Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Pasi BQE ka ngrirë kreditë emergjente për Greqinë, bankat greke do të qëndrojnë të mbyllura një javë. Çfarë do të ndodhë më pas, nuk e di askush.
Detajet nuk dihen ende, por është e qartë se transferimi i parave në vendet e tjera evropiane do të kufizohet. Edhe brenda vendit firmat mund të tërheqin, ose të transferojnë, shuma të mëdha vetëm me leje paraprake. Përveç kësaj, sipas një njoftimi zyrtar, bankat mbeten të mbyllura të paktën deri me 6 korrik. Sipas njoftimeve të mediave greke, që përputhen me njëra-tjetrën, të paktën që nga e marta do të jetë e mundur të tërhiqen përsëri para nga automatet, por me një limit ditor të kufizuar deri në 60 euro. Të martën përfundon edhe afati i programit aktual i ndihmës për Greqinë, dhënia e miliardave të tjerë nuk parashikohet.
Vetëm muajin e kaluar grekët kanë tërhequr më shumë se 3, 5 miliardë euro nga llogaritë e tyre bankare. Në qershor trendi ka vazhduar pa ndërprerje. “Në fund të fundit kufizimet e kapitalit ishin të pashmangshme”, tha Michael Glezakos, profesor i politikës fiskale në Universitetin e Pireut, në një intervistë me kanalin televiziv SKAI. Depozitat do të pakësohen shpejt, në qoftë se bankat qëndrojnë të hapura, paralajmëroi ekonomisti.
Sidomos pasi Banka Qendrore Evropiane (BQE) vendosi të dielën, të mos i zgjasë kreditë e saj emergjente për bankat greke përmes ndihmës për likuiditetin emergjent, ELA. 90 miliardë eurot e dhënë deri tani janë shteruar. Faktin që bankierët e bankës qendrore në Frankfurt mbështesin ende ndihmat ELA për institucionet financiare greke, profesor Glezakos e sheh si një shenjë të mirë. “Shpalljen e referendumit mbi politikën e reformave në Greqi shefi i BQE Mario Draghi mund ta kishte kuptuar edhe si fundin e programit aktual të shpëtimit dhe atëherë mbyllja e rubinetit të parave për bankat greke do të kishte qenë e justifikuar,” tha ekonomisti.
Matje forcash para referendumit
Mbyllja e njoftuar më parë e bankave, nuk u shoqërua fillimisht me panik. Por gjatë ditës së dielë gjithnjë e më shumë njerëz rrethuan automatet, me shpresën se do të mund të tërhiqnin shuma të mëdha para futjes së kontrolleve të kapitalit. Edhe para pikave të karburantit të hënën në mbrëmje u formuan radhë të gjata me njerëz. Për të parandaluar mosmarrëveshjet apo vjedhjet, policia greke i ka përforcuar kontrollet, shumë policë janë kthyer nga pushimet.
Në të njëjtën kohë politikanët e partisë së majtë në pushtet Syriza akuzojnë aktorët kryesorë të BE-së dhe mediat brenda dhe jashtë vendit, se kanë nisur një fushatë paniku, me qëllim që të destabilizojnë popullsinë greke. “Kush i ka tërhequr të gjithë këta njerëz në pikat e karburantit”, pyet deputeti i Syrizës, Jorgos Varemenos, në një intervistë televizive dhe jep menjëherë vetë përgjigjen: “Këtu bëhet fjalë për operacion frike dhe shoku, për ta detyruar popullin grek të bjerë në gjunjë.” Një komplot ky kundër qeverisë së majtë e të djathtë në Athinë? Për politikanin konservator të opozitës dhe ish-ministrin e Ekonomisë, Kostis Haxhidakis, situata është ndryshe: “Ne kemi një qeveri, që planifikon shkurtime deri në 8 miliardë euro, ndërsa në fushatë flitej për bamirësi në shuma miliardëshe”, tha Haxhidakis në kanalin televiziv, SKAI.
Konvertimi i valutës nuk shtrohet për diskutim
Ndërkohë në vend diskutohet gjithnjë e më shumë për çështjen, nëse me 5 korrik do të votohet për propozimet e fundit për reformën e huadhënësve ndërkombëtarë, apo për daljen e Greqisë nga euro. Simpatizuesit e Syrizës demonstrojnë të dielën para parlamentit, si dhe para përfaqësisë së BE-së në Greqi. Të hënën do të ketë përsëri një protestë “kundër ultimatumit të huadhënësve” në qendër të Athinës, të martën mbështetësit e BE-së do të takohen në një kundërdemonstratë.
Edhe tek Syriza askush nuk dëshiron të flasë për një kthim te dhrahmia. “Përveç zotit Schäuble, aktualisht nuk shoh askënd, që të na ofrojë daljen nga euro”, tha Nikos Filis, zëdhënës i grupit parlamentar të partisë së majtë në pushtet në një intervistë televizive. Gazetari Jannis Pretenderis është më kritik në vlerësimin e situatës: “Askush nuk mendon seriozisht që të dielën do të votojmë, nëse taksa e shitjes do të jetë 13 për qind ose më shumë”, tha analisti në një intervistë me kanalin televiziv Mega. “Në parim ne do të vendosim me një referendum, se me të cilin monedhë duhet të rihapen bankat tona.” DW
Në intervistë me DW Prof. Dr. Werner Daum, ish-ambasadori ad...
Koincidencat, parashikimet, udhëzimet e rremë – shumë faktor...
Nga Dimitrios GiokasKohët e fundit, Greqia ka krijuar një kl...
Burime zyrtare nga Partia Demokratike thane per cityfm.al se...
Tashme shoqeria po i pranon cdo dite kudo ne bote. Por ne Sh...
Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Partisë Demokratike...
Drejtori i Hetimit Tatimor, Ahmet Prenci, ka dhene doreheqje...
Njerëzit u këndonin ndjenjave të tyre shumë më përpara sesa ...
Kriza e borxhit grek po kërcënon ëndrrën e një Europe të ba...
Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur ve...
Në mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar pas zgjedhjeve për...
Arben Frroku është shpallur mbrëmë pasdite në kërkim ndërkom...
Deputeti i Përmetit, Vladimir Kosta ka shpjeguar arsyet e hu...
Bashkëshortja e të arresturit për terrorizëm , Baki Coku shp...
Sokol Balla kërkon të vishet me një padi në gjykatë, një pa...
Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet për sulmin ndaj ...
Seanca që pritej të zhvillohej sot në ambientet e Gjykatës s...
Zgjedhjet ne Durres mund te quhen katastrofa dhe deshtimi sp...
Policia e Lushnjës ka bërë të mundur arrestimin e një person...
“Shumë qef”, është kënga e fundit e Dafina Zeqirit, por këng...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...