web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fajon: Deklaratat e Ramës për bashkimin me Kosovën, të papranueshme

13 Prill 2015, 15:53, Politikë CNA

Gjatë diskutimeve pasditen e sotme të raportit të eurodeputetit Knut Fleckenstein për Shqipërinë, në Komisionin  e Jashtëm Parlamentar Europian, Tanja Fajon e pranishme ka komentuar lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama.

Në fjalën e saj Fajon deklaroi se deklaratat e Ramës për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë janë të papranueshme.

Deklaratat e Ramës në Kosovë, janë  të papranueshme. Deklaratat e tij për bashkimin me Kosovën nuk janë  në frymën e Bashkimit Europian. Ajo që mbetet me rëndësi është pajtimi në rajonin e Ballkanit, pasi kjo sjellë fqinjësi e mirë?, u shpreh Fajon.





Lajmet e fundit nga