelit më të ulët në katër mu...
Paneli i këshilltarëve të pavarur ekonomikë, i kontraktuar p...
Në muajin Qershor 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 2...
Në fund të vitit 2013, së bashku me Bankën Botërore, Banka e...
Përsëri në qendër të vëmendjes në Greqi, por edhe jashtë saj...
Greqia është shteti me borxhin më të lartë në Europë në 168....
Ministria e Financave bën të ditur se janë shlyer mbi 16 mil...
Një faktor tjetër që ka ndikuar në rënien e euros tek ne për...
Nevojat e paplotësuara për investime dhe shërbimeve ndaj qyt...
Kompania norvegjeze Statoil do të shesë aksionet e saj në ga...
Në metodologjinë e re që INSTAT prezantoi së fundmi për matj...
Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi konfiskimin e mbi 850 m...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...