web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Voltana Ademi: Falemnderit qytetarise shkodrane, do te punoj per te gjithe

24 Qershor 2015, 14:28, Aktualitet CNA

Kryetarja e re e Bashkise se Shkodres, Voltana Ademi ka falenderuar bashkeqytetaret e saj, banorë të Shkodrës per pjesemarrjen ne zgjedhje dhe besimin e dhene.
“Ju falenderoj nga zemra për mbështejtjen, entuziasmin, besimin, pjesmarrjen në një vendimmarrje gjithëpërfshirëse në pushtetin vendor.
Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë ata që më votuan, që u bënë pjesë aktive e një fushate intensive dere më dere për t?u parashtruar qytetarëve alternativën tonë për ?Punë dhe Dinjitet?.
Dua të falenderoj të gjithë strukturat e Partisë Demokratike për mbështetjen gjatë gjithë fushatës tonë, veçanërisht anëtarët e mbështetësit që pa u kursyer, vunë shpirtin dhe zemrën e tyre në themelet e kësaj fitoreje të madhe.
Dua të falenderoj të gjithë komisionerët, numëruesit e vëzhguesit për punën e palodhur gjatë këtyre ditëve.
Kjo fitore është një përgjegjësi e madhe.
Të jesh kryetare e Bashkisë së Re të Shkodrës është për mua sfidë, përgjegjësi, vullnet për t?u shërbyer dhe për të bërë më të mirën për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët e Shkodrës pavarësisht bindjeve politike.
Do të punojmë së bashku për Shkodrën e së ardhmes!
Tani, ajo çfarë është më e rëndësishme është numërimi i saktë i votave për përfaqësimin në Këshillin vendor për të realizuar kështu përmbylljen e procesit të leximit të vullnetit të sovranit në mënyrë të rregullt” shkruan Ademi ne Facebook.

Perkunder investimit te madh te LSI ne zgjedhjet e Shkodres, shkodranet votuan te djathten, duke treguar gjithashtu se nuk e shesin voten.





Lajmet e fundit nga