Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Shqipëria është një vend tejet i rrezikshëm për të huajt dhe vendasit, për shkak të operimit të bandave kriminale dhe pafuqisë së policisë për të luftuar krimin. Kështu thuhet në një raport të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë dhe aktualitetin në Shqipëri, ku përmes të cilit u bëhet thirrje shtetasve amerikanë që të bëjnë kujdes gjatë udhëtimeve në vendin tonë. Raporti i publikuar, pak ditë më parë, është hartuar nga Byroja e Sigurisë Diplomatike (OSAC), organ pranë Departamentit Amerikan të Shtetit dhe sipas tij, problematika më e madhe në Shqipëri është krimi. Raporti paraqet situatën për vitin 2014 dhe ndër të tjera theksohet se shqetësim mbeten grabitjet dhe vjedhjet me thyerje. Po sipas tij, në Shqipëri mjaft shqetësues është dhe krimi i rrugës. Po ashtu, OSAC është shprehur se policia vijon përpjekjet për të luftuar krimin, por pavarësisht kësaj, theksohet se ka disa grupe kriminale të organizuara që operojnë. ?Përgjatë vitit 2014 krimi i përgjithshëm vijon të jetë shqetësues. Ka pasur një rritje të krimit, kryesisht për shkak të rritjes së madhe të grabitjeve dhe vjedhjeve me thyerje. Krimi i rrugës është i zakonshëm në zonat urbane, kryesisht gjatë natës. Rritja më e madhe e krimit është shënuar në vjedhjet me thyerje dhe dhunën në familje. Policia vijon të luftojë armëmbajtjet pa leje dhe tregtinë e drogës, por në Shqipëri vijojnë të operojnë ende grupe të organizuara kriminale?, thuhet në raport.
Policia
Një fokus të veçantë në raport i është dhënë edhe policisë. Sipas tij, qeveria shqiptare vijon me reformat në këtë aspekt, por mjaft shqetësues mbetet shpejtësia e reagimit të forcave të rendit. Po ashtu është theksuar se pagat e policëve janë të ulëta dhe kjo ka sjellë që në radhët e tyre të ketë persona të korruptuar. ?Qeveria po vijon me përpjekjet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe në vitin 2014 pati një rritje të pagës së policisë. Institucionet e zbatimit të ligjit janë përmirësuar dhe ka një prani të dukshme të policisë në të gjithë Tiranën dhe qytetet e tjera. Por për shkak të burimeve të kufizuara përgjigja e tyre në të shumtën e rasteve është e vonuar. Një shqetësim lidhur me policinë janë pagat e tyre, pasi janë të ulta dhe kjo ka bërë që të ketë korrupsion. Megjithatë vijohet të ketë përmirësim në luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar?, theksohet më tej.
Shpërthimet me tritol
Një tjetër shqetësim që ka ngritur Byroja e Sigurisë Diplomatike në Departamentin Amerikan të Shtetit janë dhe shpërthimet me tritol, të cilat në vitin 2014 kanë qenë të pranishme në vendin tonë. Sipas raportit, ky fenomen edhe pse në rënie vijon të jetë shumë shqetësuese. ?Kryesisht eksplozivët e shpërthyer nga distanca, që kanë për objekt banesa apo automjete private, kanë rënë me 15 për qind, por fenomeni është ende alarmues. Shumica e incidenteve kanë ndodhur në Fushë Krujë. Kryesisht objekt sulmi kanë qenë individë të veçantë të lidhur me mosmarrëveshje biznesi, mosmarrëveshje kriminale apo dhe për veprimtari politike?, thuhet në raport. Duke qenë se fokusi i Byrosë Diplomatike është siguria e shtetasve të saj në vendet e huaj, me anë të këtij raporti u është bërë thirrje amerikanëve që vizitojnë Shqipërinë që të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimeve, pasi vendi cilësohet me rrezikshmëri. Këshilla kryesore që u është bërë është që të lëvizin në grup, pasi ka rrezik që të sulmohen nga grabitësit./ Sot
Ish Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është fotografoua...
Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, ka deklaruar pranë Inspektor...
Përgatitja e opozitës për goditjen përfundimtare ndaj qeveri...
OSBE/ODIHR hapi zyrtarisht misionin e vëzhgimit për zgjedhje...
Kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe ministr...
Fotoja eshte shkrepur sot gjate prezantimit te kandidatit so...
Lulzim Basha le të japë vetë llogari për premtimet e pambajt...
Qindra shqiptarë protestuan sot në solidarizim me Kumanovën ...
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët q...
Ambasadori italian në Shqipëri Masimo Gaiani, në vizitën e t...
Fotot e meposhtme jane shkrepur pak dite me pare. Ne pamje e...
Pak më shumë se katër muaj pasi ka mbërritur në Tiranë, amba...
Një granatë e paçaktivizuar është gjendur poshtë një makine ...
Irena Nikaj kryetarja e Qarkut Korcë u kap dy ditë më parë n...
Kandidati i Partisë Socialiste, njëherësh edhe kryebashkiaku...
Vincente Calderon pret sfiden fantastike ku udhetuesit “blau...
Ambasadori amerikan Donald Lu ka dhënë të parën intervistë p...
Institucionet nën varësi të qeverisë “Rama” përplasen dhe rr...
Nisin të dalin emrat e parë “e të padëshiruarve” që selitë d...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...