Heshtja kriminale e Bashkisë së Tiranës
Katër muaj më parë, më datë 11 Mars, CNA iu drejtua me një...
Katër muaj më parë, më datë 11 Mars, CNA iu drejtua me një...
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar dje mbështetjen për kapitullin 12 të projektligjit për arsimin e lartë, kapitull i cili kundërshtohet fort nga universitetet publike, pedagogët, studentët dhe disa deputetë të kësaj mazhorance. Shefi i qeverisë është i vendosur të mbështesë pa kompromis interesat e Henri Çilit dhe universitetit të tij, përmes këtij draftit për arsimin e lartë.
Ky draft parashikon financimin e UET me paratë e buxhetit të shtetit dhe kalimin e pronave publike në pronësi të universiteteve private, funksion të degradimit dhe falimentimit të universiteteve publike, me 60-70 vjet traditë. Kryeministri ka deklaruar hapur dje se tashmë do të vihet një barazi mes universiteteve publike dhe private, ku këto të fundit do të mund të konkurrojnë dhe për fonde nga buxheti i shtetit. Ndërsa universitetet publike dhe disa deputetë kanë nisur një rezistencë të pashembullt për të rrëzuar interesat e Henri Çilit në draft, Edi Rama u pozicionua në krah të Çilit, duke mbrojtur kapitullin 12.
?Ajo që ne kemi dashur të bëjmë dhe kemi bërë me këtë legjislacion të ri është që të kishim një parim shumë të qartë në bazë që; nuk ka arsim shtetëror apo privat, por ka arsim publik që financohet nga shteti ose privati dhe nuk ka arsim për të nxjerrë përfitime. Ne mendojmë që kjo është qasja e duhur për të pasur një universitet publik më konkurrues dhe po ashtu, një sektor privat në arsim, i cili është dhe komplementar?, tha Rama. Deklarata e tij u bë në Ministerialin e Ballkanit Perëndimor për Arsim dhe Trajnim, ku ndër të tjera u shpreh se është shumë e nevojshme vendosja e një balance mes universiteteve, pasi kjo do të ndikojë në zhvillimin e arsimit të lartë në vend. Sipas shefit të qeverisë, me ligjin e ri do të marrë fund dallimi universitet privat-universitet publik.
?Ndërkohë, na duhet të shikojmë edhe një problem tjetër, dallimin ose boshllëkun ndërmjet universiteteve publike dhe private në vend. Publiku është parë gjithnjë si i privilegjuar, ndërsa privati është parë, ose menduar si, ndoshta jo i dorës së dytë, por me një prani të pakëndshme. Kjo e ka bërë publikun dembel, të korruptuar, jo konkurrent. Nga ana tjetër, kjo e ka bërë privatin shumë agresiv, duke u përpjekur të jetë gjithë kohën një sektor për përfitime dhe me përfitime?, vijoi Rama. Ai u është përgjigjur në një farë mënyre dhe deklaratave të pedagogëve, duke u shprehur se nuk do të ketë cenim të autonomisë, por rritje të saj në universitete.
Arsimi parauniversitar Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se një mbështetje të madhe do të ketë nga qeveria edhe për arsimin parauniversitar. Ai lëshoi kritika në drejtim të qeverisë ?Berisha?, ndërsa shtoi se vlerësimi i mësuesve do të bëhet përmes testimit. ?Kemi pasur një situatë të tmerrshme edhe në sistemin parauniversitar, sepse aty ka pasur korrupsion të shkallës më të madhe në marrjen në punë të mësuesve dhe në largimin nga puna. Po ashtu, edhe një shkallë shumë të lartë të paaftësisë në një numër shumë të madh mësuesish, të cilët nuk jepnin llogari për atë çfarë bënin, por të cilët e kishin përfituar punën me korrupsion. Kur flas për korrupsion, jo vetëm me dhënien e ryshfeteve, por edhe politik partiak?, tha ai.
Sa i përket emërimit të mësuesve, shefi i qeverisë deklaroi se gjithçka do të jetë sipas meritës dhe në bazë të një ranikimi, në sajë të rezultateve të mësuesve në testim. Ministeriali i Ballkanit Perëndimor për Arsim dhe Trajnim, iniciativë e Bashkimit Europian për të zgjeruar bashkëpunim rajonal në fushën e arsimit zhvilloi takimin e katërt, në Vlorë, në një tryezë të përbashkët me pjesëmarrjen e ministrave të arsimit nga Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.
Marr nga gazeta ‘Sot’
A mundet një dokument i vetëm të krijojë një fuqi botërore? ...
Arti i jep kuptim ekzistencës të jetës së njeriut, kurse let...
Vetëm një javë fushatë elektorale dhe një formulim i paqartë...
Referendumi i së dielës (05.07) po e ndan shoqërinë greke. N...
Eksperti i mardhenieve nderkombetare dhe sigurise Ilir Kulla...
“Fiks Fare” ndërmori disa ditë më parë një vëzhgim për cilës...
Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha, pritet te fillo...
“Do të vijë nga Toka dhe do të shurdhojë të gjithë njerëzit ...
Nje ves qe disa njerez nuk heqin dot dore. Semundje apo vepr...
Partia Demokratike ne zgjedhjet e 21 qeshorit nuk ka humbur ...
Tre anetaret e mazhorances ne KQZ votuan pro kerkeses se LSI...
Arratisja e Arben Frrokut jashtë Shqipërisë ka qenë objekt r...
Këshilli Drejtues i RTSH-së as sot nuk arriti të zgjedhë Dre...
Nga Luljeta Progni Kreu i PDIU në TemATV, analizë për 21 qer...
Nga Astrit PATOZINe i humbëm qartësisht, por edhe qeveria nu...
Në seancën e sotme plenare po diskutohet rreth zgjedhjeve të...
Në letrën e dorëheqjes, Drejtori i Hetimit Tatimor, Ambet Pr...
Hyrja e mbi 5000 shqiptarëve në ambasadat e huaja në Tiranë,...
Kur Djallin ta Servirin e Imponojne si Engjell…Duket se pjes...
Katër muaj më parë, më datë 11 Mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Një histori prekëse sakrifice ka dalë nga tragjedia e tërm...
Janë bërë 25 vjet nga ekstradimi i Sllobodan Millosheviçit...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...