web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha: Ligji i buxhetit po bëhet vjedhurazi, pa konsulencë

15 Korrik 2015, 10:59, Politikë CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit, tha se Kryeministri, ka urdhëruar përgatitjen e rishikimit të buxhetit në mënyrë hajdutçe.

?Do të heqin investimet në shkolla e cerdhe, sepse paratë janë vjedhur. 150 milionë dollarë që iu vodhën në tatime e dogana nuk do të shkojnë për shqiptarët, sepse i kanë vjedhur për vete. i kanë bërë shuka shuka në dysheqet e zuzarëve dhe horrave.

Ndonjë cironkë prangoset herë pas here për sy e faqe, ndërsa balenat fryhen. U rritën cmimet, aciza dhe po rritet varfëria e papunësia. Investimet e huaja janë pranë zeros, kreditë e brendshme në pikiatë. Kjo është skema?, tha Basha.





Lajmet e fundit nga