web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria, ende asnje vendim per ndryshimin e pages minimale

29 Korrik 2015, 15:57, Ekonomi CNA

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe e Financave ende nuk kanë marrë asnjë vendim nëse do të ndryshojnë ose jo pagën minimale. Çështja e cila është ende në diskutim nga dy ministritë, pritet të marrë një përgjigje pas vendimit të qeverisë për rritjen e pensioneve.

Pas rritjes së pensioneve me 1.4%, pritet që të vendoset edhe për pagën minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore. Por, bizneset nuk e kanë ende të qartë se sa do të jetë paga minimale, që pritet të deklarojnë këtë verë. ?Monitor? shkruan se, burime nga Ministria e Financave pohuan se është Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ajo që duhet të marrë vendimin për pagën minimale.

Ndërkohë, burime nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për revistën, pohuan se Drejtoria e Inspektimit të Marrëdhënieve të Punës, Pagave dhe Pensioneve në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i ka dërguar një MEMO Ministrisë së Financave në lidhje me pagën minimale, nëse do të ketë apo jo ndryshime.

Por, sipas tyre, MF nuk ka dërguar asnjë informacion. Aktualisht paga minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore është 22 mijë lekë.





Lajmet e fundit nga