web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kinë/ Burgim i përjetshëm për korrupsion për ish-shefin e sigurisë

11 Qershor 2015, 13:27, Kosova & Bota CNA

Ish-shefi i sigurisë i Kinës, Zhou Yongkang u dënua me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për marrje ryshfeti, abuzim me detyrën dhe zbulim të sekreteve shtetërore, njoftoi sot agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.

?Zhousë do t?i privohen përjetë edhe të drejtat politke dhe asetet personale, sipas vendimit të Gjykatës Popullore të Tianjinot?, shtoi agjencia.

Zhou u arrestua dhe u përjashtua nga Partia Komuniste vitin e kaluar.

Zhou, 72 vjeç, ishte shef i aparatit të sigurisë, përpara se të dilte në pension përpara tre vitesh.

Ai është zyrtari më i lartë i dënuar gjatë fushatës së presidentit Xi Jinping kundër korrupsionit mes zyrtarëve të partisë dhe qeverisë.





Lajmet e fundit nga