web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

OSBE: Palët të tregojnë vetëpërmbajtje në protesta

15 Maj 2015, 10:25, Kosova & Bota CNA

Një delegacion i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka vizituar Shkupin dhe ka biseduar me zyrtarë të lartë të Maqedonisë, liderë politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Duke përkujtuar se stabiliteti në ish-republikën jugosllave të Maqedonisë është i rëndësisë vitale për stabilitet në gjithë rajonin, dhe duke e përsëritur nevojën për parandalimin e përkeqësimit të situatës, ambasadori Stoudmann u ka bërë thirrje të gjitha palëve për të treguar përmbajtje gjatë demonstratave të shpallura dhe për të ndërmarrë hapa në uljen e tensioneve.

Mëtutje, siç njofton OSBE-ja, Stoudmann ka shprehur nevojën për ndërtimin e besimit në institucionet e shtetit dhe veçanërisht përgjegjësinë e qeverisë.
Aktualisht, kryesues i OSBE-së, është Ivica Daçiq, ministër i jashtëm i Serbisë.





Lajmet e fundit nga