web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Evan Peters rikthehet sërish në ‘American Horror Story’

26 Prill 2015, 07:11, Aktualitet CNA

Një tjetër aktor i njohur do rikthehet për sezonin e pestë të American Horror Story. Evan Peters i bashkohet AHS: Hotel, që është sezoni i pestë në serinë e Ryan Murphy.

Peters i bashkohet aktorëve që u zyrtarizuan më parë: Kathy Bates, Sarah Paulson, Matt Bomer, Cheyenne Jackson, Wes Bentley dhe Chloë Sevigny, gjithashtu dhe Lady Gaga.

Paulson dhe Peters janë të vetmit që janë shfaqur në të katërta sezonet e mëparshme.

Prodhimi i Hotel fillon gjatë verës në Los Anxhelos. Sezoni pritet të fillojë në Tetor.





Lajmet e fundit nga