Depuetetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi sot se mjekësia shqiptare ndodhet në agoninë e vdekjes dhe se as kryeministri Rama, as ministri Beqaj nuk mund t?a rilindin dot. Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, Vokshi tha se kryeministri Rama mashtroi për shëndetësinë falas.
Kur vendi është përfshirë nga hemoragjia e eksodit masiv të shqiptarëve, kryeministri pretendoi se paska ndaluar hemoragjinë në shëndetësi. Manipulatori ekselent i publikut, foli sot nga një kongres mjekësh, ku mashtroi se, çmimet e ilaçeve janë ulur me 30%.
Borxhet dhe gropat më të mëdha në historinë e farmaceutikës i ka krijuar Rama dhe Beqja me monopolet, klientelizmat, shantazhet, të cilat sollën si pasojë edhe ikjen e kompanive me prestigjioze të barnave.
Pyesim sot Ramën:
– Për cilat ilaçe foli sot Kryeministri, kur në listën e rimbursimit të këtij viti, më shumë se 30% e barnave kushtojnë deri në 150% më shumë (kryesisht ato që prodhohen dhe tregtohen nga klientët e maxhorancës)
– Pse Kryeministri nuk u shpjegon shqiptarëve, që ishin pikërisht trysnia e pandërprerë e qeverisë dhe gjendja mjerane, ku ai e ka çuar ekonominë shqiptare, arsyet që çuan në largimin e dy prej kompanive nga më të mëdhatë në botë të prodhimit të barnave: Glaxo dhe Actavis.
– Sot, shumë barna cilësore të kompanive serioze farmaceutike po tërhiqen nga tregu shqiptar dhe po zëvendësohen me barnat e Rilindjes. Rastet e denocuara publikisht nga Partia Demokratike për barnat Avastinë dhe Altuzan ende nuk janë trajtuar apo kanë marrë përgjigje nga Prokuroria.
Kryeministri i gënjeu përsëri shqiptarët kur tha se, kostoja e barnave u ul me 70 milion lekë në buxhetin e shtetit, mungesa e alternativave të para në treg (për arsye se kompanitë nuk i sjellin për mungesë interesi), kanë sjellë që qeveria të rimbursojë alternativat pasardhëse që janë shumë më të shtrenjta.
Sot në farmaci dhe spitale mungojnë barna jetike për kurimin e disa sëmundjeve të rënda si kancer, leucemi etj, (lista bashkangjitur e disa prej barnave që sot mungojnë në treg, nxjerrë nga një studim që i kanë bërë tregut farmaceutik koordinatorët e Partisë Demokratike).
Pyes sot Kryeministrin:
Për çfarë plagësh të shëruara në shëndetësi flet ai, kur pacientët molestohen brenda ambjenteve të QSUT-së? Kur pacientët hidhen në rrugë në mënyrë makabre nga ambulancat? Kur qytetarëve u mohohet dializa dhe shërbimet bazë? Kur pacientëve me hemofili u mungon kura prej tre muajsh?
Për cfarë situate në qendra shëndetësore flet Rama, kur një pjesë shumë e madhe e tyre është kthyer në gërmadha apo stehë për kafshë rruge? Qendrat shëndetësore dhe spitalet janë pasqyrimi më i saktë, më i pagabueshëm i krizës dhe mjerimit që ka shkaktuar kjo qeveri për dy vjet.
Për cfarë reforme flet Rama kur check-up falas rezultoi një projekt fiktiv, korruptiv dhe i dështuar, ku asnjë analizë nuk kryhet realisht dhe njerëzit që super paguhen për të nuk kanë lidhje me mjeksinë, por vetëm me klanin Beqja-Rama??
Kur sistemin e kap mafia ajo pushton çdo hapësirë konkurrence dhe ligjore. Çka do të thotë që, të gjitha paratë e taksapaguesve janë mbledhur në dy ose tri duar, qeveri-parlament- ministri, dhe ky rrjet kontrollon dhe menaxhon edhe qindarkën e fundit.
Këta njerëz pasurohen pa fund ndërsa spitalet dhe qendrat nuk furnizohen as me sapun, ujë dhe ilaçe, madje as me kartela e receta shëndetësore. Tenderat kryhen jashtë çdo kriteri dhe në terr të plotë informimi. Në top listën e mashtrimeve të Ramës tashmë zë vend të parë SHËNDETËSIA FALAS.
Sot, shëndetësia është në agoninë e vdekjes dhe Rama ? Beqaj nuk e Rilindin dot!!!
Emrat e ilaceve që mungojnë:
?Femara , helpogen ,dermobiolene ,acy oftalmik Warfarine 3dhe5mg.euxat 0.3ose coral 0.3.dintoine.enaran 20.citalopram 10.capill tub.fitostimuline tub.silvaderm tub.gentamicine + betametazon idi.milflonid 0.2.acid valproik 0.5 eg.ventoline pompe. glitrine spay.lopril 10+hct.seroxat. Rissar , helpogen, Xalacom Tamoxifen 10 mg Latanoprost,ponstan,depakine 500,ins 25/75, pyridostigmine, brequal, anastrazol, losartan, Imatinib.
Grodurex, metotrexat, bromkriptine, mesaflor, moduretic, belosalic, hydroksiure, gabapentine, fludara, avodart, fluoksetine, adirateron, fenofibrat, azitromycine, baktrime fluconazol, vit b1, ?
Armand Teliti, i caktuar nga Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve ...
Gjatë Konferencës Rajonale për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se keqtrajtimi i ...
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të ...
Deputeti i PS, Ben Blushi u shpreh sot se nuk ka mundur të d...
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka ka deklaruar se ...
Deputeti i PD-së, Erion Bogdani në një deklaratë për media a...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se nuk ka pa...
Ish kryeministri, Sali Berisha ka reguar pas vendimit të Gjy...
Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për Bas...
Kandidati i PD-së për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosov...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar prezan...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot dy kërkesat e kreut të Grupi...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar prezantim...
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani në zbatim të ...
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi d...
Vizita e sotme e Kryeministrit Rama nuk ka kaluar pa u komen...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...