web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kompanitë e kërkim-prodhimit të hidrokarbureve mashtrojnë me kostot

30 Korrik 2015, 11:22, Ekonomi CNA

Agjencisa Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) ka konstatuar një nivel shumë të lartë të kostove që i konsideron të parregullta, pra të kryera jo në përputhje me licencë-marrëveshjen nga auditimet e kryera për 8 kompani hidrokarbure kërkim-prodhimi.

Drejtori i AKBN, Dael Dervishi pohon se vlera e këtyre kostove është mbi 500 milionë dollarë, që janë shpenzime të parregullta, siç kuptohen ndryshe të fryra dhe të pajustifikuara. ?Kemi evidentuar që një sasi shumë e lartë e kostove të kryera nga kompanitë e hidrokarbureve, nuk janë realizuar në përputhje me rregullat e përcaktuara në marrëveshjet hidrokarbure.

Kjo ka sjellë në abuzime të kostove. Në vitin 2014, në gjithë auditimet që ne kemi përfunduar, vlera e kostove totale të kryera nga gjithë kompanitë që operojnë në vendin tonë në fushën e hidrokarbureve është mbi 500 milionë USD?, ka deklaruar kreu i AKBN.   Për shembull për disa shërbime, që duhet të kryhen duke bërë më parë me tender të hapur, AKBN ka konstatuar që këto procedura janë evituar. Ka pasur dhe raste të tjera të ngjashme, ndërsa nuk ka pasur asnjë mekanizëm që rregullonte eficiencën e kostove. Sipas AKBN, po të llogarisim në përqindje, rreth 70% e të gjitha kostove të audituara gjatë 2014 kanë qenë me probleme, ndërsa një vit më parë, ky konstatim ishte sa 1% e kostos së audituar. / Sot





Lajmet e fundit nga