Dyndje e refugjatëve sirianë dhe afganë në Maqedoni
Maqedonia po përballet me një valë të madhe refugjatësh nga ...
Për shkak të abuzimive masive me mungesën e kontrolleve, sistemi i Shengenit po vihet në pikëpyetje.
Të shkosh nga Lisbona në Athinë, nga Palermoja në Stokholm pa u kontrolluar asnjë herë në kufi. Sistemi i Shengenit e ka bërë të mundur këtë. Marrëveshja e Shengenit është një nga arritjet më të mëdha dhe më të pëlqyera të BE-së.
Por i dashur Shengeni është edhe për njerëzit për të cilët kjo lloj lirie nuk ishte menduar fillimisht, për shembull, për emigrantët nga vende që nuk janë anëtare të BE-së. Ata hyjë në BE, për shembull në Itali, dhe pastaj – shpesh me miratimin e autoriteteve lokale – shkojnë në veri, për shembull, në Austri apo Gjermani. Në fakt, çdo refugjat duhet të regjistrohen në vendin ku hyn në BE. Por pasi hyn një herë në zonën Shengen, ai ka një shans të mirë për t’u shpëtuar kontrolleve.
Askush nuk dëshiron të rikthehen radhët e gjata të makinave tek pikat kufitare
Se sa e lartë është shifra e kalimeve të paligjshme të kufirit, e zbuloi policia bavareze gjatë takimit të G7-s. Për ngjarje të tilla të mëdha, një vend anëtar i BE-së mund ta pezullojë përkohësisht sistemin Shengen dhe të kryejë kontrolle kufitare. Sipas njoftimeve të saj, policia që prej datës 26 maj ka konstatuar më shumë se 10.000 kalime ilegale të kufirit, “dy herë më shumë se sa janë kapur në të gjithë vendin gjatë kësaj periudhe”, tha Jërg Radek. Gjatë kontrolleve u konstatuan edhe delikte me droga dhe shkelje të së drejtës për azil. Andreas Scheuer, sekretari i përgjithshëm i partisë bavareze CSU, u ankua në gazetën “Bild”. “Kufiri i jashtëm i BE-së është plot me vrima, dhe fqinjët tanë kthejnë kokën mënjëanë. Nëse krerët e BE nuk do të lejojë sërish kontrolle të konsiderueshme kufitare, ata e bëjnë veten bashkëpunëtorë të kontrabandistëve, të trafikantëve dhe të kriminelëve të tjerë.”
Eurodeputetja Monika Hohlmeier (CSU) thotë për DW-në se Shengeni është një sukses i madh dhe askush nuk do që në pikëkalimet kufitare të ketë përsëri radhë makinash, por se ai nuk duhet të jetë si verdikt absolut për mungesën e kontrolleve.
Presion nga Franca, Italia dhe Danimarka
Përvoja e policisë bavareze shtroi për diskutim disa pyetje dhe ngriti për diskutim disa probleme të cilat zakonisht nuk vihen re. Presioni ndaj Shengenit po shtohet, jo vetëm në Gjermani dhe tani pas G7-s. Matteo Salvini, kryetar i Lega Nord, kërkoi në maj rifutjen e kontrolleve kufitare për shkak të rrymave të refugjatëve dhe të rrezikut se me to mund të vijnë në BE edje xhihadistë.
Edhe Marine Le Pen kërkoi pas atentatit të Parisit në fillim të vitit rifutjen e kontrolleve. Sipas një ankete të fundit të majit 60% e francezëve janë pro rifutjes së kontrolleve dhe skeptikë ndaj Shengenit.
Edhe në Danimarkë, ku me 18 qershor zgjidhet parlamenti i ri, kjo temë luan rol të madh. Partia Popullore Daneze, parti e djathtë dhe kritike ndaj BE-së, që pritet të fitojë 20% të votave, është pro mbikëqyrjes dhe kontrollimit të kufirit me Gjermaninë. Në vitin 2011 kjo parti që ishte partnere në koalicion, arriti të fuste përkohësisht kontrolle doganore për makinat që vinin nga Gjermani, gjë që shkaktoi zhurmë në Berlin dhe në Bruksel.
Eurodeputetja Monika Hohlmeier është pro kontrollit masiv të kufijve të jashtëm të BE-së dhe për më tepër mundësi për të kontrolluar edhe kufijtë e brendshëm në formë sondazhi.
Gardh i ri në Hungari?
Hungaria duket se është hedhur në ofensivë, sepse qeveria nacionaliste e djathtë e kryeministrit Viktor Orban do tq Serbia të shpallet si vend i sigurt për të ulur valën e refugjatëve që vijnë në Hungari për të kërkuar azil. Një zëdhënës i qeverisë nuk e përjashtoi as mundësinë që në kufirin me Serbinë të ngrihet një gardh me tel me gjemba. Në këtë mënyrë Hungaria, e cila në vitin 1989 u bë simbol i prerjes së gardhit për refugjatët nga ish-RDGJ-ja, mund të bëhet pararojë e një izolimi të ri evropian.
Maqedonia po përballet me një valë të madhe refugjatësh nga ...
Të mërkurën, Vladimir Putini më në fund e zhvilloi takimin e...
Autoritetet e Breshias në Itali kanë arrestuar 7 të rinj,...
Lorenc Hoxhës i është dhënë leje e përkohshme për të qëndrua...
Hakerat kanë kryer sulmin e radhës në Shtetet e Bashkuara të...
Zyra e menaxhimit të personelit të qeverisë amerikane duket ...
Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku me 5 qershor...
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai i Turqisë, Recep Tayy...
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë paralajmëruar se në tak...
Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkuara i k...
Gazeta britanike “The Telegraph” thellon investigimin e saj ...
Vendet e Ballkanit po përballen gjithnjë e më shumë me probl...
Prej katër javësh rrjeti kompjuterik i Bundestagut gjerman ë...
Një grup i personave të armatosur ka hyrë me dhunë në Konsul...
Në këtë marrëveshje thuhet se deri më 10 qershor partitë duh...
66 vjecari Strauss-khan ka pranuar sa ka marrur pjesë në fes...
Duke ju referuar situatës në veri të Kosovës ministri gjerma...
“Sot shënojmë një ditë të veçantë të historisë së Kosovës të...
Një 23 vjeçare mund të përballet me dënimin me vdekje sepse ...
Gjatë një vizite në Malin e Zi, Sekretari i Përgjithshëm i N...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...