web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjyqi ndaj imamëve/ Dëshmitari: Sirinë e kam ndjerë si detyrim për të ndihmuar vëllezërit myslimanë

2 Qershor 2015, 08:49, Kronika CNA

Imamët e akuzuar për rekrutim të njerëzve në Siri kanë dalë sërish ditën e sotme para gjykatës për të dëshmuar.

Mësohet se ka dëshmuar i kthyeri nga Siria, Edmon Suparaku, i cili ka deklaruar para gjyqtarëve se ka qenë në Siri, pasi e ka ndjerë si detyrim për të ndihmuar vëllezërit myslimanë.   Ndërsa, nuk ka pranuar të betohet para gjykatës, duke u shprehur se betohet vetëm para Allahut.

“Kam qenë në Siri se e kam ndjerë si detyrim. Jemi trajnuar rreth 2 javë, isha pjesë e luftimeve. Më ka ndihmuar Gert Pashja që  të shkoj në Siri. Sirinë e kam marrë si ndihmë ndaj vëllezërve myslimanë. Betohem vetëm para Allahut”, ka deklaruar Suparaku.





Lajmet e fundit nga