Pse Vladimir Putin është përherë me vonesë?
Të mërkurën, Vladimir Putini më në fund e zhvilloi takimin e...
Maqedonia po përballet me një valë të madhe refugjatësh nga Siria dhe Afganistani. Shumica e shohin Maqedoninë si vend tranzit para se të kalojnë në vendet veriore të BE-së. Por rruga drejt Europës është me rrezik jete.
Emigrantët, të cilët e braktisin vendlindjen për shkak luftërave dhe persekutimit në vendet e Lindjes se Mesme, Afrikës Veriore, sidomos ata nga Siria dhe Afganistani, janë duke përdorur gjithnjë e më shpesh vendet e Ballkanit si tranzit për të arritur në vendet e Evropës Perëndimore. Ky rrugëtim që zgjat shumë më gjatë, por që është më i sigurt se sa përmes Mesdheut , ka shndërruar Maqedoninë në një destinacion kyç për të arritur në vendet e BE-së. Emigrantët nga Lindja e Afërt përmes Greqisë hyjnë në Maqedoni. Në kufirin jugor të Maqedonisë, në Gjevgjeli, në muajt e fundit vihet re gati për ditë një lumë emigrantësh që hyjnë në vend. Të dhënat e Organizatës ?Mjekët pa Kufi?, tregojnë se së paku 300 persona kalojnë nga Greqia në Maqedoni, si pjesë e valës së emigrantëve për në Evropë.
Peripecitë e emigrantëve
Në stacionin hekurudhor në qytezën Demir Kapi, emigrantët sirianë dhe afganë bëjnë përpjekje mbinjerëzore për të siguruar hipjen në tren, i cili do t’i sillte deri në kufirin me Serbinë. Për 30 sirianë ëndrra për një jetë më të mirë duket se është ndalur në Demir Kapi, kur e ndaluan nga policia maqedonase. Të mbledhur në një cep, burra , gra dhe fëmijë të stërlodhur pritnin fatin për të udhëtuar drejt ndonjë destinacioni evropian.
?6 ditë kemi ecur në këmbë nga Gjevgjelia. Me ne ka edhe fëmijë. Në Maqedoni qyetarët nuk na ngacmojnë. Dikush na jep ushqim dhe ujë. Por jemi shumë të lodhur, dhe dëshirojmë të arrijmë sa më shpejt në Evropën perëndimore?, shprehet një emigrant nga Siria.
?Familja ime tre anëtarëshe është nga Siria. Tani prej më se 10 ditësh gjendem në territorin e Maqedonisë. Nuk kemi as ushqim e as veshmbathje. Më shumë udhëtojmë natën sepse gjatë ditës mund të na kapë policia?, thotë Salah, emigrante nga Siria e cila në Turqi është ndarë nga familja e saj e ngushtë. Destinacioni i fundit i saj është Gjermania.
Organizatat humanitare ndihmojnë emigrantët
Aktivistët e organizatave humanitare kanë dalë në terren për t’iu dhënë ndihmën e parë emigrantëve, të cilët rrugëtojnë në grupe përmes linjës hekurudhore Gjevgjeli-Kumanovë. Blerta Daci, aktiviste në organizatën humanitare ?Legis? thotë se emigrantët gjatë rrugëtimit përmes Maqedonisë përballen me rreziqe edhe për jetën e tyre.
?Në Demir Kapi shpëtuam jetën e një gruaje të sëmurë pasi siguruam vendosjen e saj në spital. Në mesin e emigrantëve ka edhe gra shtatzëna. Këtyre njerëzve u duhet dhënë ndihmë urgjente?, thotë Blerta Daci.
Maqedonia disponon dy kampe refugjatësh
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Ivo Kotevski thotë se Maqedonia po përballet me një dukuri shqetësuese të emigrantëve nga Lindja e Mesme. Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë dokumente udhëtimi.
?Mijëra emigrantë në mënyrë ilegale kalojnë kufirin duke synuar të arrijnë në vende më të pasura, përkatësisht në ato që janë pjesë e BE-së. Mund të konstatojmë se bëhet fjalë për një problem shumë të ndjeshëm që tangon jo vetëm Maqedoninë por të gjitha vendet e rajonit?, shprehet Kotevski.
Në Maqedoni ekzistojnë dy kampe ku strehohen të gjithë ata që kërkojnë azil, njëri në Vollkovë, që gjendet në periferi të Shkupit, kurse tjetri në Gazi Babë, që gjendet në qendër të Shkupit. Në këtë të fundit ka filluar revolta e emigrantëve të cilët kërkojnë kushte më të mira dhe mundësi sa më të shpejtë të daljes nga Maqedonia për të udhëtuar në Evropë.
Ixhet Memeti Avokat i Popullit thotë se kushtet në këto kampe janë shumë të këqija. ?Realisht në këto kampe nuk ka vend për të gjithë. Për momentin aty janë të strehuar mbi 500 persona, nuk ka shtretër të mjaftueshëm andaj burrat detyrohen të flenë në tokë. Është shqetësues fakti se në mesin e të strehuarve ka edhe fëmijë të mitur pa prindër. Një situatë e tillë në kampe është shumë e patolerueshme?, thotë Avokati i Popullit Ixhet Memeti.
Maqedonia ka nevojë për ligj të ri për azil
Përfaqësuesi i UNHCR-së në Maqedoni, Muhamed Arif, thotë se qeveria e Maqedonisë me urgjencë duhet të ketë ligjin që do t’iu mundësojë emigrantëve të udhëtojnë të sigurt në shtet. ?Këta persona nuk kanë problem në Greqi apo Serbi, ku mund në mënyrë të ligjshme të udhëtojnë, ata kanë problem këtu në Maqedoni, ku në mungesë të ligjit ata janë të detyruar të udhëtojnë me ditë të tëra në binare shinash duke vënë jetën e tyre në rrezik?, shprehet Arif.
Si pasojë e rritjes së numrit të emigrantëve ilegalë që synojnë kalimin tranzit në Maqedoni, qeveria e Maqedonisë ka nisur ndryshimet e ligjit për azil. Ministri i punëve të brendshme Mitko Çavkoç thotë se ndryshimet në ligjin për azil pritet të reflektojnë zbutjen e këtij fenomeni me përmasa ndërkombëtare. ?Ndryshimet në ligjin për azil duhet të miratohen shumë shpejt dhe kjo do të jape imput në zvogëlimin e fenomenit të përballjes së Maqedonisë me emigrantët?, shprehet Çavkov.
Masa për parandalimin e kontrabandës me emigrantë
Policia maqedonase me qëllim të parandalimit të kontrabandës me emigrantët ka kryer një aksion në Vaksincë, fshat në afërsi të kufirit midis Maqedonisë dhe Serbisë ku në dhjetë objekte janë kapur 130 emigrantë. Gjatë këtij aksioni policor janë privuar nga liria 4 trafikantë, banorë të Likovës të cilët për strehim të emigrantëve mesatarisht atyre u kanë marrë nga 1 mijë e 500 euro.
Gjatë rrugës tranzitore të emigrantëve sirianë dhe afganë nëpër Maqedoni në pesë muajt e parë të këtij viti janë shënuar dy raste tragjike. Ai i vdekjes së 16 emigrantëve, të cilët u goditën nga treni që po udhëtonte në destinacionin Veles-Shkup dhe rasti i fundit me rrokullisjen e një furgoni me 18 emigrantë, ku shumica e tyre përfunduan në spital.
Të mërkurën, Vladimir Putini më në fund e zhvilloi takimin e...
Autoritetet e Breshias në Itali kanë arrestuar 7 të rinj,...
Lorenc Hoxhës i është dhënë leje e përkohshme për të qëndrua...
Hakerat kanë kryer sulmin e radhës në Shtetet e Bashkuara të...
Zyra e menaxhimit të personelit të qeverisë amerikane duket ...
Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku me 5 qershor...
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai i Turqisë, Recep Tayy...
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë paralajmëruar se në tak...
Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkuara i k...
Gazeta britanike “The Telegraph” thellon investigimin e saj ...
Vendet e Ballkanit po përballen gjithnjë e më shumë me probl...
Prej katër javësh rrjeti kompjuterik i Bundestagut gjerman ë...
Një grup i personave të armatosur ka hyrë me dhunë në Konsul...
Në këtë marrëveshje thuhet se deri më 10 qershor partitë duh...
66 vjecari Strauss-khan ka pranuar sa ka marrur pjesë në fes...
Duke ju referuar situatës në veri të Kosovës ministri gjerma...
“Sot shënojmë një ditë të veçantë të historisë së Kosovës të...
Një 23 vjeçare mund të përballet me dënimin me vdekje sepse ...
Gjatë një vizite në Malin e Zi, Sekretari i Përgjithshëm i N...
Zyrtarët në Bruksel, rikujtojnë se Kuvendi i Kosovës, qysh n...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...