"Rama n’kosh, Berisha n’kosh”/ Vijon protesta para Kuvendit
Protesta para Kuvendit vijon prej më shumë se një ore, ndë...
Protesta para Kuvendit vijon prej më shumë se një ore, ndë...
Për vite me radhë zyrtarët rumunë kanë përgënjeshtruar, që në Rumani ka pasur burgje të CIA-s. Kjo temë ka luajtur ndonjë rol as në opinionin publik. Por papritur situata ka ndryshuar tërësisht.
Për një kohë të gjatë kishte vetëm heshtje, ndërsa tani një intervistë e ish-presidentit Ion Iliescu në Rumani është tema e kryeartikujve. Në një bisedë me autorin Iliescu në mënyrë ibndirekte pranon ekzistencën e burgjeve të CIA-s.
Megjithatë ai përmend vetëm fjalën “vendqendrim”. Në periudhën e ndërrimti të viteve 2002/2003, sipas Iliescut, “aleatët tanë amerikanë na u lutën për një vendqendrim”, dhe ai si kreu i shtetit parimisht e ka pranuar kërkesën. Se ku ndodhet ky vendqendrim, këtë ai nuk e di, për detajet është kujdesur drejtuesi i atëhershëm i administratës presidenciale dhe shefi i sektorit presidencial për sigurinë kombëtare, Ioan Talpes, thotë Iliescu. Deri tani ish-presidenti e kishtepërgënjeshtruar se kishte dijeni për burgje të fshehta të CIA-s.
Iliescu pretendon, se nuk ka pasur dijeni për aktivitetet në këtë “vendqendrim”. “Asokohe ky ishte një gjest mirëdashjeje në prag të antarësimit tonë në NATO”, thotë Iliescu. Ne gjithësesi luftonim së bashku në Afganistan dhe në Lindjen e Mesme e donim të tregonim, se jemi aleatë të mirë. “Ne nuk kemi ndërhyrë në atë, se çfarë ka bërë SHBA në këtë vendqendrim.” Nëse do ta kishte ditur këtë atëherë, gjë që u bë e ditur më vonë, natyrisht që “nuk do ta kisha pranuar kërkesën”, thotë Iliescu. “Ne nga kjo mësuam tani, se në të ardhmen pas të tilla kërkesave duhet t’i peshojmë gjërat më me vëmendje dhe vetëdije.”
Një godinë e shembur në një vend sekret
Ioan Talpes i konfirmoi të dhënat e Iliescut në një bisedë me autorin – madje ai nxjerr edhe disa detaje: Taplse thotë, se në ndërrimin e viteve 2002/2003 i ka ardhur njëkërkesë nga një përfaqësues i CIA-s në Rumani për një ndërtesë, që i duhej shërbimit të fshehtë të SHBA-së për aktivitetet e veta; Iliescu i la atij “dorë të lirë” për ta vënë në udhë këtë kërkesë. Ai thotë më tej, se i vuri në dispozicion CIA-s një ndërtesë në Bukuresht. Kjo ndërtesë është përdorur nga viti 2003 deri në 2006 nga CIA dhe ndërkohë nuk ekziston më. Se ku saktësisht ndodhej kjo ndërtesë, thotë Talpes, këte nuk e tregoj.
Deklaratat e Iliescut dhe të Talpesit jo vetëm që ishin temë e kryeartikujve në mbarë Rumaninë, por ato shkaktuan indinajtë edhe ndër shumë politikanë – sepse çështja e burgjeve sekrete të CIA-s në Rumani para shumë vitesh është hetuar edhe nga nëj komision parlamentar. Në vitin 2008 komisioni arriti në konkluzionin, se nuk ka dëshmi as për transportimin e të burgosurve të CIA-s në Rumani dhe as për burgje të fshehta. Pavarësisht hollësivem, që kanë bërë tani publike Iliescu dhe Talpes, drejtuesja e atëhershme e komisionit parlamentar, Norica Nicolai, sot eurodeputete dhe nënpresidente e grupit parlamentar të liberalëve ALDE, i përmbahet deklarimit të atëhershëm. “Vendqendrim nuk do të thotë automatikisht, që ky ka qenë një burg”, thotë Nicolai për Deutschen Welle-n. “Unë mendoj, se CIA thjehstë kishte një zyrë në kuadër të bashkëpunimit me Rumaninë siç është e zakonshme kudo mes shërbimeve sekrete.?
Kryetarja e Organizatës rumune për Të drejtat e Njeriut APADOR-CH, Maria Nicoleta Andreescu, e vlerëson si “joefikase” punën e komisionit hetimor. Në këtë komision nuk janë marrënë pyetje personat përgjegjës si Iliescu dhe Talpes, informacionet për trasportet e të burgosurve të CIA-s përmes Rumanisë nuk janë verifikuar sa duhet, ndonëse të tjera raporte ndërkombëtare si ai i ish-hetuesit të posaçëm të Këshillit të Europës Dick Marty në vitin 2006/2007 kishin paraqitur të dhëna të mjaftueshme për këtë.
“Nuk ka shfajësim për torturat”
APADOR-CH përfaqëson në Rumani të burgosurit e CIA-s ndër të tjerë edhe Abd al-Rahim al-Nashiri, që pasi kish planifikuar sulmin ndaj destrojerit USS Cole në tetor 2000 në Jemen është mbajtur në arrest dhe është torturuar në Rumani. Al-Nashiri ngriti padi në maj të vitit 2012 kundër shtetit rumun, një vendim në këtë rast ende nuk është marrë. Për herë të fundit APADOR-CH në janar të këtij viti iu drejtua prokurorisë, për të mësuar mbi stadine hetimeve në këtë rast, por nuk pati sukses. Një zëdhënëse e Prokurorisë së Përgjithshme të Rumanisë i tha Deutsche Welle-s, se hetimet po vazhdojnë dhe nuk janë përmbyllur, ndaj nuk mund të jepen të dhëna për stadin e tyre.
Avokatja dhe drejtorj ekzekutive e Organizatës së të drejtave të Njeriut CRJ, Georgiana Iorgulescu, e cila gjithashtu merret me çështjen e burgjeve të fshehta të CIA-s i vlerëson dëshmitë aktuale të Iliescut dhe Talpesit si “mjaft të rënda”. “Eshtë jashtëzakonisht shqetësuese, kur një kryetar shteti i ve në dispozicion një vendndodhej një shërbimi sekret, pa u interesuar, se çfarë ndodh në të. Prokuroria e Përgjithshme pas dëshmive aktuale të Iliesucut dhe Talpesit duhet të hapë një proces hetimor për çështjen, nëse ka pasur tortura në territorin e Rumanisë, sepse Rumania ka nënshkruar Konventën kundër Torturave. Tortura nuk ka vend në botën e civilizuar, pvarësisht nëse kemi të bëjmë me terroristë ose jo, për një gjë të tillë nuk ka shfajësim.”
Për shkak të torturave ndaj dy të burgosurve, që ndërkohë ndodhen në burgun e Guantanamos, Polonia u dënua në shkur ttë këtij viti prej Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Në Lituani, ku gjithashtu ka pasur një burg të CIA-s, në fillim të prillit Prokuroria nisi hetime të reja.
Një tërmet i fuqishëm prej 7.7 ballë ka tronditur Nepalin, n...
Vullkani “Calbuco”, i cili u ‘zgjua nga gjendja e fjetur’ pr...
Presidenti francez Fracois Hollande i bëri thirrje homologut...
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët vlerësoi plan...
Ishulli i Statujës së Lirisë, një prej monumenteve më të viz...
Të paktën 115 fëmijë janë vrarë në Jemen që prej nisjes së f...
Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Isa Mus...
Kompania këshilldhënëse financiare amerikane Arton Capital, ...
Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka ...
Gjykatat në Shtetet e Bashkuara kanë marrë vendime kundër sh...
Ish-presidenti i Egjiptit, Muhamet Morsi përballet me vendim...
Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë Ukrainën me afro 18 mili...
Marina e Shteteve të Bashkuara ka dërguar një aeroplanmbajtë...
Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Isa Mustafa dhe Alek...
Marina amerikane po planifikon të ndalojë përdorimin e aero...
Kryeministri i Koresë së Jugut, Lee Wan-Koo paraqiti sot dor...
Agjentë të qeverisë amerikane arrestuan gjashtë persona nga ...
Një samit evropian i jashtëzakonshëm për dramën e imigrantëv...
Janë forcuar masat e sigurisë në Boston të Shteteve të Bashk...
Europarlamentarja Ulrike Lunacek sot në Prishtinë gjatë taki...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy punonjës të IEVP "Jordan Misja" kanë humbur jetën pak o...
Është zbardhur ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Pogra...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Kandidatja e djathtë, Keiko Fujimori, është shpallur zyrta...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...