Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Më 24 prill, Turqia përkujton 100 vjetorin e betejës së Galipolit në Luftën e Parë Botërore, kur turqit otomanë mposhtën një forcë pushtuese të udhëhequr nga britanikët. Në të njëjtën ditë, armenët në mbarë botën do të shënojnë 100 vjetorin e vrasjeve masive, një ngjarje që armenët e përshkruajnë si gjenocid të otomanëve ndaj tyre. Këto ngjarje historike janë përmbledhur në një libër me kujtime të një oficeri armen të ushtrisë turke, Kapitenit Sarkis Torossian. Por libri ka shkaktuar polemika në Turqi.
Historia e kapitenit Torossian trajton shumë çështje tabu dhe kapituj të errët të historisë otomane. Edhe pse ai ishte një oficer i dekoruar i ushtrisë osmane, ky fakt nuk e shpëtoi nënën dhe motrat e tij, që u vranë gjatë deportimit masiv të armenëve nga ana e sunduesve otomanë: një deportim masiv që atëherë është cilësuar si një gjenocid, por që Ankaraja e mohon fuqishëm.
Pjesa më e debatueshme e historisë së tij, sipas profesorit Ayhan Aktar të Universitetit Bilgi të Stambollit, është se Torossian ka luftuar në betejën vendimtare të Galipolit në Luftën e Parë Botërore. Ai thotë se historia e kapitenit Torossian është në kundërshtim me versionin zyrtar të ngjarjeve, sipas të cilit vetëm turqit luftuan në Betejën e Galipolit si dhe interpretimin më të fundit islamik të betejës.
“Kur formohet një republikë turke e bazuar në nacionalizmin etnik, historia rishkruhet. Në 15 vitet e fundi ka filluar të shkruhet një version islamik i historisë. Ata kanë filluar të flasin për shenjtorë që vijnë nga qielli për të mbrojtur ushtrinë e lavdishme islamike, kundër të pafeve. Në të dy këto versione të historisë, kapiteni Torossian është person i padëshiruar, ai nuk ka ndonjë vend në asnjërën prej tyre, ai nuk është turk për të qenë pjesë e historisë turke dhe nuk është mysliman. Ai është i krishterë dhe rrjedhimisht nuk i përshtatet versionit islamik të historisë”.
Profesor Aktar thotë se rëndësia e historisë së kapiterin Torossian është arsyeja pse botuesit u bindën ta botonin atë në Turqi. Ndërsa Aktar thotë se ai është i vetëdijshëm se libri është i debatueshëm, ai është i habitur nga aleanca e nacionalistëve turq laikë, islamistëve dhe madje edhe e ushtrisë turke në sulmet kundër këtij libri.
Presidenti turk Erdogan pranoi vërtetësinë e historisë, duke e cituar atë në një komunikatë dërguar homologut të tij armen Serzh Sargsyan në një përpjekje për ta bindur atë që të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore për Betejën e Galipolit. Oferta u refuzua. Profesor Aktar thotë se polemika mbi librin ka krijuar një atmosferë shqetësuese për pakicën e vogël armene të Turqisë.
“Një mik Armen në Facebook më ka shkruar një mesazh ku thoshte se gjyshi i tij Hacik Beu ishte plagosur në Betejën e Galipolit. E pyeta atë nëse mund ta përdor këtë histori, ai ra dakord por mu lut që të mos publikoja emrin e tij. Kjo rritje e shpejtë e nacionalizmit kundër një oficeri armen i cili luftoi në ushtri ka krijuar një lloj ndjenje ankthi mbi një qytetar të zakonshëm turko-armenas, i cili ende është i ndikuar nga trauma e gjenocidit dhe unë kurrë nuk e fal këtë”.
Profesor Aktar thotë se debati ka hapur derën për nxjerrjen në dritë të historive të tjera të oficerëve armenë që kanë luftuar në Gallipoli.
“Ky debat mbi kapitenin Torossian ka nxitur edhe një shtim të shpejtë të studimeve, për të mësuar se kush ishin këta oficerë të Ushtrisë Osmane. Në fakt, unë jam shumë krenar për këtë. Ndërsa ne jemi duke përkujtuar një betejë, rezistencë apo heroizëm, ne kurrë nuk duhet t?i harrojmë ata që luftojnë për ne. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ne duhet t?i kushtojmë respektin e duhur”.
Roli dhe madje edhe prania e oficerëve armenë në radhët e ushtrisë otomane në betejën e Galipolit mbetet e debatueshme. Por, vëzhguesit thonë se debati mbi kapitenin Torossian dhe botimi i historive të ngjashme do të thotë se një tjetër tabu historike në Turqi është sfiduar dhe është duke u diskutuar.
Kjo foto është bërë gjatë një takimi të kandidates Grida Dum...
Pas pezullimit te Sokol Balles, pritet qe neser emision i To...
Në Residencën e Ambasadës Italiane në Tiranë, së bashku me ...
Një punonjës i policisë është gjendur i vetëvrarë pasditen ...
Letër e hapur Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë mbi h...
Ish Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin e ven...
“Raciste, injorante, nazite”.Alba Parietti, prezantuese e nj...
Pas një postimi zyrtar ditën e djeshme ku Ambasada e SHBA th...
Babai i katër fëmijëve, Sulo Muskaj, është dhunuar barbarish...
Deputeti i PKD, Mark Frroku, është shtruar sot në mesditë në...
Nga Klodian TomorriZakonisht përpiqem të mos i komentoj dekl...
Policia e Qarkut ka ndaluar sot shtetasin Fluturim Karamanll...
Kandidati i Partisë Socialiste në bashkinë e Fierit, Armando...
Teksti me titull «Njohje të vjetra të Kryepeshkop Anastasios...
Vera nuk ka mbërritur ende, por dëshira për pushime është ta...
Partia Demokratike ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme kandidati...
Kandidatja e Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj në bashk...
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot disa vendime ku bie në...
Një skeme tipike mafioze e blerjes së votës për zgjedhjet e ...
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, mori p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...