Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Historia e Ballkanit e 100 vjetëve të fundit është një kronologji e vetme e shtypjes së myslimanëve: këtë e pohon grupi terrorist “Shteti Islamik”, propaganda e të cilit ka si objektiv edhe këtë rajon. Rrugëdalja e vetme në luftë kundër komunistëve, të ashtuquajturve “kryqtarë” ose hebrej vetëkuptohet që është xhihadi: në një video të prodhuar me kujdes, myslimanëve të Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë u bëhet thirrje të vrasin fqinjin “e pafe”.
“Vendosni lëndë shpërthyese nën automjetet dhe shtëpitë e tyre. Hidhni helm në ushqimin e tyre, lërini të ngordhin”, thërret një i ri me mjekër në gjuhën boshnjake. Terroristëve në video madje u kishin vënë edhe nofka, të cilat kanë të bëjnë me origjinën e tyre: Al-Bosni, Al-Albani, Al-Kosovi.
Teprim apo realiste?
Propaganda e plotësoi një objektiv të parë: të gjitha mediet rajonale raportuan me ditë të tëra se IS e ka vendosur Ballkanin veçanërisht në shënjestër. Por ky raportim i mediave është i dobishëm për ekstremistët, kritikon eksperti boshnjak i terrorizmit, Vlado Azinovic. “Vetëm në twitter, IS publikon çdo javë mbi 200.000 lajme të shkurtra. Të gjitha përmbajnë kërcënime të tilla në gjuhë të ndryshme. Prandaj është gabim të besosh se IS e ka mendjen thjesht në Ballkan,” thotë Azinoviq në bisedë me DW. Teorinë se pikërisht Ballkani paraqet një portë invazioni për xhihadistët, eksperti i terrorizmit e sheh si produkt medial dhe shprehje të “histerisë”.
Edhe gazeta “Welt am Sonntag” raportoi se islamistët radikalë po ndërtojnë gjithnjë e më shumë rrjete në Ballkanin Perëndimor dhe se ofron “një lloj arsimi parashkollor për xhihadistët e ardhshëm”. Sipas të dhënave të saj, gazeta këtë e ka mësuar nga qarqe gjermane të sigurisë: se situata është aq shqetësuese, sa ka qenë temë e strukturave parlamentare të Bundestagut dhe madje edhe e takimit më të fundit të G7-ës.
Filij Ejdus nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd nuk beson se IS do të themelojë tani qendër në Ballkan. Megjithatë ai druhet se terroristët do të kryejnë më me forcë atentate terroriste në Evropë. “Për shkak të mungesës së stabilitetit, Ballkani do të rezultojë shpejt si plaçkë e lehtë. Elitat politike duhet ta kuptojnë se pa një bashkëpunim të vendosur me demokracitë perëndimore nuk mund të ketë përgjigje ndaj kërcënimit global terrorist”, tha Ejdus në bisedë me DW.
Nga mjerimi ekonomik në xhihad
Megjithëse mendimet e ekspertëve për përmasat e kërcënimit të IS në Ballkan nuk përputhen, një gjë është e sigurtë: në këtë rajon, “Shteti Islamik” rekruton shumë mbështetës. Sipas medieve, vetëm nga Kosova kanë shkuar në luftë për IS 250 meshkuj, një rekord në Evropë në raport me numrin e popullatës. Edhe Bosnjë-Hercegovina besohet se qendron në krye të listës së rekrutimit të xhihadistëve. “Bëhet fjalë shumicën e herëve për të rinj nga periferia ekonomike e shoqërisë, që nuk kanë shkollë dhe as përvojë pune”, thotë Azinovic, që ka bërë kërkime për këtë temë i ngarkuar nga Iniciativa Atlantike.
Por të rinjtë radikalizohen jo vetëm prej gjendjes ekonomike të pasigurt në vendin e tyre, por edhe për shkak të “vuajtjes globale të komunitetit të identitetit të tyre”, thotë Azinovic. “Ata shkojnë në zona të largëta lufte, të cilat më parë nuk do t’i kishin gjetur as në hartë – në një luftë, të cilën nuk e kuptojnë. Dhe të gjitha i bëjnë me besimin se po plotësojnë porosinë e Zotit.”
Financim nga Gjiri Persik
Në luftën në Jugosllavi, në anën e boshnjakëve luftuan edhe muxhahedinë nga hapësira arabe. Pas largimit të tyre në rajon mbeti interpretimi i tyre radikal i fesë islame – dhe xhamitë e tyre mbështeten edhe sot financiarisht nga vendet e Gjirit Persik. “Ky interpretim i fesë shërben si frymëzim për “luftën e shenjtë”. Megjithëse një pjesë e madhe e myslimanëve në Ballkan i kundërshton këto ide anticivilizuese, për fat të keq ato e gjejnë rrugën tek një pjesë e njerëzve”, thotë eksperti beogradas Ejdus.
Kjo vlen edhe për Kosovën, konfirmon Ismail Hasani, sociolog i fesë nga Prishtina, në bisedë me DW. “Ka disa imamë, që janë shkolluar në Lindjen e Afërt dhe që propagandojnë një interpretim jo tradicional të fesë islame. Po këto variante radikale nuk gjejnë terren pjellor në Ballkan. Jam i bindur se këto interpretime shpejt do t’i përkasin së kaluarës”, thotë Hasani. “Ka një paragjykim për Ballkanin: që njerëzit këtu mezi presin të vrasin fqinjin. Po këto kohë kanë kaluar.” Për këtë Hasani është i bindur.
Në raportimin për propagandën e IS shpesh nuk përmendet një detaj: videoja e drejtuar myslimanëve të Ballkanit u xhirua vitin e kaluar – dhe shumë prej luftëtarëve të filmit ndërkohë kanë vdekur.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/ballkani-si-porte-sulmi-per-isis-109404/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Me datë 16 qershor në një nga qendrat tregtare të Tiranës av...
Prej gati nje viti e gjysem kryebashkiak ne Korce, gati 6 vi...
Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët ...
Në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu kryeministri...
Për shkak të mitingut përmbyllës elektoral të PS për zgjedhj...
Janë dashur vetëm disa minuta rreshje shiu që qyteti bregdet...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”...
Në intervistën që dha për AbcNews ish-kryeministri Sali Beri...
Një konflikt i castit ka degraduar në përdorimin e armëve të...
Egjiptianët ishin skllavopronarë dhe barbarët shkaktuan rëni...
Nga Robert Goro*Edi Rama ka dhënë një sinjal të ri për zgjid...
ARMO dhe dy kompanitë që kanë marrë me qira një pjesë të akt...
Të dhëna policore të marra nga BIRN në Itali dhe Zvicër treg...
Simpatizantet e paleve politike jane perplasur me fjale perp...
Pas videos së publikuar një ditë më parë ku shfaqej kryebash...
Nje bresher i pazakonte ka rene ne Memaliaj, sic pohojne ban...
Nga Jane Corbin, BBCE kam investiguar Al Kaedan dhe Bin Lade...
Në rrugë gjatë kthimit pas vizitës zyrtare në Berlin, kryeta...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...