Korçë/ Policia arreston shtetasin e shpallur në kërkim
Policia e Qarkut ka ndaluar sot shtetasin Fluturim Karamanll...
Nga Klodian Tomorri
Zakonisht përpiqem të mos i komentoj deklaratat politike. Ndoshta edhe për shkak të profesionit, por jo vetëm. Në shumë raste nuk më bëjnë asnjë përshtypje dhe i konsideroj thjesht si humbje kohe. Fjalë të hedhura në erë që nuk i besojnë as vetë ata që i thonë. Por si rrallëherë u ndjeva fort i bezdisur kur dëgjova ministrin e Mirëqënies Sociale të deklaronte se shqiptarët që po largohen në emigrim janë banorë të zonave ku pushtetin e ka opozita. I bezdisur ndoshta edhe nga hutimi. Sepse e kam të pamundur ta kuptoj lidhjen mes eksodit dhe qeverisjes lokale të opozitës. A është kjo lidhje shkaku? Apo është pasoja? Në të dy rastet është një tezë që të huton.
Ata që studiojnë ekonominë dhe fenomenet sociale, ndër vite kanë identifikuar një mori shkaqesh që i shtyjnë ose detyrojnë njerëzit të emigrojnë. Por përkatësia politike nuk bën pjesë tek to. Një votues i opozitës nuk është më i gatshëm të emigrojë se sa dikush që voton për maxhorancën. Apo anasjelltas. Njerëzit emigrojnë për të tjera arsye.
Së pari, emigrojnë kur nuk kanë punë. Dhe këtë një ministër i punës duhet ta dijë. Ashtu sic duhet ta dijë se për një të papunë jeta nuk bëhet më e lehtë nëse përpiqesh t?i mbushësh mendjen se janë hapur 100 mijë vendeve të reja pune. Për të, por ndoshta jo vetëm, ata numra janë imagjinarë. Madje jeta e tij nuk bëhet më e lehtë as nga premtimet me shifra më të mëdha. Deri në 300 mijë. Ndoshta e ka mbushur pak me shpresë në fillim, por pastaj dhimbja i është bërë dyfish. Njëherë nga të qënit i papunë dhe një herë nga zhgënjimi i të qënit i mashtruar pafundësisht.
Së dyti, emigrojnë kur vendi i tyre nuk u garanton minimumin jetik të të ardhurave për të mbijetuar. Kur Ministria e Mirëqënies Sociale nuk e përmbush dot misionin themelor për të cilin ekziston; kohezionin social dhe garantimin e një jetë me integritet për të gjithë qytetarët e saj. Sigurisht unë jam i vetëdijshëm që për një vend të varfër me buxhet të rrënuar si Shqipëria kjo do të jetë gjithmonë e pamundur. Por reforma që ti drejtove në skemën sociale nuk ja u bëri më të lehtë jetën atyre që s?kanë. Përkundrazi disa prej tyre i dënoi me pa të drejtë, duke u hequr edhe atë pak qindarka, me të cilat mund të siguronin disa vakte më shumë në muaj.
Së treti, emigrojnë kur nuk kanë më shpresë dhe mundësi. Kur ministria e mundësive të barabarta nuk i ofron dot ato. Shumë nga ata që sot po marrin rrugët, fatkeqësisht nuk do të kenë asnjëherë të barabartë me ty. Sepse nuk do ta kenë kurrë fatin tënd të shkollohen jashtë shtetit. Madje, madje, janë të dënuar përjetësisht. Kanë lindur, do rriten dhe do vdesin ashtu të paditur dhe të pashkolluar. Fatkeqësisht kabineti në të cilin ti bën pjesë nuk ja u bëri më të lehtë shkollimin, por më të shtrenjtë dhe më të vështirë.
Së katërti, emigrojnë kur ndihen të pasigurtë për jetën. Dhe sigurisht fakti që në parlament apo dhe në bashkitë e komunat e këtij vendi ka banditë me shumicë nuk ja u bën më të sigurtë jetën. Mund të vazhdoja dhe të gjeja shumë shkaqe të tjera se pse jeta për ta në këtë vend është e vështirë e madje e pamundur. Por nuk besoj se kjo do të ndryshonte ndonjë gjë në jetën e tyre. Ata do të vazhdojnë të jenë sërish ashtu. Të papunë, të kequshqyer, të pashpresë, të panxënë dhe të pasigurtë. Të dënuar. Njësoj si një shekull më parë.
Ah dhe një gjë. Segregacioni është një biznes i lig në çdo formë të tij, përfshirë atë politike. Kur lëvrohet në majën e shtetit bëhet edhe i rrezikshëm. Ndarja e njerëzve në të opozitës dhe qeverisë nuk i shkon dhe as i shërben askujt. Aq më tepër një ?ende? ministri të Bashkëjetesës Sociale, tashmë me stofin e kandidatit për t?u bërë qytetari i parë.
Policia e Qarkut ka ndaluar sot shtetasin Fluturim Karamanll...
Kandidati i Partisë Socialiste në bashkinë e Fierit, Armando...
Teksti me titull «Njohje të vjetra të Kryepeshkop Anastasios...
Vera nuk ka mbërritur ende, por dëshira për pushime është ta...
Partia Demokratike ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme kandidati...
Kandidatja e Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj në bashk...
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot disa vendime ku bie në...
Një skeme tipike mafioze e blerjes së votës për zgjedhjet e ...
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, mori p...
Ne foto jane dy kandidatet per kryebar bashkie ne Korce, Sot...
Një efektiv policie në kryeqytet është rrëzuar nga motorri m...
Me propozimin e këshilltarit të Edi Ramës, ish kryeministrit...
Kryetari i partisë Demokratike gjatë mbledhjes së grupit par...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë një int...
Gati 100 persona janë shpëtuar nga vërshimi i ujërave në Sid...
Kompania shtetërore ruse e gazit, Gazporm, e ka hedhur posht...
Video mori dhene. Sot e gjen rendom ne cdo celular, dhe jane...
Mjafton vetëm 100 gramë bizele për të furnizuar trupin me dh...
Deputetja e Partisë demokratike Reila Bozdo ka reaguar pas d...
Neuroshkencëtarët amerikanë pohojnë të kenë gjetur mënyrën q...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...