Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Nga Jane Corbin, BBC
E kam investiguar Al Kaedan dhe Bin Ladenin për BBC për thuajse dy dekada- një përpjekje që më ka dërguar në shpellat e Tora Boras e deri tek shtëpia me mure të larta, ku edhe gjeti fundin e përgjakshëm.
Por a ka ndonjë të vërtetë në teorinë e fundit?
Seymour Hersh, një veteran amerikan i gazetarisë investigative, i ka turpëruar edhe më parë qeveritë amerikane në lidhje me masakrën e My Lai-t në Vietnam dhe abuzimet në burgun Abu Ghraib në Irak.
Ai vendosi të heshtë për disa javë, pasi ishte në qendër të vëmendjes së medias, por pranoi që të flasë me mua në lidhje me artikullin e publikuar në ?London Review of Books?.
Hersh pretendon se inteligjenca pakistaneze- ISI- e mbante Bin Laden të burgosur prej gjashtë vitesh në qytetin Abotabad, dhe ua dorëzoi amerikanëve në një operacion të inskenuar.
Sipas Hersh, versioni zyrtar amerikan është thjesht një përrallë.
Michael Morell, zëvendësdrejtor i CIA-s, që udhëhoqi mbledhjen e informacioneve, dhe që ishte në qendrën e operacioneve në CIA natën e aksionit në vitin 2011, më dha po ashtu opinionin e tij për teorinë e zotit Hersh.
?Janë gjëra pa kuptim, plehra, thuajse çdo fjali është e pasaktë?, tha Morell.
Historia e CIA-s flet gjithmonë për një ndërlidhës, një idhtar i Al Kaedas, të cilin e gjurmuan për tetë vite derisa i çoi në shtëpinë e Bin Laden.
Në kohën e vdekjes së tij, zbulova për Panoramën se ISI i kishte dhënë CIA-s një numër telefoni, pa e ditur domethënien e tij, dhe që mbikëqyrja amerikane e atij numri çoi tek korrieri.
Disa analistë të CIA-s dhe zyrtarë të lartë amerikanë kanë dëshmuar për zbulimin dhe gjurmimin e ndërlidhësit.
Megjithatë Hersh e mohon këtë dhe thotë se figura më e rëndësishme ishte një oficer i inteligjencës ushtarake pakistaneze, i dalë në pension.
Ai shkoi në ambasadën amerikane në Islamabad në gusht të vitit 2010 dhe i tha CIA-s se vendi i tij po e fshihte Bin Laden- në këmbim të shpërblimit prej 25 milionë dollarë.
Hersh argumenton se drejtuesit më të lartë të ushtrisë dhe inteligjencës pakistaneze e dinin vendndodhjen e Bin Laden.
CIA e hedh poshtë këtë pikëpamje, duke thënë se zyrtarët e lartë pakistanezë nuk dinin gjë.
Ka megjithatë një shpjegim të mundshëm- historia e turbullt e elementëve mashtrues brenda inteligjencës dhe ushtrisë pakistaneze, të lidhur me militantët islamikë.
?Ata po e fshihnin?
Është e mundur që dikush e dinte ose e ka ndihmuar Bin Ladenin të strehohej. Edhe mua më dukej e pabesueshme që ai të kishte jetuar në Abotabad, nën hundën e elitës ushtarake pakistaneze, pranë akademisë ushtarake të vendit.
Carlotta Gall, që raportonte për NYTimes nga Pakistani, mbështet dëshminë e Hersh. Ajo mësoi nga një burim lokal se ISI kishte një hapësirë pune të veçantë vetëm për Bin Laden, të drejtuar nga një person.
?Ata po e fshihnin dhe po e mbanin pak a shumë në një lloj kujdestarie?, thotë ajo.
Por disa ekspertë të respektuar në fushën e sigurisë e kundërshtojnë këtë dhe theksojnë se nuk është bindëse që nivelet e larta e dinin për Bin Laden.
Problemi me shkrimin e zotit Hersh është se ai bazohet kryesisht në një burim amerikan, një oficer i lartë i inteligjencës amerikane, tashmë në pension, i cili nuk do të identifikohet.
Morell e hedh poshtë këtë, duke thënë se ky person nuk ka qenë kurrë në takimet e tyre- takime shumë të ndryshme nga ato për të cilat flet Hersh.
Por ajo që ndodhi natën kur u vra Bin Laden, sërish lë shumë pikëpyetje.
Ai u qëllua brenda 12 minutave që kur marinsat e SEAL zbarkuan në operacion.
Por një nga helikopterët u rrëzua, ka pasur krisma dhe shkatërrim dyersh dhe disa marinsa të SEAL ishin në terren prej 40 minutash.
Fqinjët alarmuan policinë lokale, por atyre iu tha nga komanda ushtarake që të mos reagonin.
Pra, a është e mundur që amerikanët i lajmëruan pakistanezët në minutat e fundit për një operacion me një objektiv kaq të lartë- pa u thënë se kush, dhe autoritetet lokale bënë një sy qorr?
Disa analistë të sigurisë në Pakistan e favorizojnë këtë teori.
Një nga akuzat më tronditëse të zotit Hersh është se pjesëtarët e Navy SEALS hodhën pjesë të trupit të Bin Laden nga helikopteri. Kjo akuzë nuk bazohet tek biseda direkte me ndonjë prej marinsave, por tek informacionet që kanë depozituar ata.
Howard Wasdin, një ish-SEAL, i njeh burrat që ishin në operacion.
?Hersh po tregohet i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm?, më thotë me zemërim.
?Nuk njoh asnjë marins të SEAL, që i copëton trupin një qenieje njerëzore?.
Po ashtu ka shumë skepticizëm nëse trupi i Bin Laden është varrosur në det.
Michael Morell më tha se ai ka parë fotot dhe video nga varrimi, por nuk iu përgjigj pyetjes sime nëse do e shohim ndonjëherë këtë video, duke theksuar se kjo është një çështje e Shtëpisë së Bardhë.
Michael Scheuer, që drejton ?Station Alec?, një njësi speciale e CIA-s, që gjurmonte Bin Ladenin, beson se është një gabim mospublikimi i fotove të trupit të Bil Laden.
?Nuk e di pse nuk e kanë bërë, por fshehtësia ushqen teoritë konspirative?.
Michael Morell spekulon se Hersh mund të ketë shpikur këtë historinë e ISI, për të lehtësuar disi turpin e tyre nga ky operacion amerikan.
Por Morell thotë se ka pjesë të historisë, që bota nuk do i mësojë kurrë.
?100 për qind e historisë që ka dalë në publik, është e vërtetë, por atje nuk ka dalë 100 për qind?, thotë ai.
Historia e Bin Laden nuk mbaron me vdekjen e tij-ajo vazhdon të mahnisë botën.
Sa kohë të ketë pyetje të bezdishme dhe detajet nuk sqarohen, do ketë edhe spekulime për jetën dhe vrasjen e tij.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/a-na-kane-thene-te-verteten-per-vdekjen-e-bin-laden-109141/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Në rrugë gjatë kthimit pas vizitës zyrtare në Berlin, kryeta...
IKMT shembi me tritol një hotel të ndërtuar mes lagjeve “Man...
Në zbatim të detyrave të parashikuara në Programin e Punës t...
4 ditë para zgjedhjeve të 21 Qershorit, maxhoranca na bën me...
Eshte prishur mbrëmjen e djeshme një vilë, trashëgimi kultur...
Foto fakt qe tregojne sesi shperndahet miell nga zyrat e kan...
Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lushnjës, pas...
Digjen tre makina në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar në...
Sondazhi është bazuar në shpërndarjen e popullsisë sipas cen...
Disa skultura te vendosura ne Parkun Rinia ne Korce sot u gj...
Shqipëria është e nënta në listën e zezë të 10 vendeve që i ...
Levat që përdorin politikanët për të patur edhe mediat në kr...
‘Po të isha i lig, do më bëhej zemra mal e të thoja se nuk m...
Një akuzë mjaft e rëndë dhe që duket si sulm politik, por në...
Një incident me armë zjarri e që dyshohet të ketë pasur në s...
Gazetari dhe shkrimtari italian, Roberto Saviano, është dënu...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbyllur paraditen e sotme ...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dhënë një deklaratë mbi ...
Çiljeta Xhilaga duket se është prishur përfundimisht me PD-n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...