web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mediat greke: Rama përdori Idrizin kundër ministrit Kotzias

17 Korrik 2015, 07:46, Politikë CNA

Mediat dhe portalet greke nuk e kanë pritur aspak mirë deklaratën e kreut të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i cili i kërkoi ministrit të Jashtëm grek që të kërkonte falje për familjet çame gjatë vizitës së tij në Tiranë. Disa portale kanë reaguar dje me shkrime dhe analiza, duke u shprehur se pas të tillave deklaratave mund të fshihet kryeministri Edi Rama. Portali ?Pentapostagma?, por edhe një sërë portalesh të tjera, janë shprehur se Idrizi është nxitur nga kryeministri për të bërë një deklaratë të tillë.

?Gjatë vizitës së dytë të ministrit grek në Shqipëri, kryetari i partisë shqiptare çame Shpëtim Idrizi, falë dhe ndihmës së kryeministrit shqiptar, mësohet se ka kërkuar që Greqia të kërkojë falje për krimet që ka kryer ndaj çamëve?, shprehet portali. Më tej, portali e ka etiketuar Idrizin si personin e sfidave të vazhdueshme, teksa ka deklaruar se në fakt duhet të jenë shqiptarët ata që duhet të kërkojnë falje ndaj minoritarëve grekë, për shkak se nuk janë trajtuar aspak me dinjitet.

 





Lajmet e fundit nga