Protestuesit në refren kërkojnë largimin e Ramës: Duam dorëheqjen
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Një nga figurat emblematike të Radio-Televizionit Shqiptar, Timo Luto, rrëfen për herë të parë përvojën e tij të gjatë, rreth 40 vjeçare në këtë institucion të rëndësishëm.
Në një libër të sapo botuar, nën titullin ?Kronika e fundit?, ai tregon në vetë të parë se si i ka përjetuar ngjarjet më kulmore të historisë së regjimit komunist, njohjet dhe përplasjet, sukseset dhe dështimet, realitetin dhe manipulimet e asaj kohe.
Por një vend të konsiderueshëm u ka dhënë ngjarjeve pas vitit 1990, ardhja e PD-së në pushtet, si dhe zhvillimet dramatike që ndododhën nën atë qeverisje. Sikurse tregon vetë ekskluzivisht për gazetën ?DITA?, ai thotë se ka punuar gjatë për këtë libër dhe është mëdyshur deri në fund nëse duhej t?i rrëfente ca fakte të hidhura dhe nëse do t?i përmendte të gjithë drejtuesit dhe kolegët me emër e mbiemër?
Përfundimisht, vendosi dhe e botoi këtë libër me përjetimet reale pa kursyer kurrkënd, pamëshirshëm. Ndaj dhe në përshkrimin e tij ata mbeten të fiksuar me portretin që tashmë i njohim.
Në këtë pjesë të parë të kujtimeve të Timos, po botojmë se çfarë ndodhi në zgjedhjet përgjithshme të 26 majit 1996, zgjedhje në të cilat manipulimi dhe vjedhja njohu një kulm që zor se mund të kapërcehet ndonjëherë.
Çfarë bënin në atë natë mashtruese gazetarët militantë të PD-së, Vjollca Vokshi, Reis Çiço dhe Artjan Tepelena? Më tej tregohet se si erdhi viti 1997 në RTSH, por edhe një atmosferë frike dhe terrori në mbarë vendin? Firmat piramidale dhe qëndrimi i ish-Kryeministrit Aleksandër Meksi?
Le të ndjekim rrëfimin e Timo Lutos.
Nata e mashtrimit të madh
26 Maj 1996. Afër mesnatës kisha lënë punën dhe po kthehesha në shtëpi. Pak metra pranë urës në vendin e quajtur Bërryli, buzë rrugës tre-katër persona me disa kuti votimi qëndronin në pritje të dikujt. Ishin komisionerë të qendrës së votimit të zonës ku kisha votuar edhe unë mëngjesin e asaj dite. I thashë tim biri që drejtonte makinën, të ndalonte. Ata sa më panë kur zbrita nga makina, më njohën dhe më kërkuan t?i ndihmoja për të transportuar kutitë e votimit për në Komisionin e Zonës të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ). I thashë djalit të shkonte me ta dhe menjëherë dy prej tyre i futën kutitë në ndenjësen e pasme të makinës dhe zunë vend edhe vetë aty. Nga forcat e rendit nuk kishte asnjë shoqërues. Numërimi i votave ishte bërë në qendrën e votimit, menjëherë pas mbylljes së votimit.
Qëndrova pak çaste me dy komisionerët e tjerë dhe i pyeta për rezultatin e votimit.
? Fitore e thellë,- u përgjigj menjëherë njëri prej tyre. Në këtë qendër votimi ishin kandidatë për Partinë Demokratike aktori Ndriçim Xhepa dhe për Partinë Socialiste, ekonomisti dhe pedagogu Anastas Angjeli.
? Sa vota mori Anastas Angjeli?- pyeta mbasi kisha njohje personale.
? 35 vota,- u përgjigj po ai që deklaroi më parë fitoren e thellë të Partisë Demokratike.
I befasuar nga përgjigjja, u thashë se kjo ishte e pabesueshme.
? S?ka më komunistë,- ndërhyri tjetri.- Kush voton më për ta.
? Ky nuk është kandidat i Partisë Komuniste, po i Partisë Socialiste.
? Hajt mo,- vazhdoi ai,- komunistë janë edhe këta.
Nuk vazhdova më tej bisedën. Ishte vonë dhe ata që kisha në bisedë ishin dy komisionerë të Partisë Demokratike, të vetmit që kishin mbetur në të gjitha qendrat e votimit në Shqipëri, mbasi komisionerët e Partisë Socialiste u tërhoqën në pasditen e ditës së zgjedhjeve, më 26 maj 1996 për shkak të manipulimeve të mëdha që po bëheshin.
Deklarata e Partisë Socialiste lidhur me tërheqjen e komisionerëve të saj nga qendrat e votimit, nuk u transmetua në TV.
Me largimin e komisionerëve të PS-së nga qendrat e votimit, u bë rrëmujë e madhe, që çoi në fitore tërësisht të pajustifikuar të PD-së, me mbi 100 deputetë.
Aktorët komikë të RTSH-së: Vokshi, Çiço dhe Tepelena
Atë mbrëmje redaksia e informacionit të televizionit ishte kthyer në një Komision Qendror të dytë. Artjani (Tepelena) ngrinte telefonin sapo dëgjohej zilja e parë. Informacionet që vinin nga rrethet nga informatorë të ndryshëm, gazetarë e militantë partie, dërgoheshin direkt në transmetim, ku Vjollca (Vokshi) dhe Reisi (Çiço) ia përcillnin menjëherë publikut. Transmetimi i drejtpërdrejtë i procesit të votimit kishte krijuar një atmosferë elektrizuese në televizion. Të përhershmit gazetarë në shërbim të pushtetit i përjetonin ngjarjet me gëzim dhe entuziazëm të dukshëm. Lëvizjet e vetme në institucion në këtë ditë pushimi ishin në redaksinë e lajmeve dhe në studion e transmetimit. Duke mos i besuar askujt tjetër, shefi i redaksisë zbriste vetë një kat më poshtë për të çuar informacionin ku priste kryefolësja, Vjollca Vokshi.
Merreshin dhe jepeshin rezultate në një kohë kur qendrat e votimit nuk ishin mbyllur akoma. Me padurim priteshin rezultatet nga zonat e Jugut, në veçanti nga ato që njiheshin si bastione të së majtës, si: Vlora, Tepelena, Përmeti, Mallakastra e Skrapari.
Gazetarët militantë pas njoftimeve mblidheshin në redaksi dhe komentonin me kënaqësi informacionet e marra, veçanërisht ato ku flitej për fitoren e kandidatëve të Partisë Demokratike.
Dikush njoftoi se në selinë e kësaj partie kishte filluar festa. Menjëherë u nis një grup xhirimi për të sjellë në ekran imazhet e para të fitores. Një grup tjetër u nis për të filmuar manifestimin që kishte nisur në bulevard dhe sheshin Skënderbej, ku simpatizantë të shumtë, kryesisht të rinj, me makina e flamuj kombëtare e të Partisë Demokratike, qarkullonin nën zhurmën e thirrjeve të tyre dhe borive të makinave. Sapo mbërriti grupi i parë, kaseta e regjistruar u fut në transmetim bruto, pa u montuar. Po kështu u vazhdua edhe me xhirimet e bëra nga festimet në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Befasuese ishin pamjet e xhiruara në selinë e Partisë Socialiste: vetëm heshtje dhe errësirë. Deri në lajmet e fundit nuk u dha ndonjë rezultat zyrtar. Pas mesnatës edhe qyteti ra në qetësi. Lëvizjet në bulevard ishin të pakta dhe lokalet te parku Rinia gati të mbyllura.
Unë isha kthyer në shtëpi pak para mesnatës, po gjumë nuk kisha. Djali im u kthye vonë. Pasi kishte çuar në destinacion komisionerët me kutitë e votimit, kish qëndruar me shokët në lokalin e tij të zakonshëm. Ai më tha se jashtë ishte qetësi. Sa nisën lajmet e fundit, e fika televizorin. Ishin të regjistruara.
Të nesërmen në mëngjes u nisa për në punë. Pranë këndit të lodrave në Rrugën e Elbasanit pranë një kioske ku shitej gazeta, ishin grumbulluar njerëz. Ishte ditë e hënë dhe shtypi e kishte pushim. U afrova dhe pashë që shitej një gazetë e vetme ? Albania. Ishte gazetë haptas pro qeverisë. E merrja këtë gazetë vetëm në ndonjë rast të veçantë, jo gjithmonë. Edhe këtë herë nuk kisha dëshirë ta merrja, me shpresën se në të mund të ishin botuar rezultatet, përsëri ngurova dhe i hodha shkarazi një shikim titullit të madh në faqen e parë. ?Komunistët ikën!? Kaq mjaftoi. Një informacion i përgjithshëm deklaronte fitoren e thellë të partisë në pushtet. Duke mos qenë i angazhuar në fushatë, këtë ditë do të isha i lirë.
Në orën 11.00 kishte konferencë shtypi nga delegacionet e Këshillit të Europës dhe ODIR-i për zgjedhjet. Raporti i ODIR-it ishte fund e krye kritik. Aty flitej për kërcënime ndaj komisionerëve socialistë dhe thuhej se bojkotimi i procesit të votimit ishte pasojë e presionit dhe dhunës së ushtruar ndaj tyre. Një sjellje e tillë ishte treguar edhe ndaj partive të tjera të përfshira në zgjedhje, si: Balli Kombëtar, Partia Republikane dhe Bashkimi i të Drejtave të Njeriut, që u bënë pjesë e protestës ndaj deformimit të procesit zgjedhor. Rezultatet i kalonin edhe ato të 22 marsit 1992. Në maxhoritar, Partia Demokratike mori 95 deputetë, ndërsa Partia Socialiste vetëm 5 deputetë; në sistemin proporcional PD-ja fitoi 58% të votave, baras me 23 deputetë nga 40 gjithsej.
Kastriot Islami në Ballsh
U ndodha në Ballsh në një nga ditët e fushatës të këtyre zgjedhjeve.
Kandidati i PS-së, Kastriot Islami, ish-kryetar i Kuvendit, dalë nga zgjedhjet e 31 marsit do të zhvillonte një takim me zgjedhësit në këtë qytet. Takimi u mbajt në sallën e kinoklubit. Krahas simpatizantëve të PS-së, në sallë u futën edhe një grup të rinjsh mbështetës të PD-së, të padëshiruar nga banorët për shkak të sjelljeve të tyre të tepruara si mbështetës të saj. Sjellja e tyre u manifestua edhe në këtë takim, ku zhurmuan me thirrjet e tyre të pandërprera për partinë që simpatizonin. Thirrjet ?Poshtë komunistët? nuk po e lejonin kandidatin socialist të bashkëbisedonte me mbështetësit e tij. Në pamundësi për t?i qetësuar këta të rinj të pasjellshëm, takimi u ndërpre.
Të rinjtë mbështetës të Partisë Demokratike dolën ata nga salla gjithë gëzim që kishin arritur ta sabotonin takimin. Duke dalë, njëri prej tyre më futi krahun dhe më tërhoqi duke më bashkuar me grupin e tyre. Nuk u ndjeva mirë, por nuk mund të kundërshtoja. Nga pozicioni që kisha, paanshmëria për mua ishte e detyrueshme dhe në vendlindjen time e kisha të nevojshme, sepse këtu isha ose i afërm, ose i njohur me të gjithë. Me grupin përfundova në kafenë më të frekuentuar të qytetit. Çka ndodhi në atë sallë dhe bëmat e tyre filluan t?ia përsërisnin njëri-tjetrit me zë të lartë. Në një moment, duke më parë në sy e me një buzëqeshje të fiksuar në fytyrë, njëri prej tyre kërkoi të dinte se ç?mendoja unë
Edhe të tjerët po prisnin të flisja.
? Nuk bëtë mirë,- thashë shkurt. Reagimi ishte i fortë sikur të kishte ndodhur ndonjë hata.- Prisni,- thashë dhe nisa të shpjegoj se cilido kandidat kishte të drejtën e tij të takonte e të bisedonte me këdo që dëshironte dhe askush nuk kishte të drejtë ta pengonte.
? Them se nuk bëtë mirë,- vazhdova unë duke u ndërprerë jo pak nga reagimet e tyre,- sepse kjo sjellje e ashpër dhe imponuese shkakton te të tjerët një frikë e pasiguri ndaj atij pushteti që ju kërkoni të qeverisë nesër këtë vend. Kjo nuk do t?ua shtojë votat, përkundrazi. Kjo nuk i kënaqi, por i bëri të përmbahen disi.
Dhe kështu ndodhi. Kandidati i PS-së, Kastriot Islami fitoi ? në këtë krahinë ai ka fituar sa herë që ka qenë kandidat. Pra, si shumë shqiptarë edhe ata nuk e kuptonin se liria për të cilën ata aspironin, do të thoshte të pranoje mendimin dhe sjelljen e tjetrit, edhe kur ato nuk përputhen me gjykimin dhe vizionin tënd. Sjelljet dhe qëndrimet e tyre ishin jetëshkurtra dhe ata shpejt u tërhoqën nga këto përpjekje, jo vetëm sepse nuk ia arritën asnjëherë qëllimit, por edhe sepse vizioni i tyre ishte tepër i ngushtë, siç ndodh në një vend të vogël ku interesat personale diktojnë të gjitha sjelljet në shoqëri.
Niveli i tyre i ulët intelektual nuk përputhej me kërkesat që diktonin transformimet e mëdha të kohës. Ata mbetën pas e u rikthyen në botën e tyre të vogël si spektatorë në rrjedhën e zhvillimeve që do të ndodhnin, në të cilat mbështetja e sinqertë, por e zhurmshme, nuk u duhej më politikanëve finokë.
Kështu nisi dhe përfundoi edhe Sindikata e Pavarur e Radiotelevizionit, aq e bujshme në fillimet e proceseve demokratike dhe aq e heshtur kur në pushtet erdhi PD-ja. RTV u vu i tëri nën urdhrat e politikës dhe ashtu heshti ndaj ndëshkimeve politike pas largimit nga puna të shumë punonjësve të këtij institucioni publik e të pavarur.
Viti 1997
U shkarkua drejtori i përgjithshëm Skënder Buçpapa. Nuk u mor vesh pse. Besnik dhe fanatik në militantizmin e tij. Kushedi ku kishte shkelur keq. Vendin e tij e zuri Bardhyl Pollo, kushëri i parë me Genc Pollon, gazetar në radion e jashtme.
Pas ngjarjes së 28 majit dhe zgjedhjeve të manipuluara rëndë, forca që manifestoi pushteti i Berishës mbi opozitën e dobësoi më keq vetë atë. Muajt e verës që erdhën pas e zbehën disi shijen e keqe të asaj dite, por nuk e fshinë krejt. Indiferentizmin e njerëzve e mbanin gjallë piramidat financiare, prej të cilave gjithkush siguronte diçka për të jetuar. Megjithatë, e gjithë situata ishte e gënjeshtërt. Gati një popull i tërë i papunë dhe parazit. Veç administratës shtetërore ishin edhe pak të punësuar në disa ndërmarrje të këtyre kompanive piramidale, sa për të thënë se paratë e qytetarëve po investoheshin për zhvillimin e prodhimit.
Zemërimi i Aleksandër Meksit
Televizioni, që duhet të luftonte këtë fenomen të rrezikshëm, ishte bërë palë me qeverinë dhe heshtte. Asnjë ekonomisti të njohur nuk iu dha mundësia të fliste në televizion e t?i tregonte publikut qysh në fillim për rrezikun. Ajo që pritej ndodhi.
?Bomba? e parë shpërtheu te firma e Sudes, që falimentoi e para. Ishte muaji nëntor ?96. Pranë pallatit ku ishin zyrat, nisën protestat sepse njerëzit kërkonin paratë e depozituara. Në një nga këto ditë isha në Kryeministri. Kreu i qeverisë, Aleksandër Meksi priste në një takim një delegacion të huaj. Kur hyra në sallën ku do të zhvillohej takimi, kryeministri priste në këmbë pranë dritares. Iu afrova dhe e përshëndeta.
? Ç?doni këtu?- më tha menjëherë.- Shkoni andej nga Sudja.- Për një çast shtanga dhe nuk dija ç?të thosha sepse nuk po kuptoja, tallej apo e kishte me gjithë mend.
Gjykova se tallej se edhe serioziteti i tij m?u duk i shtirur, ndaj thashë:- Pse talleni?
? Jo, nuk po tallem,- më tha,- duhet të shkoni vërtet atje ka një problem të madh.
Nuk e kish inatin me ne dhe ironia kushedi kujt i drejtohej. Pas kësaj ai u shkëput nga unë. Në sallë hyri delegacioni që priste. Si një fenomen ?domino? nisën të binin piramidat njëra pas tjetrës: Gjallica, VEFA, Silva, Cenaj e me radhë. Me mijëra kreditorë ranë viktimë e këtij mashtrimi të madh që pati edhe mbështetjen e qeverisë nëpërmjet heshtjes së saj. Numri më i madh i viktimave të këtij mashtrimi ishin nga halli dhe një pjesë nga dëshira për t?u pasuruar pa punuar. E porosita disa herë motrën time që sa më parë të tërhiqte lekët e derdhura në një nga këto firma, se do t?i humbiste.- Me se të jetoj?- më tha.- Unë me ato interesa jetoj,- dhe i humbi të gjitha.
Sa e sa të tjerë si ajo. Me mijëra. Kur u zbulua mashtrimi, as qeveria, as televizioni e as shtypi i shkruar që majmej me reklamat e kompanive piramidale nuk flisnin për ç?ka po ndodhte dhe për katastrofën e pritshme.
Viti 1996 u mbyll vetëm me falimentimin e Sudes dhe me shpresën se qeveria do t?i shpërndante paratë që kishte bllokuar. Viti i Ri nuk di të them nëse u festua apo jo. Nuk e kishte mendjen njeri. Ajo që ndodhi me Suden, u kalua me indiferentizëm nga ata që ishin të lidhur me kompanitë e tjera rentiere. Në Radiotelevizion vazhdonte rutina e punës, por ndihej edhe njëfarë hutimi, sidomos te drejtuesit. Gjithnjë e më rrallë shiheshin të dilnin nga zyrat e tyre. Drejtori i përgjithshëm Bardhyl Pollo dukej më i hutuar nga ç?ishte. Për drejtorin e Televizionit thoshin se më shumë kohë harxhonte te dyqani i së shoqes se në zyrën e tij.
Për protestat që zhvilloheshin çdo ditë te Sudja u dhanë vetëm dy-tre lajme të ilustruara me disa pamje, ku poshtë një sporteli nga fliste një grua (kjo ishte Sudja) një grup njerëzish dëgjonin dhe reagonin duke ndërprerë njëri-tjetrin. Si në gjithë vendin edhe në RTV realja dhe irealja ishin bërë një. Njërën mund ta merrje për tjetrën. Edhe gjendja emocionale e njerëzve ishte e ndarë më dysh. Një pjesë jetonin me ankthin për fatin e parave të tyre dhe një pjesë me indiferentizëm ndiqnin dramën që kishte nisur të luhej.
Nga mesi i muajit janar kompania VEFA bllokoi dhënien e kapitaleve të plota edhe për ata që kishin përmbushur kushtet e kontratës. Dy javë më parë të njëjtën gjë kishte deklaruar edhe kompania Gjallica në Vlorë. Përplasja e parë ndodhi në Lushnjë. Këtu vepronte fondacioni Xhaferi. Për të qetësuar situatën, dy ditë më pas u dërgua në Lushnjë zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike Tritan Shehu, por ai mbeti peng i protestuesve që nga mesdita kur shkoi e deri rreth orës 20.00. Gjatë pengmarrjes ndaj tij ishin kryer veprime poshtëruese, por pasi u kthye në Tiranë doli në televizion e deklaroi se kishte pasur mirëkuptim me popullin e Lushnjës./Dita
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, është shprehur...
Efraim Diveroli nuk është lënë në harresë, jo nga “Hollywood...
Shtetet e Bashkuara dhe Kina shprehën pikëpamje të ndryshme ...
Për pak ditë mbi 300 denoncime për shkelje të ndryshme janë ...
Ministri grek i Financave tha të enjten se do të dëshironte ...
Gazeta “Shekulli” publikon sot një shkrim pa emër, për kandi...
Partia Demokratike ka braktisur totalisht strukturat e saj n...
Kjo foto eshte bere nga fotografi profesionist Feliks Bilani...
Militantët e Shtetit Islamik janë nxjerrë jashtë nga qyteti ...
Maqedonët dhe shqiptarët janë duke protestuar bashkërisht në...
Eksperti i Europës Juglindore Florian Bieber mbi zhvillimet ...
Për shkak të protestave mbarëpopullore në Maqedoni, në Shkup...
Shqipëria është një vend tejet i rrezikshëm për të huajt dhe...
Ish Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është fotografoua...
Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, ka deklaruar pranë Inspektor...
Përgatitja e opozitës për goditjen përfundimtare ndaj qeveri...
OSBE/ODIHR hapi zyrtarisht misionin e vëzhgimit për zgjedhje...
Kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe ministr...
Fotoja eshte shkrepur sot gjate prezantimit te kandidatit so...
Lulzim Basha le të japë vetë llogari për premtimet e pambajt...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...