Berat, ja si do jetë Ishulli i Lumit Osum
Pas 24 orë diskutimesh dhe vlerësimesh për 12 projektet e pr...
Ligji për investimet strategjike ka krijuar një ngërç dhe përplasje mes komisioneve parlamentare dhe qeverisë. Ai është diskutuar dje në Komisionin e Ekonomisë, por ndryshimet e bëra në Komisionin e Ligjeve kanë sjellë dje përplasje mes dy komisioneve dhe qeverisë. Deputetët e Komisionit të Ligjeve, pak ditë më parë, ndryshuan nenin kryesor të draftit, që është neni 26, duke kufizuar fushat për investime strategjike. Duke qenë se dhe në këtë ligj parashikohen shpronësime të qytetarëve, komisioni ka konstatuar se ai është në përplasje me ligjet aktuale në fuqi. Sipas relacionit të Komisionit të Ligjeve, ligji i qeverisë bie ndesh me ligjin për investimet e huaja dhe ligjin për privatizimet, të cilët përcaktojnë investitorët strategjikë, si dhe me legjislacionin për licencimin i cili parashikon procedura dhe afate të veçanta për licencimin në sektorë të veçantë.
Drafti i qeverisë përcakton se investimet strategjike janë investimet private, publike ose publike-private në sektorët e energjisë dhe minierave, transportit, telekomunikacionit, infrastrukturës dhe mbetjeve urbane, turizmit, bujqësisë dhe peshkimit, zonave ekonomike. Por me ndryshimet që deputetët e Komisionit të Ligjeve kanë bërë, ata kanë rrëzuar 4 prej këtyre sektorëve, konkretisht: Bujqësinë, menaxhimin e mbetjeve, zonat ekonomike dhe turizmin. Deputetët në nenin 26 janë shprehur se procesi i shpronësimit duhet të bëhet në bazë të legjislacionit aktual .
Debate në komision
Ndryshimet e propozuara nga Komisioni i Ligjeve shkaktuan debate dje në Komisionin e Ekonomisë, pasi edhe deputetët e këtij komisioni konstatuan përplasje me legjislacionin aktual. ?Praktikisht ky propozim e rrëzon projektligjin. Propozimi i ardhur nga Komisioni i Ligjeve rrëzon projektligjin, pasi rrëzon një pjesë të atyre fushave ku përfshihen investimet. Praktikisht rrëzohet ligji?, deklaroi kreu i komisionit, Erion Braçe. Edhe deputeti demokrat, Ridvan Bode, deklaroi se ky ligj ka probleme, duke thënë se anashkalon ligjin e shpronësimeve. Ai ka kritikuar qeverinë për cilësinë e ligjeve. ?Kjo është gjëja më e pamundur që mund t?u vejë mendja.
Unë nuk e di se si mundet një ministri të mendojë që me një ligj të një fushe tjetër të prekë ligjin specifik të fushës që është ligj i shpronësimeve publike. Tejkalon fushat që parashikon ligjit. Ky është ligji i investimeve strategjike, kurse ligji organik është ai që përcakton sipas parashikimeve të fushës se kush konsiderohet ligj publik. Si mund të anashkalohet. Po ai individi që preket shkon në gjykatë dhe me atë ligj ja u hedh në herë. Si mund t?i bëni ligjet me kundërthënie, një ligj i nivelit më të ulët të kalojë një me hierarki më të lartë. Ju i fusni vetë ligjet në kundërvënie me njëri-tjetrin?, deklaroi Bode.
I pranishëm në komision ishte zëvendësministri i Ekonomisë, Ervin Mete, i cili kërkoi që të mos ndryshohet varianti i qeverisë. ?Ne besojmë që duhet të jetë në variantin që jemi paraqitur i cili i referohet legjislacionit të shpronësimeve në të gjithë procedurat dhe metodologjinë?, tha ai. Komisioni i Ekonomisë miratoi draftin, por vendosi që në seancën e sotme plenare t?i paraqesë të dyja propozimet, atë të qeverisë dhe të Komisionit të Ligjeve dhe do të jenë deputetët ata që do të vendosin se kush duhet të miratohet.
Pas 24 orë diskutimesh dhe vlerësimesh për 12 projektet e pr...
Është pezulluar për një kohë të pacaktuar mësimi i studentëv...
Këshilli i Qarkut Korçë në bashkëpunim me Albanian Excellenc...
“Albania Excellence”, Këshilli i qarkut Korçë dhe Bashkia e ...
Një shqiptar i larguar drejt Gjermanisë me synim marrjen e s...
Vetëm 7% e deputetëve dhe 11% e këshilltarëve bashkiakë janë...
Universiteti i Korces dekorohet me medaljen “Nderi i Kombit”...
Holanda vazhdimisht renditet si një nga vendet më të lumtura...
Raporti I Vendeve më të Lumtura në botë 2015, ka rreshtuar ...
Duke numëruar parimet në bazë të cilave do të funksionojë qe...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Do...
Shoqata të ambientalistëve sot së bashku me 50 gjimnazistë t...
Po bëhet e qartë tashmë që prishjet në rrugën “Dom GJon Buz...
“Ministria e Shëndetësisë duhet të raportojë mbi rrezikun ng...
Presidenti turk dhe bashkëshortja e tij, gjatë vizits së tyr...
Qeveria shqiptare ka marrë vendimin i cili parashikon legali...
Shqipëria renditet e 63-a në renditjen e detajuar të cilësis...
Kanë nisur me një ceremony të veçantë punimet për ndërtimin ...
Në publikimin e listimit global më të madh që është mbajtur ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...