web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta flet për Pogradecin dhe Lezhën: As ne dhe as ju nuk besonim se do i fitonim të 61 bashkitë

26 Qershor 2015, 18:13, Politikë CNA

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, iu është përgjigjur pyetjeve për humbjen e LSI-së në Pogradec, Lezhë e Mallakastër, në një konferencë për shtyp.

Ai ka thënë se nuk mund të pretendohet që e majta të fitonte në të gjitha 61 bashkitë ku konkurroi.

?Më vjen keq që ju paskeni dashur të fitoni në të 61 bashkitë e vendit.

Ky nuk ishte qëllim ynë, edhe pse kemi punuar për këto gjëra.

Në ato bashki ku nuk kemi rezultuar fitues, do të bëhet analizë e plotë e detajuar dhe e hollësishme, për të analizuar mbi arsyet e mos suksesit dhe për të reflektuar për të ardhmen.

Por, unë besoj se ju nuk keni shpresuar që në të fitonim në 61 bashki?, tha Meta.

Megjithatë, Meta tha se do të ketë një analizë të hollësishme për rezultatet e arritura në këto zgjedhje.

Meta u shpreh se LSI ka arritur një rezultat shumë të mirë në këto zgjedhje, ndërsa theksoi se të gjitha votat e sajm, kanë shkuar për kandidatët e majtë.

?Një falenderim të jashtëzakonshëm e kam edhe për qytetarët e Durrësit, ku LSI ka arritur ndoshta rezultatin më të mirë në shkallë kombëtare, duke pasur 13 këshilltarë dhe 30 mijë vota në të gjithë qarkun e Durrësit, tre herë më shumë se në vitin 2013.

Në Fier dolëm forcë e dytë në këshillin bashkiak dhe në të gjithë qarkun e Fierit, qarkun e dytë më të rëndësishëm të vendit.

Në Gjirokastër kemi dalë forcë e parë politike.

Në Shkodër LSI ka një rritje të ndjeshme në krahasim me vitin 2013 dhe në shumë njësi të tjera, të cilat nuk mund t?i përmend të gjitha,? tha Meta.

Pyetjeve nëse ka një ftohje mes tij dhe Ramës, Meta iu përgjigj se me të u takua të mërkurën.

Ndërsa pyetjes së përse uroi publikisht Halim Kosovën dhe jo Erion Veliajn, Meta iu përgjigj kështu:

?Së pari unë zotin Veliaj e kam uruar që kur është vendosur kandidat.

Dhe natyrisht e kam uruar edhe pas zgjedhjeve dhe jemi në kontakt me të dhe me gjithë kandidatët e tjerë.

Pse e kam uruar unë zotin Kosova?

E kam uruar për kulturën e tij, për pranimin e rezultatit, për urimin e kundërshtarit?.

Në vijim, kreu i LSI ka apeluar që vota e 21 Qershorit dhe mesazhet që vijnë prej saj duhet të lexohen të gjitha.

?Çështja e qeverisë i takon Kryeministrit, pavarësisht se kjo ishte një votë vendore. Duhet të lexojmë të gjitha mesazhet që vijnë nga kjo votë.

Për ne ishte një votë vendore, por duhet lexuar gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme. Di të lexoj vlerësimet, di të lexoj edhe kritikat.

Ne i kemi raportet mjaft kontruktuktive dhe bashkëpunuese me kryeministrin Rama dhe e falënderoj për mbështetjen që i ka dhënë të gjithë kandidatëve, veçanërisht për ata të propozuar nga LSI?, u shpreh Meta, duke iu përgjigjur interesimit të mediave në lidhje me raportet mes LSI dhe PS pas zgjedhjeve të 21 Qershorit.

Meta duke uruar 61 kandidatët fitues të bashkive në vend, e cilësoi procesin si ?më të qetë dhe të lirë? që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri duke e konsideruar si realizimin e objektivit më të madh.

?Nuk kemi realizuar çdo objektiv, por objektivi kryesor i standardeve të zgjedhjeve është i realizuar.

Pavarësish se u punua në mënyrë sistematike për të dëmtuar imazhin e zgjedhje nga ata që kishin frikë nga rezultati i zgjedhjeve. 

Por pas 21 qershorit kemi vetëm të fituar se të gjithë kanë shpallur fitoren. Rezultati i kënaq të gjithë dhe kjo është shumë pozitive?, tha Kreu i LSI.

I pyetur për Bashkinë e Vorës, Meta tha se, u ?takon përfaqësuesve ligjorë të LSI në KQZ? të vendosin se cilën rrugë do të ndjekin, por shtoi se ?duhet ndjekur rruga ligjore dhe institucionale nga këto që ka ankimime?.

 

 





Lajmet e fundit nga