web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshime në policinë e Tiranës, ikën zëvendësdrejtori i Rendit

15 Qershor 2015, 12:52, Aktualitet CNA

Ndryshimet në strukturën drejtuese prekën sot policinë e Tiranës.  Zv/ drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit, Ardi Veliu është larguar nga posti që mbante.

Ai është emëruar në funksionin e Drejtorit të Shkollës Bazë në Akademinë e Policisë, e cila përfshin trajtimin e studentëve të rinj që synojnë të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit. Në vend të Veliut është emëruar Edmond Meshini, i cili më parë mbante funksionin e shefit të rendit të komisariatit të policisë nr.5.





18:07 Aktualitet

Shtypja e katarëve

Katarizmi është një degë e Kristianizmit e ngjashme me Gnost...

Lajmet e fundit nga