Devoll/ Arrestohet shtetasi E.Çokani, i vodhi 945 mijë euro klientëve
Policia e Shtetit ka arrestuar sot ish drejtorin e një banke...
Në Prishtinë drejtorët e policive nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnja, Kroacia dhe Maqedonia janë mbledhur në një konference për kundërvënien ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, tha të mërkurën se krimi i organizuar, migrimet dhe pjesëmarrja në luftërat e huaja, mbeten shqetësuese për sigurinë e Evropës juglindore. Ajo i bëri këto komente në hapje të një konference për kundërvënien ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, të organizuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnime në Hetimet Penale që vepron në kuadër të Departamentit Amerikan të Drejtësisë.
Në konferencë ku po marrin pjesë drejtorët e përgjithshëm të policive nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Maqedonia, ambasadorja Jacobson tha se aktualisht sfida më të mëdha se kurrë janë ato që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Në këtë rajon në veçanti shqetësuese, tha ajo, mbetet çështja e krimit të organizuar ndërkufitar dhe ajo e migrimeve të paligjshme.
?Së fundi, janë shqetësuese po ashtu edhe tendencat e luftëtarëve pjesëmarrës në luftërat e huaja në Siri dhe Irak për t’u kthyer në Ballkanin Perëndimor, si dhe përpjekja për joshjen e të rinjve me ideologjitë ekstremiste?, tha zonja Jacobson.
?E vetmja mënyrë që përballet, ndjek dhe parandalon këto krime të ndërlikuara është bashkëpunimi? tha ajo duke nënvizuar se për këtë qëllim në takim po marrin pjesë edhe ekspertët nga Byroja Federale e Hetimeve, të cilët do t’u ofrojnë udhëheqësve të policive dhe prokurorive të shteteve të rajonit përvojat e tyre për përballjen me krime të tilla.
Ndërsa drejtori i policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, tha se vendet e rajonit duhet te bashkojnë forcat drejt qëllimit të përbashkët.
?Republika e Kosovës zotohet se do të angazhohet maksimalisht për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, por ka edhe synime dhe prioritete që të jetë partner i rëndësishëm dhe pjesë e pandashme e përpjekjeve ndërkombëtare kundër këtyre dukurive?, tha ai,duke vënë theksin te nevoja e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet vendeve të rajonit dhe bashkërendimit e bashkëpunimit me vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës
?Aktivitetet tona policore kanë dëshmuar se sa mirë bashkëpunojnë kriminelët dhe terroristët pa dallime nacionale, kulturore, fetare etj, duke mos pasur as kufij në qëllimet e tyre të errëta dhe destruktive. Pikërisht kështu të bashkuar në punë dhe aktivitete, me bashkëpunim që zhvillohet dhe përparon për çdo ditë, ne reflektojmë dhe dërgojmë mesazhe se e mira gjithmonë do të triumfojë mbi të keqen, se njerëzit qëllimmirë të bashkuar do të sigurojnë që njerëzimi të ketë një jetë të sigurt dhe të dinjitetshme?, tha ai.
Sipas një studimi të qendrës së Kosovës për studime të sigurisë, i publikuar ditë më parë, deri në muajin janar të këtij viti, 232 qytetarë të Kosovës kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar, që përbën një numër të madh në krahasim me popullatën e saj të përgjithshme.
Muajin e kaluar, Parlamenti i Kosovës me 60 vota për dhe 17 kundër miratoi ligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovës që t?u bashkohen luftërave jashtë vendit. Ligji parasheh dënime prej 6 muaj deri në 15 vjet heqje lirie për të gjitha ata që marrin pjesë, nxisin apo ndihmojnë përfshirjen në luftërat e huaja.
Rreth 150 veta janë arrestuar deri tash në kuadër të hetimeve për përfshirje në veprimtari që kanë të bëjnë me zhvillimet në Lindjen e Mesme, përkatësisht luftëtarë, nxitës dhe rekrutues të ushtarëve për në luftërat e huaja.
Policia e Shtetit ka arrestuar sot ish drejtorin e një banke...
Një anije me më shumë se 440 azilkërkues arriti sot në Siçil...
Më 24 prill, Turqia përkujton 100 vjetorin e betejës së Gali...
Kjo foto është bërë gjatë një takimi të kandidates Grida Dum...
Pas pezullimit te Sokol Balles, pritet qe neser emision i To...
Në Residencën e Ambasadës Italiane në Tiranë, së bashku me ...
Një punonjës i policisë është gjendur i vetëvrarë pasditen ...
Letër e hapur Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë mbi h...
Ish Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin e ven...
“Raciste, injorante, nazite”.Alba Parietti, prezantuese e nj...
Pas një postimi zyrtar ditën e djeshme ku Ambasada e SHBA th...
Babai i katër fëmijëve, Sulo Muskaj, është dhunuar barbarish...
Deputeti i PKD, Mark Frroku, është shtruar sot në mesditë në...
Nga Klodian TomorriZakonisht përpiqem të mos i komentoj dekl...
Policia e Qarkut ka ndaluar sot shtetasin Fluturim Karamanll...
Kandidati i Partisë Socialiste në bashkinë e Fierit, Armando...
Teksti me titull «Njohje të vjetra të Kryepeshkop Anastasios...
Vera nuk ka mbërritur ende, por dëshira për pushime është ta...
Partia Demokratike ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme kandidati...
Kandidatja e Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj në bashk...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...