Greqi/ Shqiptarët përleshen me pakistanezët në burg, 2 të vdekur dhe 21 të plagosur
Policia greke raporton se në burgun e Korydallos një grup të...
Në Sirinë e shkatërruar nga lufta civile, as qeveria e Asadit dhe as xhihadistët nuk kanë interes për një raportim të lirë mediatik. Kush kërkon të vërtetën si gazetar, ka nevojë për shumë guxim, shkruan Samar Yazbek.
Liria e shprehjes së mendimit do të thotë për mua gjithçka. Ajo vendos për jetën dhe fatin tim. Përballja me realitetin, raportimi me fakte, ashtu si janë ? nuk ka asnjë mundësi vetëmbrojtjeje në Siri ?veç fjalës së lirë, mendimit të pavarur dhe fakteve. Jeta ime është pjesë e kësaj lirie.Prandaj liria e mendimit merr një kuptim ekzistencial. Unë mund të shkruaj vetëm kur ajo ekziston. Ajo është ndërgjegjja ime, marrëdhënia ime me drejtësinë, bukurinë dhe të ardhmen e njerëzimit.
Liria e mendimit ndodhet në një gjendje kritike si në Siri, një barrë e rëndë. Por në Siri ajo do të thotë rrezik jete. Sepse metodat që ndjek regjimi i Bashar Al Asadit për të shtypur lirinë nuk lidhen vetëm me eliminimin e drejtpërdrejtë. Ka edhe forma të tjera të vrasjes.
Çdo gazetar apo autor kërkon të sjellë në dritë të vërtetën. Për një femër nga bota arabe kjo ka qenë gjithmonë e vështirë. Unë e di mirë se sa guxim kërkon, se sa gatishmëri për të marrë rrezikun në sy kërkon gjetja e së vërtetës. Një pjesë e kësaj gatishmërie është liria ime, që të pozicionohem në jetë për gjëra të caktuara. Por kur dikush e paguan me jetë informacionin, atëherë liria për aksesin e informacionit kthehet në një problem të madh, që i kalon kufijtë e punës profesioniste gazetareske.
Manipulimi i mediave
Në Siri gjendja është mjaft e komplikuar dhe e vështirë. Sigurimi i informacionit përballet me një realitet të përfaqësuar nga regjimi diktatorial i Asadit, ku mediat manipulohen dhe shtrembërohen faktet mbi atë se çfarë i shkakton popullit të vet ky regjim. Kur sirianët në vitin 2011 demonstruan paqësisht për më shumë demokraci dhe drejtësi, ata u arrestuan në mënyrë masive, u burgosën dhe u vranë. Katër vite të përgjakshme pas kalimit të këtij revolucioni paqësor në një konflikt ndërkombëtar dhe rajonal dhe lindjes së ?Shtetit Islamik?, e vërteta dhe informacioni gazetaresk janë rralluar edhe më shumë. Grupet xhihadiste që u futën në Siri ushtrojnë dhunë në një mënyrë që nuk është më pak e rrezikshme se ajo e regjimit, një dhunë që i pengon gazetarët të raportojnë mbi faktet e këtij konflikti.
Në të njëjtën kohë vazhdojnë të shtypen njerëzit në rajonet e kontrolluara nga qeveria, dhe të manipulohet raportimi. Qeveria kërkon në këtë mënyrë të përmirësojë imazhin e saj dhe të justifikojë masakrat dhe krimet. Në këtë ?shoqëri lufte? është e vështirë të futesh në rajonet e kontrolluara nga grupet e armatosura të Shtetit Islamik apo të frontit Al Nusra. Rrëmbimi i gazetarëve është kthyer prej kohësh në një burim të mirë të ardhurash për këto grupe.
Informacioni dhe lajmi paguhen edhe me jetë
Megjithë gjendjen e vështirë ende ka aktivistë të guximshëm sirianë që i mbeten besnikë parimeve të revolucionit të tyre dhe përpiqen të vazhdojnë punën megjithë grupet e armatosura xhihadiste dhe bombardimit të lagjeve të banuara nga aviacioni luftarak i Asadit. Shumë nga këta aktivistë e kanë paguar me jetë punën e tyre, të vrarë ose nga bombardimet ose nga Shteti Islamik. Numri i tyre zvogëlohet përditë.
Unë jam përballur vetë me një përvojë të tillë në vitin 2012 dhe 2013 në provincën veriore Idlib. Aty më duhet të zhvilloja intervista me civilë dhe luftëtarë. Ka qenë shumë e vështirë të maskohesha apo të lëvizja në mënyrë anonime, thjesht prej bombardimeve. Kam parë se sa e vështirë ka qenë për qytetarët të mbijetonin. Pa përmendur vështirësitë për raportimin mbi ngjarjet e atjeshme.
Çdo informacion dhe lajm mund të paguhet me jetë. Në Sirinë e sotme për të gjitha informacionet dhe lajmet ekziston ky kusht.
Samar Yazbek, lindur në vitin 1970 në qytetin sirian, Dashbla është një autore dhe gazetare e nderuar me çmime. Pas përndjekjes politike nga Shërbimi Sekret Sirian ajo jeton nga viti 2011 në ekzil në Francë. Në Gjermani po publikohet libri i saj ?Revolucioni i rrëmbyer- udhëtim në Sirinë time të shkatërruar?, nga shtëpia botuese zvicerane Larissa Bender in Nagel & Kimche./DW
Policia greke raporton se në burgun e Korydallos një grup të...
Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, sot në mesditë,...
Një person 101-vjeçar u nxorr sot i gjallë nga rrënojat e n...
Situata e mediave në Turqi në 2015-n mund të përshkruhet si ...
Polici i veshur civil, i cili u qëllua me plumb në kokë një ...
Vonesat në doganë e ndihmave po pengon operacionet humanitar...
Arabia Saudite po përdor bomba thërmuese kundër rebelëve hut...
Gati 3700 emigrantë janë shpëtuar gjatë fundjavës nga anijet...
Ka progres në negociatat mes Athinës dhe kreditorëve ndërkom...
Një javë pas tërmetit shkatërrimtar prej 7.8 ballësh në Nepa...
Me vendin 106 në listën e lirisë së shtypit të Reporterëve p...
Deri para pak kohësh, kryeministri i Portugalisë, Pedro Pass...
Jean-Claude Juncker shfaqi një interes të veçantë në konfere...
Arriti në mbi 7 000 numri i viktimave nga tërmeti i para një...
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë shfaqur jashtë spitalit m...
Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter i bëri thirrje sot pale...
Në pamje të parë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian v...
Mbështetjen e tij ndaj kërkesave të Athinës lidhur me pagesë...
Nga Tom WilsonKa patur një numër në rritje të tregimeve të t...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...