Braktisen strukturat e PD-së në Selanik/ Andrea Mano shpartallon strukturat në fushatë
Partia Demokratike ka braktisur totalisht strukturat e saj n...
Gazeta ?Shekulli? publikon sot një shkrim pa emër, për kandidatin e PBDNJ-së në Himarë, Alfred Beleri. Gazeta ka thirrur ?ekspertë të pavarur juristë? për të verifikuar dëshminë e penalitetit të Belerit, por pa dhënë emra se kush janë këta të pavarur. Jepet aty dënimi që është dhënë për Belerin: ?thirrje për urrejtje nacionale? dhe ?poshtërim i Republikës dhe simboleve të saj?, parashikuar nga nenet 266, 25 dhe 268 të Kodit Penal?.
Këtë veprën e dytë ndoshta e ka konsumuar edhe Presidenti i Republikës, me heqjen e bustit të Skënderbeut dhe me gënjeshtrën e pacipë që bëri nga Gjirokastra duke mohuar çdo gjë. Gjithsesi për t?u kthyer te shkrimi i ?Shekullit?; kjo e fundit referon një notë zyrtare të qeverisë greke, sipas së cilës, Athina zyrtare nuk mbështet në këto zgjedhje kandidatin e PBDNJ-së në Himarë. ?Vetëm pak ditë më parë, një shuplakë e fortë ka mbërritur nga Greqia për Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, kreun e saj Vangjel Dule dhe kandidatët e tij në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Me anë të një note zyrtare, qeveria greke i ka konfirmuar qeverisë shqiptare se distancohet nga kandidati i PBDNJ-së në Himarë, Fredi Beleri, një person i arrestuar për ngjarjen e rëndë të Peshkëpisë në vitin 1994, ku mbetën të vrarë nga dora e komandove ekstremiste greke, dy pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Fredi Beleri, i propozuar si alternativë për Himarën nga partia e Dules, është pikërisht personi i arrestuar dhe dënuar për ngjarjen e Peshkëpisë dhe përdhosjen e simboleve kombëtare. Por reagimi grek ka qenë fare i qartë për të konfirmuar edhe në rrugë zyrtare se nuk ekziston asnjë mbështetje për kandidatin Beleri. Ndërkohë, një deklaratë e ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, hedh poshtë çdo pretendim për mbështetje të qeverisë greke, të palëve të caktuara në Shqipëri?, shkruan gazeta në shkrimin pa emër.
Po në këtë material përmendet edhe emri i Vasil Bollanos, ish-kryetar i Bashkisë së Himarës, që mbështet në këtë moment Belerin dhe PBDNJ-në. Gazeta e Kokëdhimës po përpiqet kështu t?i japë një tonalitet nacionalist zgjedhjeve në Himarë, një zonë e afiluar sentimentalisht me helenizmin. Por a është vërtet kështu? Pra a po ndjek Kokëdhima një kurs antigrek në Himarë? Përmendja e notës zyrtare të qeverisë greke na flet për të kundërtën. PBDNJ-ja e Vangjel Dules është përfshirë në politikën e brendshme greke, me një rreshtim të qartë së fundmi me konservatorët e Samaras. Ndaj dhe qeveria e Aleksi Tsipras nuk mund të japë mbështetje për një faktor të tillë, që edhe është i hiperkonsumuar në minoritet.
Rrjedhimisht nota e qeverisë greke nuk përbën heqje dorë nga interesat e shtetit fqinj në Shqipëri, por konfirmim se Vangjel Dule nuk mbështetet si individ në këtë lojë. As edhe Vasil Bollano. Ky moment po përdoret në mënyrë instrumentale nga mazhoranca. Për të kuptuar fillin e politikës që po ndjek Kokëdhima në Jug dhe moscenimin e interesave greke, do kujtuar deklarata e tij kur prezantoi kandidatin e MEGA-s në Finiq. Ai foli për miqësi dhe ndarje hallesh me minoritetin, duke shtuar se mes grekëve dhe shqiptarëve nuk ka patur ndonjëherë luftë. Kjo është e vërtetë, por mund edhe të ishte shmangur. Por u artikulua për të dërguar mesazhe politike bashkëpunimi. Bashkëpunim që i shërben shumë deputetit në fjalë. Vasil Bollano ka shumë influencë në Himarë dhe nuk është e qartë se ku fillon e ku mbaron ndryshimi mes tij dhe Gjergj Goros.
Në Himarë luhen interesa të mëdha ekonomike që kanë të bëjnë me territorin; Himara është një zonë ku është bllokuar regjistrimi i pasurive dhe ku ka një mësymje nga politikanë dhe biznesmenë të Tiranës për të akaparuar territore. Kjo i ka dhënë shtysë dualitetit në sjelljen e himarjotëve që kanë parë te Athina mbrojtjen. Bollano ka kaq shumë influencë saqë edhe Vangjel Dule sot është deputet pikërisht për votat që u morën në Breg. Një veto nga Athina në këtë moment e dëmton influencën e tij dhe e kompenson edhe frikën nga pesha e madhe që ka filluar të ndjehet nga ambiciet e Kokëdhimës në këtë rajon, i cili bashkë me kryeministrin po luajnë edhe kartën e ?djalit të shtëpisë? që detyrimisht është më i mirë nga ?Saliu i Veriut?.
Ky ekuacion i Himarës pasqyrohet në Finiq, me bashkëpunimin me MEGA-n dhe në Sarandë, ku Kokëdhima po luan një bast tjetër. Në Sarandë jetojnë rreth 12% minoritarë, një pjesë tjetër janë çemër, lebër etj.. Në përgjithësi(sipas një leximi të përgjithësuar) vota e komunitetit çam shkon për PD-në, ose PDIU-në. Vota e komunitetit të lebërve është e majtë. Por Kokëdhima ka likujduar me këtë rast, me heqjen e Stefan Çipës një votë të mundshme të komunitetit të pilurjotëve dhe qytetarëve të Sarandës, që kanë për pasojë, tek alternativa e Kreshnik Bozhos, një garanci për të ruajtur atë çfarë mund të ruhet nga marrëdhëniet dhe besimi mes njerëzve të një qyteti. Kandidatja Koka është kryekëput zgjedhje e Kokëdhimës dhe në çdo rast, fitorja e saj do të sillte komandimin de facto të Sarandës nga deputeti në fjalë, i cili po shmang një ekuilibër tradicional në këtë qytet.
Ksamili që i bashkohet Sarandës sot është përgjithësisht i djathtë kështu që votat e këttij aneksi bregdetar vështirë të llogariten. Meqenëse ky realitet është i njohur, është shtënë në punë mekanizmi i biografive me cen: për Fredi Belerin po thuhet se ka bërë kërdinë në Peshkëpi të Gjirokastrës, edhe pse është e sigurtë që PS-ja e ka ditur që herët se PBDNJ-ja do të nxirrte këtë kandidat dhe ka mbajtur heshtjen. Po kështu, në Sarandë, një qytet tepër heterogjen, është nxjerrë në qarkullim akuza ndaj Kreshnik Bozhos, i arrestuar pak përpara nisjes së fushatës për shkak të detyrës në ALUIZNI.
Të gjitha lëvizje që synojnë shembjen e ekuilibrit rajonal, që është e vetmja garanci e mbetur se edhe qytetarët e atij vendi do të dëgjohen ndonjëherë. Nuk është e qartë se nga do të shkojë vota në këto zgjedhje. Por një gjë është shumë e sigurtë: ?djali i shtëpisë? po përpiqet të kthejë përmbys edhe atë pak kohezion të mbetur për t?i dhënë jetë një raporti të ri, i mundësuar vetëm falë faktit tragjik të ikjes së qytetarëve gjatë gjithë këtyre viteve. Iluzioni i himarjotëve(një pjese të tyre) për raportin me Athinën zhbëhet kështu, përderisa Athina ka gjetur me kë të merret vesh.
s.zaimi/respublica
Partia Demokratike ka braktisur totalisht strukturat e saj n...
Kjo foto eshte bere nga fotografi profesionist Feliks Bilani...
Militantët e Shtetit Islamik janë nxjerrë jashtë nga qyteti ...
Maqedonët dhe shqiptarët janë duke protestuar bashkërisht në...
Eksperti i Europës Juglindore Florian Bieber mbi zhvillimet ...
Për shkak të protestave mbarëpopullore në Maqedoni, në Shkup...
Shqipëria është një vend tejet i rrezikshëm për të huajt dhe...
Ish Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është fotografoua...
Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, ka deklaruar pranë Inspektor...
Përgatitja e opozitës për goditjen përfundimtare ndaj qeveri...
OSBE/ODIHR hapi zyrtarisht misionin e vëzhgimit për zgjedhje...
Kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe ministr...
Fotoja eshte shkrepur sot gjate prezantimit te kandidatit so...
Lulzim Basha le të japë vetë llogari për premtimet e pambajt...
Qindra shqiptarë protestuan sot në solidarizim me Kumanovën ...
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët q...
Ambasadori italian në Shqipëri Masimo Gaiani, në vizitën e t...
Fotot e meposhtme jane shkrepur pak dite me pare. Ne pamje e...
Pak më shumë se katër muaj pasi ka mbërritur në Tiranë, amba...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...