web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha takon politologon dhe historianin e mirënjohur francez, Jaques Rupnik

27 Qershor 2015, 17:23, Politikë CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me politologun dhe historianin e mirenjohur francez, Jaques Rupnik. Mësohet se në takim është diskutuar lidhur me zhvillimet në vend dhe zgjedhjet lokale, të mbajtura në 21 Qershor, si dhe zhvillimet në rajon.

Ja çfarë shkruan në Facebook, ish-Kryeministri për takimin:

Ne takim i shpreha zotit Rupnik mirenjohjen e thelle per mbeshtetjen e dhene me zerin e tij te fuqishem, shqiptareve ne teresi dhe atyre te Kosoves ne veçanti. Gjate takimit u diskutua gjeresisht per gjendjen ne vend. Theksova ne takim se problemi me madhor i Shqiperise jane sot lidhjet e rrezikshme e te pakundershtueshme te Edi Rames dhe qeveritarve me te larte te vendit me krimin, tashme te dokumentuara qarte, si ne rastin Frroku dhe raste te tjera.

Duke theksuar se vizita e zotit Rupnik ne Shqiperi vjen pas perfundimit te nje procesi zgjedhor, me i shemtuari ne historine e pluralizmit te vendit, u shpreha se ne keto zgjedhje, si kurre ndonjehere me pare, Edi Rama kandidoi zyrtarisht perfaqesuesit e botes se krimit, kriminele, vrases, trafikante droge, prostitucioni, pengmarres per dhjetera e dhjetera poste per kryetar dhe keshillare bashkie. Ai per kete bllokoi zbatimin e marreveshjes per dekriminalizimin te arritur me ndermjetesimin e Parlamentit Europian duke hedhur poshte me cinizem te gjitha perpjekjet e medha qe miqte dhe partneret e Shqiperise bene per te ndihmuar me te dhena konkrete, qe qytetaret shqiptare te mos votojne per kriminele siç ndodhi me 21 qershor.

E njoha prof. Rupnik se ne keto zgjedhje, me shume se kurre ne historine e pluralizmit te vendit tone, mbi zgjedhesit e varfer shqiptare ne mbare vendin ushtruan presione te shumanshme bandat kriminale te lidhura me qeverine si dhe vershoi me shume se kurre lumi i parave te droges, prostitucionit, vjedhjeve te botes se krimit te lidhur me qeverine per manipulimin e vendimit te qytatareve.

Keto zgjedhje ishin nje farse e shemtuar sepse si asnjehere me pare qeveria shnderroi votimin ne çdo skaj te vendit ne nje treg gjigand publik te blerjes se votes me leke, me post pune, me miell, plaçka, me karta identiteti, dhune, terror, te cilat u bene nje fenomen i shfaqur ne çdo skaj te vendit.

Gjithashtu, theksova se ne keto zgjedhje u zhvilluan me pabarazine me te madhe midis paleve ne tere historine e pluralizmit, duke rikujtuar ne kete kontekst faktin se shpenzimet ne dy dite, vetem per spote televizive te kandidatit te qeverise, ishin shume me te medha se sa shpenzimet per te gjithe fushaten e kandidatit te opozites.

Ne kete fushate, si kurre ndonjehere me pare, qeveria, me urdher te Edi Rames, te filmuar me ze dhe figure, perdori per qellime elektorale kunder opozites te gjitha institucionet e mazhorances, jo vetem burimet njerezore por edhe ato materiale te tyre, perdori mediat, Policine, Ushtrine, zyrat e administrates, shkollat, spitalet, repartet ushtarake. Nga kreu i ekzekutivit u kercenua direkt me largim nga puna ne rast se ne kuti te votimit nuk do te sillte rezultatin e caktuar nga partia cdo punonjes qe ka marre, sic tha vet Rama, qofte dhe “nje fije pushtet” nga Partia Socialiste.

Theksova se e gjithe fushata u shoqerua me sulme primitive ndaj aktivisteve te PD, shoqerime terrorizuese ne Polici, bllokime te biznesit te tyre dhe heqje te liçencave, nderkohe qe gjate zhvillimit te saj, per here te pare ne keto 23 vite, kreu i ekzekutivit kercenoi popullin opozitar me ndeshkime mesjetare, se nese nuk votonin per kandidatet e tij ata do perballeshin me mungesen e ujit, rrugeve, investimeve, sikur buxheti i shtetit te ishte buxhet i partise se tij e jo produkt i taksave te mbare shqiptarve.

Procesi zgjedhor qe sapo perfundoi ishte farsa me e shemtuar elektorale, ku per here te pare ne historine e vendit, u sekuestrua ne kundershtim me cdo ligj dhe me akuza fund e krye fallco, media kritike ndaj qeverise duke akuzuar, pa asnje fakt pronarin e saj per larje parash me anen e ish shefit te financave te Partise Socialiste qe tani drejton dhe agjensine e luftes kunder larjes se parave dhe zbaton ne verberi porosite e Edi Rames, nderkohe qe vetem dy dite pas konfiskimit te televizionit Agon, doli se shumat per te cilat Rama konfiskoi kete media, vinin nga Deutch Bank, si detyrim i kesaj banke ndaj pronarit te televizionit per nje kontrate qe nuk lidhej me mediat e tij.

Pervec ketyre, gazetaret u kercenuan nga nga kandidate kryesor te Edi Rames njelloj si ne filmat e Francis Coppolas. Ne diten e votimit, ne kundershtim me te gjitha ligjet, materialet zgjedhore u transportuan me makina te partive ne pushtet dhe qendrat e votimit u rrethuan nga makinat e ketyre partive dhe bandite te tyre te armatosur.

Per te gjitha keto, Shqiperia po ecen drejt nje destabilizimi per te cilin Rama mban pergjegjesine e plote.

Ne kete takim u diskutua edhe per zhvillimet ne rajon.”





Lajmet e fundit nga