web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Elbasan/ Kërkonte 15 mijë lekë për provim, kapet sekseri i Universitetit Aleksandër Xhuvani

5 Qershor 2015, 08:27, Kronika CNA

Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasin Oltion Toci, pasi dyshohet se u merrte lekë studentëve për të ndërhyrë në notë. Sipas policisë, Toci kishte lidhje me pedagogë të brendshëm në Universitetin e Elbasanit Aleksandër Xhuvani.

Ai u kërkonte një shumë rreth 15 mijë lekësh studentëve të cilët kërkonin të merrnin lëndët ose për rritje note. Mësohet se Toci e kryente veprën penale në bashkëpunim me B.K, por policia dyshon se në këtë skemë janë të përfshirë edhe persona të tjerë.





Lajmet e fundit nga