web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Balla: Bylykbashi kërkoi sot shtyrjen e komisionit për dekriminalizimin

14 Prill 2015, 12:11, Politikë CNA

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në një deklaratë për mediat pas akuzave të deputetit demokrat Oerd Bylykbashi. Në fjalën e tij Balla u shpreh se PD po bën përditë deklarata qesharake dhe kjo ne nuk na bën më përshtypje. Sipas Ballës Bylykbashi kërkoi shtyrjen e mbledhjes për dekriminalizimin kur në fakt kjo mbledhje duhet të ishte bërë sot.

Bylykbashi kërkoi sot shtyrjen e mbledhjes për dekriminalizmin. Bylykbashi dërgoi e-mail dhe deputetët e mbështeten kërkesën e tij. I themi bylykbashit se këtë kërkesë e bëre ti dhe jo Rama apo Meta. Letra e PD-së për komisionin e Venecias nuk thotë asgjë, por dekriminalizimi duhet të kishte sot mbledhje.

PD po bën çdo ditë deklarata qesharake të cilat tashmë nuk na bëjnë me përshtypje. Bylykbashi akuzoi padrejtësisht kandidaturën e Partisë Socialiste për Bashkinë e Krujës, por ne i themi se ndaj Artur Bushit nuk rendon asnjë akuze, ndërsa kandidatura e tyre për Bashkinë e Kamzes, i zgjedhur Xhelal Mziu u dënua me vendim gjykate?, u shpreh Balla.





Lajmet e fundit nga