Dynamo Dresden ofron bileta për 300 refugjatët si një formë solidariteti
Dynamo Dresden, skuadra e tretë gjermane ka ftuar 300 refugj...
Sadete Kurti sapo ka nisur endjen në tezgjah të një qilimi tradicional të zonës- një punë e lodhshme dhe me pak leverdi për klientelën e rrallë të dyqanit të saj në pazarin e vjetër të Krujës. Qilimi tre metra i gjerë dhe katër i gjatë do t?i kushtojë 1 muaj punë dhe është shitur paraprakisht për 20 mijë lekë.
?Vetëm të huajt janë të interesuar për qilimat e mi. Punoj me porosi,? thotë Sadete Kurti për BIRN.
Gruaja rreth të 50-ave e ka mësuar zanatin fare e re, në ndërmarrjen artistike të Krujës bashkë me shumë vajza të zonës. Por në pazarin e Derexhikut, ajo është ndër të pakëtat gra që e ushtron ende artizanatin.
Sadete Kurti thotë se vazhdon të punojë në tezgjah, pasi nuk ka asnjë mundësi tjetër punësimi. ?Këtë dyqan e kam marrë me qira sa për të siguruar një rrogë gruaje,? thotë ajo, e kërrusur mbi makinerinë e lartë.
Endja në tezgjah është një zeje në zhdukje në Krujë, edhe pse janë të rralla shtëpitë që nuk kanë një vegël artizanale. Të njëjtin fat kanë pësuar edhe zejet e tjera.
Para viteve ?90, rreth pesë mijë krutanë ishin të punësuar në ndërmarrjet e zejtarisë në qytet. Ndërsa sot në Krujë, me zor gjen zanatçinj për punimin e bakrit, gurit, drurit apo qeramikës.
Pazari i vjetër i Krujës ose siç thirret nga vendasit, pazari i Derexhikut shtrihet në të dy anët e rrugës së vjetër me kalldrëm, që të çon për në kalanë e Skënderbeut. Dyqanet e njëtrajtshme dhe çatitë me tjegulla të vjetra i japin këtij pazari një hijeshi të veçantë.
Dokumentet tregojnë se pazari i vjetër është ndërtuar rreth 400 vjet më parë dhe në të kishte 150 dyqane, që nisnin nga hyrja e kalasë e deri tek Hani i Picorrit, aty ku ndodhet Bashkia e Krujës.
Në ditët e sotme kanë mbijetuar rreth 80 dyqane, që shesin antikuare, punime artizanale dhe lloj-lloj xhinglash të prodhimeve në seri.
Pazari i vjetër rrudhet nga viti në vit, por mbetet ende artieria kryesore e Krujës, që furnizon qytetin me turistë të huaj dhe të ardhura për banorët.
Megjithatë, shumica e objekteve që mbushin dyqanet janë të prodhuara në Kinë.
Mallrat kineze janë shndërruar në shqetësimin kryesor për Sanije Sallakun, e cila për të përballuar konkurrencën, gjysmën e hapësirës së dyqanit të saj e ka mbushur me objekte të tilla.
Në dyqanin e saj gjenden me bollëk suvenire me portretin e Skënderbeut apo të shenjtit Shna Ndou, veshje popullore e deri tek gotat e çajit me fotografi të Enver Hoxhës, Sali Berishës dhe Edi Ramës-të gjitha ?Made in China?.
Tregtarët tregojnë se një suvenir i Skënderbeut blihet për 800 lekë në Kinë dhe shitet në pazarin e Derexhikut për 20 euro. Të njëjtin çmim kanë edhe suveniret e shenjtit apo panoramat në qeramikë të Kalasë së Krujës.
Portretet e Enver Hoxhës, Berishës apo Edi Ramës prodhohen për shumë më pak para në Kinë.
Zhdukja e zejtarëve është zëvendësuar me ofertën e lirë kineze, por tregtarët e Krujës thonë se kjo është e vetmja mënyrë për t?i mbijetuar tregut dhe taksave të larta.
Çdo tregtar i pazarit të Krujës paguan 150 mijë lekë taksa në vit.
Kryetari i Shoqatës së Artizanëve, Esat Toga thotë për BIRN se askush nuk ka vëmendjen e duhur për ta ruajtur këtë trashëgimi, me të cilën dikur mbante frymë gjallë dhe krenohej Kruja.
?Para viteve ?90, treçereku i këtij qyteti jetonte me zanatet, ndërsa sot nuk gjen njeri qoftë edhe për të punuar në qeramikë,? thotë ai.
?Të rinjtë janë të painteresuar, pasi zejtaria nuk vlerësohet. Vëmendja e shtetit është thuajse zero,? shton Toga për BIRN.
Kryetari i Shoqatës së Artizanëve kërkon prej vitesh ndihmë për të krijuar ndërmarrje të vogla zejtarësh, por nuk ka gjetur asnjë mbështetje nga Bashkia.
?Jemi përpjekur që të gjejmë një mënyrë për t?i prodhuar këtu objektet, në mënyrë që tregtarët të mos shkojnë në Kinë. Por nuk kemi gjetur asnjë bashkëpunim,? thotë Toga.
Tregtarët ankohen se Bashkia e Krujës e sheh këtë pazar vetëm si burim taksash, ndërsa mungojnë projektet për të ruajtur këtë trashëgimi si dhe për të mbajtur gjallë artizanatin në qytet.
?Përmes këtij pazari, duhej të ruhej dhe trashëgohej ajo traditë e vjetër e krutanëve. Për fat të keq, nuk po ndodh kështu,? përfundon Esat Toga./ Tema
Dynamo Dresden, skuadra e tretë gjermane ka ftuar 300 refugj...
Që pas prezantimit që u bë para pedagogëve, projektligji për...
Botohen në Fletoren Zyrtare ndryshimet e ligjit “Për pension...
Kreu i njësisë administrative Nr.2 të Bashkisë Fier ka dekla...
Nipërve dhe mbesave të ish-të dënuarve që nuk jetojnë , u hi...
Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar strukturën që do...
Përmes një udhëzimi, Ministria e Transportit ka përcaktuar n...
Një rast i pazakontë dhune në familje është kallëzuar në Kom...
Të paktën 185 shqiptarëve në ditë u refuzohet hyrja në hapës...
Tendencën në rritje për tu larguar nga Shqipëria e konfirmoj...
Crown Agents financoi sot mbjelljen e 700 fidanëve, pishë e ...
Një tryezë pune me fokus përsëritjen e krimeve u mbajt sot m...
Mjekët, farmacistët dhe stomatologët, që nuk kanë përmbushur...
Nga monitorimi i ujit në Patos-Marinzë, specialistë të Insti...
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të luajnë së bashku....
Konfirmimi i numrit të ri që mund të përfitojnë banesa socia...
Inspektorati Sanitar i Tiranës njoftoi se ka nisur kontrolle...
Pagesat dhe mbrotja që do ti bëhet nënave me femijë,pra gra...
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Anast...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...