web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

10 rregullat e pashkruara në vendin e punës

9 Maj 2015, 14:00, Lifestyle CNA

 

Qofshit në punën e juaj të parë duke kryer praktikë ose në vitin e dhjetë të përvojës së punës, janë disa rregulla të pashkruara të cilat duhet patjetër t?i dini dhe të ju përmbaheni në mënyrë që të jeni të pëlqyer nga kolegët dhe nga bashkëpunëtorët e jashtëm që mund t?i keni.

Buzëqeshja e juaj me gjasë është një ndër gjërat e para që kolegët do shohin tek ju, e ajo buzëqeshje në një përqindje shumë të madhe varet edhe nga dhëmbët e juaj. Fatmirësisht mirëmbajtja e tyre është shumë e lehtë dhe nuk merr shumë kohë ose para. Edhe nëse nuk keni kohë ndonjëherë të beni dush në mëngjes, dhëmbët e juaj duhet të pastrohen me rregull çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje. Rezultati i deshiruar është ky: dhëmbët e juaj duhet të jenë të bardhe, nuk duhet të mbajnë erë si dhe mishi i juaj i dhëmbëve duhet i jetë i shëndetshëm.

Për më shumë rreth higjienës, klikoni këtu.

Nëse keni shkuar për të fotokopjuar diçka në printerë të kompanisë dhe jeni duke i shfrytëzuar fletët e fundit ose nëse jeni duke pirë ujë me gotën e fundit të plastikës, është përgjegjësi e juaja dhe mirësjellje që ta rimbushni me letër dhe gota respektivisht. Gjëja e fundit që dëshironi t?i shkaktoni dikujt është kokëçarje dhe në atë kokëçarje të përmendet dhe mbahet në mend emri i juaj.

Pa marrë parasysh sa të pakënaqur mund të jeni me vendin e juaj të punës për çfarëdo arsye, kualiteti i punës së juaj dhe diskrecioni deri në minutën e fundit të punës së juaj nuk duhet të mungoj. Ka edhe gjëra të cilat nuk mund t?i ndani me askënd edhe pasi që të ndërroni vendin e punës. Ky është një virtyt shumë i rëndësishëm i cili nëse nuk respektohet mund të ju kushtoj shumë në të ardhmën (njerëzit flasin). Sekretet e kompanisë quhen ashtu për një arsye shumë të fortë dhe nëse në hierarkinë e kompanisë u janë besuar ato, duhet t?i mbani si të tilla. Kjo do ju sjellë shumë respekt nga eprorët e juaj dhe do jetë si tregues për ta që mund të ju besojnë edhe me detyra dhe përgjegjësi më të mëdha dhe më të rëndësishme.

Nga pastruesi e deri tek drejtorët dhe partnerët, të gjithë e meritojnë respektin e barabartë nga ju. Secili nga ata bëjnë punë të ndershme për të jetuar dhe për ta mbajtur familjen dhe nuk ka asnjë arsye pse duhet të mungoj respekti për ta. Sa do që mund ta keni patur të vështirë të zgjoheni fjala ?mirëmengjes? e përcjellur me buzëqeshje duhet të jetë përherë me ju. Ky është posaqërisht virtyt i rëndësishëm nëse keni apo aspironi të keni pozitë në lidership, sepse kjo i bën njerëzit më të afërt me ju dhe i bën që të ndihën më të lirë të ndajnë informata me ju që mund të jenë të rëndësishme për përmirësimin e proceseve brenda kompanisë.

Kjo është një praktikë shumë e mirë e mësuar dhe e aplikuar nga të gjitha njësitë e ushtrisë amerikane. Kurrë nuk i dihet se kur mund të promovoheni në pozitë të punës dhe aspirata për një gjë të tillë nuk duhet të mungoj. Një ndër arsyet kryesore të promovimit në detyrë është njohuria e mirë e punës së eprorëve të juaj ? gjë që sinjalizon që mund ta kryeni atë punë mirë dhe që jeni proaktiv (dhe jo reaktiv) në natyrën e punës së juaj). Poashtu edhe personi që mund ta merr pozitën e juaj do ju jetë falenderues sepse tranzicioni i tij/saj do jetë shumë më i lehtë.

E nga kjo kemi pësuar të gjithë (dhe ndoshta edhe e kemi bërë disa herë). Ka pak gjëra që tregojnë më shumë respekt ndaj vendit të punës se sa ardhja në punë me kohë, e edhe më pak gjëra që mund të ua arsyetojnë vonesat. Sot mund të jetë komunikacioni, nesër bateria e harxhuar e telefonit, pasneser?thjeshtë nuk duam ta dijmë. Nëse jeni një ndër personat që vonoheni në punë, filloni gjumin më herët dhe zgjohuni më herët në mënyrë që të mbërrini me kohë ? kjo është zgjidhja universale për këtë problem shekullor. Nëse ndonjëherë keni ndonjë punë personale në mëngjes, lajmëroni eprorin e juaj me kohë (mundësisht një ditë më herët), në mënyrë që të bëhen zëvëndësimet e duhura.

ëse jeni duke ngasur makinë të kompanisë e cila i ka shenjat mbrojtëse të kompanisë, duhet të jeni vozitësi më i kujdesshëm dhe më i sjellshëm i komunikacionit?jo se me makinen e juaj nuk duhet të tregoni kujdes dhe mirësjellje, por në makinë të kompanisë duhet të jeni ekstra të kujdesshëm, edhe nëse vozitësi tjetër mund të jetë gabim. Paramendojeni vozitësin tjetër si një klient potencial të kompanisë së juaj që nesër mund të vijë të ju takoj. Ndoshta fakti që nuk ia keni lëshuar rrugën që të kyqet në shiritin e juaj, ia ka ndërruar mendjen?po, po ? edhe këto detaje duhet të shiqohen.

Qofshin panaire ose organizime socializuese (darka, ndeja, etj.) është mirë të merrni pjesë në to, në mënyrë që të krijoni lidhje më të forta me kolegët e juaj. Kur keni lidhje më të forta, është më e lehtë që të ia kërkoni ndonjë kolegut ose kolegës ndonjë nderë (p.sh. të ju zëvëndësojë ndonjë ditë), se sa kur keni lidhje me ta vetëm gjatë orarit të punës. Jepini njerëzve hapësirë të ju njohin më mirë dhe të kalojnë kohë me ju; vetëm gjëra të mira mund të dalin nga një gjë e tillë.

Zotnia ka shumë artikuj të cilët mund të ju asistojnë në këtë drejtim. Nuk keni nevojë të dukeni ?shtrejtë? por mirë dhe pastërt, dhe duke u dukur mirë dhe pastërt do të dukeni edhe ?shtrenjtë?. Eprorët e juaj do ju duan më shumë; kolegët, bashkëpunëtorët e jashtëm dhe klientët do ju marrin më seriozisht dhe do të dukeni si një Zotni i vertetë?kështu që nëse nuk keni filluar të kujdeseni për këtë pjesë deri tash, nuk keni pse të humbisni kohë.

Po, Filani mund të ketë probleme martesore dhe Fisteku mund të ketë probleme në kthimin e kredisë, por asnjëra nga këto nuk janë dhe nuk do jenë punë dhe preokupime të juaja. Përjashtim në këtë rast është vetëm kur personi në fjalë vjen tek ju dhe ju tregon për problemin që ka dhe eventualisht kërkon ndihmë nga ju?pos kësaj hundën e juaj duhet ta mbani për vete ose të rrezikoheni të etiketoheni me ndonjë emër që definon personat që shpërndajnë thashetheme?e që është shumë larg me epitetin e Zotnisë. Edhe informatat që i merrni për tjerët nga ndonjë person i tretë, mbani për vete dhe mos tregoni interesim për to. Kështu që edhe njëherë për fund, merruni vetëm me punët e juaja sepse edhe po deshët, nuk keni kohë të merreni me punët e tjerëve.





13:00 Lifestyle

Hart na surprizon

 Si një prej personaliteteve më të ndjekur britanikë ajo kuj...

10:00 Lifestyle

Brendimi i vetvetes

 Brendimi i vetvetës, vetë-brendimi, brendimi personal, self...

10:00 Lifestyle

Holden buzëqesh

 Emocione dhe spektakël ka dhuruar mbrëmja e kaluar e progra...

17:00 Lifestyle

Perry bëhet bjonde

 Edhe pse komentet për ndryhsimin e saj drastke në llok kanë...

16:00 Lifestyle

Keegan në LA

 Duket se përgatitjet për martesën e tyre të shumëpritur nuk...

Lajmet e fundit nga