Tiranë/ Polici drejtonte makinën i dehur, shoqërohet në komisariat
Edmond Karaj 43 vjeç me detyrë trup shërbimi te Seksioni i O...
Shefi i krimeve në Komisariatin e Elbasanit, Abaz Lala, i cili administronte një lokal lojërash fati në këtë qytet, u arrestua pasi kishte liruar të dyshuarit për një plagosje të rëndë. Prokuroria thotë se komisari i arrestuar dyshohet se favorizonte subjekte të lojërave të fatit duke përdorur pushtetin e tij.
Shefi i krimeve në Komisariatin e Elbasanit, Abaz Lala, u arrestua mesditën e djeshme si i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me favorizimin e disa subjekteve të lojërave të fatit, si dhe një rast plagosjeje të pareferuar në prokurori. Ka qenë një sinjalizim i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme ai që ka vënë në lëvizje prokurorinë lidhur me veprimtarinë e komisarit të Elbasanit, i cili administronte dhe një lokal bastesh.
Prokuroria kërkoi ?pezullim nga detyra? edhe për Fatjon Susajn, me funksion oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Elbasan, i akuzuar për ?shpërdorim detyre?, pasi nga hetimet paraprake dyshohet se, nën urdhrat e zv.shefit të Komisariatit, nuk ka raportuar raste të shkeljeve të ligjit. Nga hetimet e deritanishme, prokuroria thotë se ka mundur të provojë të paktën tri raste ku komisari i policisë është përfshirë në shpërdorim detyre.
Ngjarja e parë për të cilën u iniciua dhe hetimi i prokurorisë ka të bëjë me një plagosje në kryqëzimin e Cërrikut, ngjarje kjo e paraportuar në prokurori edhe pse autorët e dyshuar ishin shoqëruar e më pas janë lënë sërish të lirë. ?Në datën 08.09.2014, në qytetin e Elbasanit, në vendin e quajtur pranë kryqëzimit të Cërrikut ka ndodhur një ngjarje kriminale, ku shtetasi A.D, është goditur me thikë nga disa shtetas.
Dëmtimet e tij kanë rezultuar të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit. Nga ana e Komisariatit të Policisë Elbasan, megjithëse është marrë njoftim për ngjarjen dhe janë kryer veprimet e para, janë shoqëruar të dyshuarit në ambientet e komisariatit, rezulton se nuk është zbatuar ligji procedural penal dhe ai për Policinë e Shtetit?, thotë prokuroria. Të dyshuarit nuk janë arrestuar, por janë lënë të lirë, ndërsa ngjarja për disa ditë nuk është referuar në prokurori.
Në momentin që Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme nisi verifikimin e rastit, nga Komisariati i Policisë Elbasan ngjarja e mësipërme iu referua prokurorit thjesht për vlerësim, pa paraqitur gjendjen reale të asaj që kishte ndodhur dhe pa dokumentin e veprimeve që realisht ishin kryer. ?Fshehja e këtij fakti kriminal, moskryerja e veprimeve të kërkuara nga ligji, rezultojnë të jenë kryer nga oficeri i policisë gjyqësore Fatjon Susaj, nën urdhrat e zv/shefit të komisariatit, Abaz Lala?, thuhet në dosjen e prokurorisë.
Episodi i dytë sipas akuzës ka të bëjë me një lokal në qytetin e Elbasanit, i cili administrohet nga Abaz Lala. Edhe pse me detyrën e zv/shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan, ai ushtron veprimtari private në kundërshtim me kuadrin ligjor rregullues në fushën tregtare, të legjislacionit tatimor dhe atij që rregullon funksionin e Policisë së Shtetit?, thotë prokuroria. Vëllai i tij, Astrit Lala, rezulton të ketë të regjistruar një aktivitet bar-kafe, i ndodhur në lagjen ?Kongresi i Elbasanit?.?Ky lokal menaxhohet nga vetë shtetasi Abaz Lala.
Ky i fundit duke përdorur pushtetin e tij, në sajë të detyrës si zv/shef i Komisariatit të Policisë Elbasan dhe shef i seksioneve të krimeve, i shmanget detyrimeve tatimore, nuk siguron të punësuarit në lokal, fsheh të ardhurat dhe nuk paguan taksat dhe tatimet, nëpërmjet manipulimit të të dhënave mbi të ardhurat e realizuara?, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Elbasanit. Ndërsa episodi i tretë për të cilin vijojnë dhe hetimet ka të bëjë me dyshimet për dekonspirimin e operacioneve të policisë për aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Ai dyshohet se favorizonte subjekte të ndryshme që kryenin këtë aktivitet në kundërshtim me ligjin, duke njoftuar për operacionet që kryheshin nga policia. ?Ai kërkon dhe merr nga këto subjekte shuma të konsiderueshme parash në këmbim të mosraportimit të tyre. Nga të dhënat rezulton se kjo veprimtari kriminale ka një shtrirje kohore të gjatë dhe është e mirorganizuar nga funksionari i Policisë së Shtetit?, thotë prokuroria, e cila vijon hetimet për zbardhjen e gjithë aktivitetit të zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit./Mapo
Edmond Karaj 43 vjeç me detyrë trup shërbimi te Seksioni i O...
200 kubike kanabis eshte sekuestruar nga Policia ne Laç, ne ...
Ekstradohet nga Greqia nga ana e Interpol Tirana nje 31-vjeç...
Policia beri te ditur se ka gjetur dhe asgjesuar 2025 rrenje...
Një kamion është përplasur me një furgon pasagjerësh në Tepe...
Policia e Gjirokastës ka asgjësuar 580 bimë narkotike të ll...
Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin Ilia Kovaçi, 80 vjeç...
Policia e Lezhës ka arrestuar shtetasin Aldo Ndoci, 19-vjeça...
Seanca e djeshme është shtyrë për shkak të mungesës së prok...
Policia e Lushnjes ka asgjesuar rreth 800 rrenjë bimë narko...
Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksident...
Shtetasi Ingrid Zeqo është arrestuar nga forcat e Policisë s...
Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 35 vite burg shtetasin Shpët...
Policia e Lushnjës ka arritur të vërë në pranga shtetasin Do...
Policia Kufitare e Kakavijës ka goditur një rast të trafikut...
Gjykata e Korçës ka rrëzuar kërkesën për urdhër-mbrojtje nda...
Imamët e akuzuar për rekrutim të njerëzve në Siri kanë dalë ...
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 34-vjeçar, pasi aku...
Policia e Shtetit vijon luftën e saj kundër kultivimit të ka...
Policia kufitare e Kakavijës ka ndaluar 5 shtetas nga Afgani...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...