web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paloka: Rama, shkelësi i parë i Kodit Zgjedhor

15 Korrik 2015, 09:33, Politikë CNA

Partia Demokratike ka akuzuar sot Kryeministrin Edi Rama për manipulim të zgjedhjeve të 21 qershorit.  Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, e ka quajtur Ramën shkelësin e parë të këtyre zgjedhjeve, pasi sipas tij, ai ndryshoi qendrën e votimit.

Në një dalje për mediat, Paloka ka zbardhur dokumentin, sipas të cilit, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar qendrën e votimit, 5 ditë para ditës së votimit.

Sipas Palokës, Rama ka shkelur Kodin Zgjedhor duke votuar në Surrel. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, shtoi më tej se vota e 21 qershorit u ble nga maxhoranca dhe theksoi se PD do të thellojë cdo ditë hetimin mbi manipulimin e zgjedhjeve.

 





Lajmet e fundit nga