web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Durrës/ Vangjush Dako kujtohet të rregullojë rrugët përpara fushatës

4 Maj 2015, 19:43, Politikë CNA

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka rregulluar rrugët e qytetit të Durrësit në pragfushate. Çdo ditë në faqen e tij po postohen pamje të investimeve që ka kryer. ?Krijuam një park të gjelbër për 26.000 banorë të lagjes 17?, është investimi i reklamuar sot.

Një ditë më parë ai publikoi një foto si ka qenë dhe është bërë një rrugë në një lagje të Plazhit.

Kjo është një strategji e njohur për Vangjush Dakon, i cili në prag zgjedhjesh kujtohet për të kryer ndonjë investim me qëllim për të marrë ndonjë votë. Megjithatë, kjo praktikë e ndjekur nga ai por edhe nga të tjerë nuk i shërben qytetarëve, të cilët janë të pakënaqur nga mënyra se si menaxhohen investimet.

Dako ka drejtuar Durrësin për dy mandate rresht dhe kërkon marrjen e mandatit të tretë, i kandiduar nga Partia Socialiste.

 





Lajmet e fundit nga