Rama për protestat: Në bulevard edhe turistë të shtirur, lëpijnë e pickojnë tubuesit e sinqertë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...
Një akuzë mjaft e rëndë dhe që duket si sulm politik, por në fakt është një e vërtetë morale e padiskutueshme. Them morale, për të mos i lënë peshën totalisht një Ministri të djeshëm dhe një kandidati sot, pasi nuk është vetëm ai përgjegjësi për jetën e humbur të 52 vjecares nga Korca, Brunilda Meka.
Erion Veliaj është njeriu që mbrojti apo urdhëroi një vetvrasje, e cila u ekzekutua nga nje shkrese e varteses se tij Ana Verushi. Një 52 vjecare humbi jetën, dhe publikisht familjarët e saj akuzuan institucionin ku ajo punonte si përgjegjës për jetën e saj të humbur. Gishti u drejtua mbi Ana Verushin, drejtoreshën e ISKSH në Korcë. Drejtoresha kishte firmosur një dokument që e largonte Brunilda Mekën, pas 21 vitesh punë në një fshat të largët të Kolonjës. Ajo nuk cohej për punë por për t?u degdisur diku që të jepte dorëheqjen.
Urdhrin e firmosi Ana Verushi , kryetare e PS Korcë dhe drejtore e institucionit. Brunilda e takoi, i qahu hallet e saj, i tregoi se nuk ishte militante por profesioniste, i tregoi për varfërinë dhe hallet në familje, për një bashkëshort të sëmurë dhe fëmijën pa punë. I tregoi për bukën e gojës që i jepte puna e saj e ndershme prej 21 vjetësh, por Ana Verushi , kryetarja e PS Korcë dhe drejtoresha e institucionit e coi në internim politik. Brunilda i dha fund jetës duke lënë një letër, një letër akuzë që kudo në botë drejtoresha do kishte përfunduar pas prangave dhe ministri i saj minimalisht do kishte dhënë dorëheqjen. Asnjë nga këto nuk ndodhi, për më tepër, drejtoresha e akuzuar nga familjarët, e akuzuar nga ligji pasi e kishte shkelur politikisht, e akuzuar nga një nënë që humbi jetën, nga një bashkshëkort tashmë i ve, nga fëmijët jetim, u mbrojt nga ministri i saj Erion Veliaj.
Erion Veliaj, Ministri direkt përgjegjës, nuk foli por me vepra ai mbështeti humbjen e jetës të Mekës, mbrojti një krim, fshehu veprimet e drejtoreshës vartëse që ishte militante e partisë së Veliajt. Ana Verushi dhe sot del dhe flet në mitingjet elektorale të socialistëve në Korcë, flet dhe trumbeton punët e mira të bashkisë dhe qeverisë, por a ka moral të flase e akuzuara se ka nxitur një vetvrasje.
Erion Veliaj e mbrojti nxitjen e kësaj vrasjeje, Erion Veliaj është minitri i vetëm deri sot që jo vetëm e fsheh por edhe e mbështet krimin në rastin konkret. E mbështet sepse ai as nuk e pezulloi qoftë një cast të vetëm Ana Verushin për shkeljen e ligjit duke e cuar vartësen e saj në një zonë të largët vetëm që të braktiste detyrën. Brunilda nuk e braktisi detyrën, por vrau veten.
Erion Veliaj nuk ndihmoi hetimin duke pezulluar drejtoreshën por e mbrojti atë, megjithëse familjarët kërkonin drejtësi. Ata theksonin se Brunilda vrau vetën pasi institucioni ku punonte e nxiti vetvrasjen e saj. Erion Veliaj nuk dëgjonte por mbështeste drejtoreshën dhe deklaronte lart e poshte se humbi jetën një e sëmurë mendore dhe s?kishte faj drejtoresha që shkelte ligjin. Erion Veliaj nuk po bente asgje tjetër ai po vriste, po i merrte jetën së dyti Brunilda Mekës.
Erioni u bë palë më vartësen e tij që firmosi një lëvizje në detyrë, që i bëri presion vazhdimisht një nëne dhe bashkëshorteje të ikte nga puna. Erioni nuk e vrau me dorën e tij por e vrau kur nuk shkarkoi drejtoreshën duke penguar hetimin, Erioni nuk e vrau me doren e tij por e ekzekutoi së dyti kur sulmoi viktimën dhe mbrojti publikisht drejtoreshën. Erioni nuk e vrau me dorën e tij, JO, Erioni e ekzekutoi jo vetëm Brunildën por gjithë shoqërinë shqiptare kur dha publikisht leksionin se cdo drejtues do mbrohej edhe por të nxiste vetvrasjen e vartësve të tij. Erion Veliaj e vrau Brunilda Mekën kur u bë palë në mbrojtjen e Drejtoreshës dhe vartëses të tij, Ana Verushi që coi në vetvrasje një nënë, një bashkëshorte, dhe akuza u bë publikisht nga familjarët por sot pas më shumë se 1 viti kemi vetëm një hetim për të qarë hallin.
Sot kemi një drejtoreshë që edhe pse u akuzua për nxitje të vetvrasjes vazhdon detyrën e qetë dhe del e flet në mes të korcarëve për te mirat dhe punët e qeverisë. Vetëm ajo nuk duhet të flas, vetëm për të qetësuar shpirtin e Brunildës në varr.
Sot kemi një ish-ministër përgjegjës, jo pak për këtë jetë të humbur që flet cdo sekondë për të mirat e mëdha që ka bërë. Mund të ketë bërë pafund, por ka mbi supe edhe historinë e Brunildë, ka mbi supe mbrojtjen e drejtoreshës, ka mbi supe një akuzë, ai mbrojti dhe mbështeti një vetvrasje, me veprimet apo mosveprimet e tij. Ai është minimalisht përgjegjës moral. Erion Veliaj është sot në garë për bashkinë e Tiranës, bashkëshorti dhe fëmijët kanë humbur gjysmën e shpirtit të tyre.
Fatkeqësisht Erion Veliaj është një ish ministër vrasës moral ose jo, cmojeni si të doni. Brunilda humbi jetën pas një shkrese të Ana Verushit, Erion Veliaj asnjë ditë nuk largoi, nuk hetoi dhe nuk zbardhi të paktën administrativisht këtë ngjarje. Erion Veliaj për më tëpër e mbrojti urdhëruesen dhe firmëtaren e shkresës që do sillte humbjen e një jete.
Erion Veliaj është po aq vrasës dhe përgjegës sa edhe drejtoresha e mbrojtur prej tij. Prokuroria në këtë rast nuk duhet të bëjë sehir dhe të luaje me politikën, por duhet të flasë dhe të flasë sepse u bë mbi 1 vit nga humbja e një jetë, dhe ?vrasësit? i kemi përpara syve, janë vrasës moralë apo ekzekutorë politikë, apo thjesht hijena me pushtet, këtë duhet ta thotë drejtësia.
Elvi FUNDO
Një incident me armë zjarri e që dyshohet të ketë pasur në s...
Gazetari dhe shkrimtari italian, Roberto Saviano, është dënu...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbyllur paraditen e sotme ...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dhënë një deklaratë mbi ...
Çiljeta Xhilaga duket se është prishur përfundimisht me PD-n...
Autoritetet italiane kanë arrestuar këtë mëngjes 20 persona,...
Policia Kufitare e Rinasit në Tiranë ka arrestuar sot 3 pe...
Prokuroria e Tiranës, krahas hetimit për katër farmacitë fik...
Një automjet, që transportonte 4 të burgosur të Burgut të si...
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar kryebashkiakun dh...
Rreth 300 mijë dollarë ka paguar kompania “Energji” shpk e p...
Partia Demokratike do të kërkojë ç’regjistrimin në KQZ, të k...
Erget Cenolli-Dikur Mihallaq Ziçishti pati thënë :”Kush nuk ...
Kreu i PD ne Korce Abdrea Mano ashtu si dhe mitingun hapes k...
Perleshje midis simpatizanteve te mazhorances dhe opozotes n...
Kane rene dakord pa perplasje palet politike per tubimet per...
Ndryshimet në strukturën drejtuese prekën sot policinë e Tir...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar sot për gjykim sht...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...