Basha me kryebashkiaket e Opozites: Rama ju do zgjatim te tekave te tij
Takimi i thirrur nga Kryeministri me te zgjedhurit e rinj te...
Tirana po rrezikohet sërish nga vullneti i njëshit, ose për tu shndërruar, siç thoshte dikur Fatos Lubonja në TI-RAMA, pra në një qytet që transformohet sipas dëshirave të një piktori të pafat që do të lërë emër duke shenjuar gjurmët e tij në dëm të trashigimisë kulturore të qytetit. Sot kryeministri Rama ka paraqitur një plan të tmerrshëm i cili i ambalazhuar me emrin joshës të portës hyrëse të kodrave të liqenit, mëton të transformojë katërcipërisht sheshin përpara Universitetit. Konkursi i shpallur dhe projektet e paraqitura tashmë (shiko fotot në rubrikën lajme Lapsi.al) janë ide më shumë se të guximshme që shuajnë memorien historike dhe shkatërrojnë imazhin e një sheshi që mban vulën tipike të arkitekturës fashiste italiane. A mund të bëhet kaq papritmas dhe pa një debat publik një ndërhyrje e tillë? A mund ti nënshtrohet ajo tekave të një njeriu të vetëm? Këto pyetje bëhen edhe më të rënda po ti shtosh atyre edhe faktin se gjithçka u përgatit në fshehtësi duke lënë të kuptosh se prapa fshihen interesa të mëdha. Nëse Rama do të qe i bindur që kjo qe një nismë e pranueshme nga publiku ai do ta kishte hedhur idenë e tij në fushatë, por gjatë saj nuk u fol asnjë fjalë. Dhe tani, vetëm pak ditë pasi zgjedhjet kanë mbaruar, shfaqen projektet që nuk janë bërë sot, por qëndronin të gatshme që kur Erion Veliaj përgjërohej për mbrojtjen e Tiranës. Pyetja që shtrohet pas kësaj është? Mirë kjo mund të jetë një tekë qeveritarësh, po ku janë zërat e “intelektualëve të pavarur” që kanë buçitur aq fort nën ombrellën e forumit të trashigimisë kulturore? Ku janë ata që kanë ngritur kauza dhe kanë filluar peticione që nga historia e piramidës e deri tek prekja e çdo guri të lashtë? Po bëhen disa raste që ata heshtin. Si në ndërtimin e kullës në qendër të Korçes. Si në rastin e punimeve që po prekin një tjetër kryevepër të arkitekturës italiane të viteve 30, godinën e kryeministrisë. Me këmbënguljen e Ramës kryeministrisë sot po i preket jo vetëm holli i brendëshëm, por edhe fasada e jashme ku po ngrihet një strehë mbi derë. Pyetja që shtrohet është: me miratimin e kujt bëhen këto ndryshime, apo thjeshtë me delirin e njishit që vendos për gjithçka? Dhe më tej akoma: pse ka rënë squk forumi i Trashigimisë Kulturore. Pse nuk flasin ata që përgjëroheshin për traditën, apo ata sillen si intelektualë kur në pushtet është Berisha dhe si mercenarë kur atij ja zë vendin Rama? (Lapsi.al)
Takimi i thirrur nga Kryeministri me te zgjedhurit e rinj te...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të nis një beteje ligjor...
Termet me epiqender ne Shkoder. Mesohet se lekundjet e tokes...
Dy javë pas zgjedhjeve vendore, ish-këshilltari i Sali Beris...
Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Levan të Fierit...
Ministria e Drejtësisë urdhëron nisjen e inspektimit lidhur ...
Një incident me një rektor në qytetin e Vlorës ka ndodhur di...
Kryetarët e Bashkive që përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe...
Nga Bledi MANEIa hodhëm prangat edhe Kolit.Spiunuan fshatarë...
Ka lindur në mes të viteve tetëqind dhe prej atëherë ka fitu...
Pasojat e referendumit do të jenë të rënda për të dyja raste...
Nga Prof. Asoc. Dr. Gjok VuksaniQysh prej zgjedhjeve te 21 q...
Për fat të mirë, librat e lashtë të Perandorisë Rama të Indi...
Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes së...
Një grup të rinjsh kanë iniciuar mbajtjen e një homazhi për ...
Sokol Mjacaj ka pranuar vrasjen e dy turistëve çekë vetëm pa...
Ne Greqi u publikua nga televizioni Mega exit poll i pare pe...
Anna Kosinova 36 vjeç e cila u vra në makinë së bashku me të...
Identifikohet dhe arrestohet personi i dyshuar për vrasjen e...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...