Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Qytetarët mund të përdorin bonot e privatizimit deri në fund të vitit 2016. Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave diskutoi të martën p/ligjin ?Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit.
Minsitri i Financave Shkëlqim Cani i pranishëm në Komsion deklaroi se afati i përdorimit të bonove dhe lekëve të privatizimit është deri më 31.12.2016.
?Me to mund të bëhesh pjesë e ankandeve në proceset e privatizimit (godina shtetërore, oborret, toka, deri edhe në investime strategjike?, tha Cani.
Kjo është e disata herë që qeveria miraton shtyrjen e afatit të përdorimit të tyre.
Bonot e privatizimit u emetuan për herë të parë në vitin 1991.
Aktualisht bonot e privatizimit dhe lekët e privatizimit sipas dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi përdoren në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale.
Në llogaritjen e formulës së privatizimit në shoqëritë aksionere për punonjësit, të cilët shkëmbejnë bonot e privatizimit me aksione. Në procesin e privatizimit të SME-ve. Ish- pronarët e truallit që gëzojnë të drejtën e parablerjes pagesën për objektin apo ndërmarrjen që privatizohet duhet ta kryejnë 20 % me lekë dhe 80 % me bono dhe lekë privatizimi. Në privatizimin e objekteve shtetërore të dhëna me kontratë qiraje apo enfiteozë, këto objekte u shiten drejpërsëdrejti qiramarrësve apo enfiteozmarrësve dhe vetëm objekti bashkë me
Ku mund të përdoren deri në fund të vitit 2016 bonot e privatizmit ?
Meqenëse në procesin e privatizimit të pronës shtetërore vazhdon të mos jenë përfshirë akoma një numër i konsiderueshëm objektesh, kryesisht në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave apo dhe të organeve të pushtetit vendor, etj, si dhe, duke gjykuar se shumë prej këtyre objekteve shtrihen në pronat e ish- pronarëve, të njohur apo kthyer me Vendime të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Ministria e Financave gjykoi se duhet të vazhdojnë lehtësirat për ish-pronarët, duke e likuiduar një pjesë të vlerës së këtyre objekteve në rast parablerje me bono privatizimi (lekë privatizimi).
Shtyrja e afatit të përdorimit të bonove të privatizimit (lekë privatizimi) i shërben edhe llogaritjes së aksioneve për punonjësit në shoqëritë aksionere, ku punonjësit e këtyre shoqërive përfitojnë aksione në këmbim të bonove të privatizimit. Në mbarë vendin rezulton se janë të paktën 344 shoqëri tregtare, ku institucionet publike janë aksionere të plotë apo të pjesshëm. Në shoqëritë tregtare, kur ka të dhëna të plota për pjesën e aksioneve për punonjësit e shoqërisë dhe për ish-pronarët e truallit, qeveria ka të drejtë të përcaktojë paketën e aksioneve, që i ofrohet blerësit të vetëm dhe nxjerr urdhrin përkatës për privatizim.
Gjithashtu, akti i ndërmarrë nga Ministria e Financave ndihmon përdorimin e bonove të privatizimit dhe lekëve të privatizimit në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje nëpërmjet ALUIZNI-t, ndërkohë që ky proces është në vazhdimësi. Sqarojmë se vazhdojnë të jenë në proces legalizimi një numër i konsiderueshëm objektesh apo banesash dhe se, përdorimi i bonove të privatizimit dhe lekëve të privatizimit i shërben edhe këtij procesi.
Informacion
Sipas të dhënave zyrtare, në total janë emetuar 74.9 miliardë lekë bono privatizimi, prej të cilave u janë shpërndarë publikut 51.2 miliardë lekë. Nga këto janë përdorur deri tani në proces privatizimi 10 miliardë lekë, ndërkohë që mbeten të shpërndara dhe të papërdorura 41 miliardë lekë të tjera. Në procesin e privatizimit masiv u përdorën vetëm një pjesë e vogël e tyre 14.59 për qind e totalit ose 21.35 për qind e bonove të privatizimit të shpërndara.
Bonot e privatizimit kanë pasur dy destinacione masive, grumbullimi në fonde investimi dhe përdorimi në procesin e legalizimit. ?Anglo-Adriatica? ka qenë një nga fondet e investimit të krijuara gjatë qeverisjes së parë të PD-së, por nuk arriti të futej në privatizimet strategjike. Ajo mblodhi bonot e rreth 200 mijë shqiptarëve, të cilët dorëzuan letrat me vlerë nga ?94-?99 në degë të hapura në të gjithë vendin.
Vlera e bonove të investuara në sipërmarrje ishte afro 120 milionë dollarë. Ato u depozituan tek ish Banka e Kursimeve. Vlera e Bonove të privatizimit është luhatur në varësisë të përfshirjes së tyre në sferën ekonomike nga qeveria.
Vlera e bonove është luhatur ndër vite duke rënë nga 17-18 për qind në 1998, në 12 për qind para katër vitesh, kur edhe u lejua përdorimi i tyre për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Që atëherë, bonot janë zhvlerësuar deri në 4.5 apo 5. Vlera e tyre u rrit sërish pas përfshirjes në ligjin për legalizimet.
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi në fjalën e tij...
Qeveria deklaroi si zgjidhje të vetme për menaxhimin e rrugë...
Duket që synimi i vetëm i qeverisë është të mbushë arkën bos...
Qeveria e Kosovës dhe konsorciumi francez “MDP Consulting – ...
Mospërputhjet në llogaritë kombëtare të Shqipërisë sugjerojn...
Bankat e sistemit fituan 5.4 miliardë lekë ose mbi 40 milion...
Marrëveshja për shitblerjen direkte të tepricave të energjis...
Ministria e Financave ka lëvruar një fond prej 51 759 623 le...
Tokat shtetërore do të vendosen në dispozicion të projektit ...
Pronësia në Shqipëri nuk është një histori e gjatë,por ka aq...
Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka miratur çmimet e reja ...
Ligji që rregullon tregun e karburanteve do të ndryshojë. Si...
Sipas njoftimit te publikuar ne faqen e AK-se, gjatë hetimit...
Me iniciativë të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Fina...
Lista e bizneseve që nuk kanë shlyer detyrimet ndaj administ...
Me ngadalësim të dukshëm 6 vitet e fundit, sektori i ndërtim...
Komuniteti i biznesit që operon në vendin tonë ka paraqitur ...
Konkurrenca nga ekonomia gri, problemet me furnizim me energ...
Inflacioni në muajin mars llogaritet 2.2 %. Sipas të dhënave...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...