Përshkallëzohen tensionet në protestë/ Forcat e FNSH-së mbërrijnë para Kuvendit
Ka tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të po...
Ka tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të po...
9 deputetë nga i gjithë spektri politik i Kuvendit të Kosovës po takohen sot në Beograd me deputetë të Kuvendit të Serbisë.
RTK raporton se paradite palët kanë diskutuar për ndikimin që mund të kenë Parlamenti i Kosovës dhe ai i Serbisë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit.
Shpëtim Gashi, nënkryetari i Këshillit për Qeverisje Gjithëpërfshirëse, me seli në Nju Jork, organizator i takimit, i tha Radio Kosovës se në seancën e pasditës do të diskutohet roli i kuvendeve për një kontroll më efikas të qeverive.
?Kemi pasur parlamentarë të Kosovës që i janë referuar Kosovës si Republika e Kosovës, ndërsa nga parlamentarët e Serbisë si Kosova e Metohija. Por kjo ka kaluar në mënyrë miqësore dhe është arritur një mirëkuptim se këto çështje tashmë janë tejkaluar?, tha ai për Radio Kosovën.
Gashi tha se në sesionin e pasdites do të diskutohet roli i kuvendeve për një kontroll më efikas të qeverive, ndërsa shtoi se gjatë sesionit të paradites ku është folur për implementimin e marrëveshjes së Brukselit, ka pasur ankesa nga të dyja palët.
?Ka pasur sidomos nga parlamentarët e Kosovës ankesa se Beogradi po vonon në implementimin e disa marrëveshjeve, kurse nga parlamentarët e Serbisë ka pasur ankesa se Kosova nuk po bën sa duhet në implementimin e atyre pjesëve që këta janë të interesuar, sidomos në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe?, tha ai.
Gashi flet edhe për takimin e radhës për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. ?Si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve, ne do të organizojmë një takim tjetër, mes ministrave dhe koordinatorëve të dialogut të Serbisë dhe Kosovës që do të mbahet në Berlin javën e ardhshme?, tha Gashi.
Parlamentarët e të dyja vendeve në një konferencë në Qendër të Beogradit, janë shprehur optimistë se normalizimi i marrëdhënieve edhe pse i vështirë ka shënuar përparime.
Fakti që deputetët nga Republika e Kosovës janë pritur zyrtarisht në Beograd, tregon një përparim në vete e që ishte vështirë e paramendueshme të ndodhte vite më parë.
Bardhyl Meta, deputet ka deklaruar se arritja e tyre në Beograd është një shenjë normalizimi dhe thyerje e një tabuje të madhe jo fort për ne sa për Serbinë sepse për ta është ende e vështirë dhe vërehet një shtrëngim te ta edhe kur debatojmë.
Deputetja Blerta Deliu, deklaroi se është vizita e parë e saj ndërsa shprehu mendimin se tashmë është koha që edhe parlamentarët të kontribuojnë në marrëdhëniet midis dy shteteve, sidomos në fushën e të pagjeturve që është ngritur sot gjatë takimit.
Ndërsa deputeti Besim Beqaj, tha se Kosova është ndarë nga e kaluara, Kosova është shtet dhe e orientuar të bashkëpunojë me të gjithë fqinjët. ?Ne parlamentarë duhet të kontribuojmë dhe të trajtojmë çështje si personat e pagjetur, lufta ndaj ekonomisë informale, trajtimi i dëmeve të luftës që është element i rëndësishëm e po ashtu, kalimet ndërkufitare dhe marrëveshjet për energjinë dhe ekonomike në përgjithësi?, tha Beqaj.
Branko Ruzic, deputet në Serbi, tha se parlamentet kanë ndikimin e vet si në shoqërinë e Kosovës ashtu edhe të Serbisë. Sipas tij, për shkak të pajtimit dhe heqjes së disa paragjykimeve duhet të komunikohet dhe të ndihmojmë njëri tjetrin, ashtu siç e parashohin edhe marrëveshjet në Bruksel, e që janë me rëndësi, sidomos për pikat që mund të bllokojnë proceset e integrimit në evropian dhe shoqërive tona për në Evropë.
Ndryshe nga deputetët e tjerë, mendon Ilir Deda, i cili qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje e shpalos duke theksuar se njohja duhet të ndodhë para normalizimit të marrëdhënieve.
?Bashkëpunim dhe normalizim nuk ka pa njohje të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë, sepse ne nuk mund të themi se po ecim përpara kur Serbia e lufton shtetin e Kosovës në arenë ndërkombëtare dhe se emëron kriminel lufte për udhëheqës të ushtrisë së vet?, tha Deda.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe të Serbisë në takimin që po mbahet në Beograd janë përfaqësues të të gjitha subjekteve politike parlamentare. Konferenca e cila do të zgjasë dy ditë organizohet nga OJQ-ja Amerikane CIG e mbështetur nga Departamenti Zviceran për Politike te Jashtme./KosovaPress/
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,8 ballë të shkallës Rih...
Qindra persona kujtuan sot në Nikozi, kryeqytetin qipriot, 1...
Presidenti francez, François Hollande deklaroi sot se Franca...
Tërmeti me magnitudë 7.9 shkalla Rihter që ndodhi në Nepal s...
Për vite me radhë zyrtarët rumunë kanë përgënjeshtruar, që n...
Një tërmet i fuqishëm prej 7.7 ballë ka tronditur Nepalin, n...
Vullkani “Calbuco”, i cili u ‘zgjua nga gjendja e fjetur’ pr...
Presidenti francez Fracois Hollande i bëri thirrje homologut...
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët vlerësoi plan...
Ishulli i Statujës së Lirisë, një prej monumenteve më të viz...
Të paktën 115 fëmijë janë vrarë në Jemen që prej nisjes së f...
Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Isa Mus...
Kompania këshilldhënëse financiare amerikane Arton Capital, ...
Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka ...
Gjykatat në Shtetet e Bashkuara kanë marrë vendime kundër sh...
Ish-presidenti i Egjiptit, Muhamet Morsi përballet me vendim...
Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë Ukrainën me afro 18 mili...
Marina e Shteteve të Bashkuara ka dërguar një aeroplanmbajtë...
Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Isa Mustafa dhe Alek...
Marina amerikane po planifikon të ndalojë përdorimin e aero...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy punonjës të IEVP "Jordan Misja" kanë humbur jetën pak o...
Është zbardhur ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Pogra...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Kandidatja e djathtë, Keiko Fujimori, është shpallur zyrta...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...