Libi, merren peng 10 pjesetare te stafit te ambasades se Tunizise
Një grup i personave të armatosur ka hyrë me dhunë në Konsul...
Prej katër javësh rrjeti kompjuterik i Bundestagut gjerman është pre e spiunazhit. Me sa duket deri tani sulmin nuk mund ta ndalë askush. A duhet të zëvendësohen të gjithë kompjuterat?
Ky është sulmi më i madh i spiunazhit kompjuterik ndaj parlamentit gjerman – dhe nuk duket se ka të mbaruar. “Ne e dimë që Bundestagu e ka humbur me sa duket kontrollin ndaj infrastrukturës së tij të IT-së,” thotë gazetari Markus Beckedahl i netzpolitik.org në një intervistë me DW: “Kjo do të thotë se Bundestagu në fakt është i paaftë për punë, sepse askush nuk e di, në qoftë se informacionet në kompjuterin e tij janë apo jo të sigurta.”
Deputeti i SPD-së Lars Klingbeil vetëm se mund të konfirmojë këtë: “Ky është një problem i madh për punën tonë si deputetë.” Ndër kolegët e tij mbizotëron pasiguri e madhe, tha kryetari i komisionit për Agjendën Digjitale. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme. “Këtu nuk kemi të bëjmë me ndonjë të ri që do të fyejë Bundestagut gjerman dhe sulmon diku nga ndonjë garazh. Pas kësaj fshihen organizata kriminale, apo madje edhe shtete.” Një mendim të ngjashëm ka edhe Konstantin von Notz, i partisë së Gjelbër. Ai thotë se kemi të bëjmë me një sulm që ka karakterin e atyre të shërbimeve sekrete.
Administrata e Bundestagut hesht
Trojanët e futur në kompjuterat e parlamentit janë ende aktivë. Ekspertët po punojnë për eleminimin e rrezikut, por ata nuk japin informacione, sepse ndërkohë po zhvillohen edhe hetime. Madje as deputetëve nuk po u jepen sqarime, kritikon Lars Klingbeil, që thotë se sulmet po ndodhin prej katër javësh dhe se shumë gjëra ata i kanë marrë vesh nga mediat.
Sipas hulumtimeve të gazetarëve të NDR, WDR dhe Süddeutschen Zeitung Agjencia Federale për Sigurinë dhe IT ka arritur në përfundimin se rrjeti nuk mund të mbrohet dot më prej sulmeve dhe duhet ndërruar i tëri. Hakerët me sa duket kanë arritur të depërtojnë në thelbin e brendshëm të infrasturës së IT të Bundestagut dhe të kenë përvëtësuar edhe të drejtat e administratorëve duke pasur kështu mundësinë për të hapur të gjitha dyert e sistemit.
Dëm total
Drejtuesi administrativ i grupit parlamentar të CDU/CSU-së Bernhard Kaster, mendon se do të mjaftojë vetëm ndryshimi i software dhe nuk ka nevojë për të vendosur një rrjet të tërë të ri. Por eksperti i kompjuterave Beckedahl, thotë se kjo nuk mund të përjashtohet. “Të paktën që nga Snowden ne e dimë se shërbimet sekrete kanë edhe mundësinë për të manipuluar hardware”. Në këtë rast, dëmi do të jetë edhe më i madh dhe i komplikuar. Sepse rrjeti Bundestagu përbëhet nga rreth 20.000 kompjutera. Zëvendësimi i gjithë atyre do të kërkojë jo vetëm shumë kohë, por edhe kosto të madhe shumë, “pra dhjetëra apo qindra miliona dollarë,” tha Beckedahl. Sipas tij në Bundestag ka ende kompjutera që përdorin Windows XP për të cilin Microsoft nuk ofron më suport. Dhe këto duhet të kenë qenë pikat ku është depërtuar.
Mësimet për të ardhmen
Deputeti Klingbeil thotë se në të ardhmen duhet të “rriten standardet e sigurisë dhe ne kemi nevojë për personel dhe pajisje. Ne kemi nevojë për një rrjet të veçuar prej të tjerëve.” Markus Beckedahl qesh kur e dëgjon këtë. Në kohët e sotme kjo është e pamundur, sepse Bundestagu duhet të komunikojë dhe të informohet në kohe reale. Një gjë e tillë është e pamundur në një sistem të mbyllur totalisht.
Në Bundestag po diskutohet nëse duhet përfshirë apo jo në hetime Enti për Mbrojtjen Kushtetuese. Ky ent ka si detyrë mbrojtjen prej spiunazhit. Por opozita, sidomos të Gjelbrërit dhe të Majtët nuk e duan këtë gjë, sepse atëhere parlamenti do të kontrollohej prej një institucioni qeveritar, qoftë edhe për të përndjekur gjurmën e sulmit kibernetik. DW
Një grup i personave të armatosur ka hyrë me dhunë në Konsul...
Në këtë marrëveshje thuhet se deri më 10 qershor partitë duh...
66 vjecari Strauss-khan ka pranuar sa ka marrur pjesë në fes...
Duke ju referuar situatës në veri të Kosovës ministri gjerma...
“Sot shënojmë një ditë të veçantë të historisë së Kosovës të...
Një 23 vjeçare mund të përballet me dënimin me vdekje sepse ...
Gjatë një vizite në Malin e Zi, Sekretari i Përgjithshëm i N...
Zyrtarët në Bruksel, rikujtojnë se Kuvendi i Kosovës, qysh n...
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Samantha Power,...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u ka bërë thirrj...
Në një konferencë për medie ai ka thënë se muaji i ardhshëm ...
Thaçi përmes urimit të tij, postuar në Facebook, ka thënë se...
Ish-shefi i sigurisë i Kinës, Zhou Yongkang u dënua me burgi...
Prishtina dhe Beogradi pritet të vazhdojnë dialogun politik ...
Mediat serbe kanë raportuar se nën automjetin “BMW” ishte ve...
Siç mëson Telegrafi, bëhet fjalë për një konflikt ndërmjet f...
Militantët e Shtetit Islamik në Mosul shënojnë përvjetorin e...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, nën presio...
Policia në Egjipt ka parandaluar një sulm kamikaze në tempul...
Në një deklaratë të publikuar nga Selia e Shenjtë, thuhej se...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...