web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E-mailet e Interpolit, Frroku në kërkim që në 2014

13 Prill 2015, 06:10, Aktualitet CNA

Janë zbuluar të tjera detaje që implikojnë drejtuesit më të lartë të Policisë dhe Interpolit lidhur me urdhër-arrestin e autoriteteve belge për deputetin Mark Frroku . Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, e cila po heton pozitën e dy zyrtarëve të Interpolit, ish-drejtorit Arben Bajraktari dhe specialistes Loreta Alla, thuhet se urdhri për arrestimin e deputetit Frroku ishte lëshuar në dhjetor të vitit 2014 dhe në fillim të muajit janar të dhënat për deputetin shqiptar janë regjistruar në sistem.

Në zyrën e Interpol Tiranës janë sekuestruar edhe të paktën tri praktika lidhur me çështjen ?Frroku?, por në asnjë rast zyrtarët e këtij institucioni nuk kanë vepruar, duke mos vënë në dijeni as Ministrinë e Drejtësisë dhe as Prokurorinë e Përgjithshme. Por për këtë rast, specialistja e Interpolit, Loreta Alla fajëson ish-eprorin e saj, Arben Bajraktari, i cili sipas saj, i ka kërkuar të mbajë praktikën pezull. ?Specialistja Loreta Alla, pas verifikimeve të kryera në sistem më datë 20 mars 2015 për shtetasin Mark Frroku, ka rezultuar se ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Për këtë fakt, Alla parashtron se ka vënë në dijeni eprorin e saj, shtetasin Artan Bajraktari, i cili sipas saj, i ka kërkuar ta mbajë pezull praktikën, pasi një gjë e tillë i ishte kërkuar nga eprorët e këtij të fundit?, thuhet në dosjen e prokurorisë. Hetimi për këtë çështje ka nisur pas një urdhër-inspektimi të lëshuar nga ministri i Brendshëm më datë 27 mars 2015, pikërisht në të njëjtën ditë kur Interpoli përcolli në prokurori praktikën e autoriteteve belge për arrestimin e deputetit shqiptar, Mark Frroku.

Edhe pse nuk dihen arsyet e këtij inspektimi dhe për më tepër data kur është lëshuar urdhri, personat e ngarkuar për hetimin e rastit ?Frroku? kanë evidentuar tri e-maile që zyra e Interpol Brukselit i dërgonte zyrës homologe në Tiranë. E-maili i parë dhe i dytë janë dërguar nga Interpol Brukseli, përkatësisht në datat 9 dhe 26 janar 2015 dhe kishin si objekt shtetasin Kristian Marinaj, i cili aktualisht po gjykohet në Belgjikë si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti, krim për të cilin akuzohet edhe deputeti Frroku.

Ndërsa e-maili i tretë mban datë 18 mars 2015, dhe ka si objekt shtetasin Mark Frroku, i cili ishte shpallur në kërkim që më datë 8 janar, kur Prokuroria belge kishte lëshuar ndaj tij një urdhër-arresti ndërkombëtar. Lidhur me këto njoftime të autoriteteve blege, prokuroria sqaron se në dy e-mailet e para bëhet fjalë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të shtetasit me origjinë serbe, Kristian Marinaj alias Arjan Bytyçi, në përmbajtjen e të cilëve është sqaruar vepra penale e vrasjes për të cilën ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar ky shtetas, si dhe bashkëpunëtorët e tij, ndër të cilët edhe deputeti Mark Frroku.

“Gjithashtu rezulton se publikimi i urdhrit ndërkombëtar të arrestit (red notice) është publikuar më datë 08.01.2015 nga Interpol Brukseli”, thotë prokuroria. Sipas akuzës, procedurat për ndjekjen e këtyre shkresave i ka kryer specialistja Loreta Alla, e cila lidhur me dy e-mailet e para nuk ka kryer asnjë veprim mbi shtetasin shqiptar Mark Frroku, me arsyetimin se nuk e ka lexuar përmbajtjen e shkresës.

Ndërsa për njoftimin e Interpolit për shtetasin Mark Frroku, specialistja ka deklaruar se eprori i saj i ka kërkuar të mbajë procedurën pezull, por Bajraktari e ka mohuar një gjë të tillë. I pyetur nga prokuroria, ish-shefi i Interpolit ka deklaruar se specialistja duhet të kryente procedurat që parashikon ligji si për çdo rast tjetër. Dy zyrtarët e Interpolit u ndaluan me urdhër të prokurorisë, ndërsa në seancën e masës akuza u tërhoq nga arresti, duke kërkuar nga gjykata masën e sigurisë ?detyrim për paraqitje? ndaj Bajraktarit dhe Allës. Gjykata pranoi kërkesën për masë sigurimi vetëm për specialisten Loreta Alla, ndërsa për eprorin e saj nuk caktoi asnjë masë sigurimi.

E-mailet e Interpol Brukselit

E-mail datë 09.01.2015, protokolluar me nr. 377KI, datë 12.01.2015, katër fletë me objekt shtetasin Kristian Marinaj, në të cilin është bërë shënimi nga shefi përkatës ?Lori 09.01.2015?

E-mail datë 26.01.2015, me nr. 377/1 KI datë 27.01.2015, katër fletë, me objekt shtetasin Kristian Marinaj, në të cilin është bërë shënimi nga shefi përkatës ?Lori 26.01.2015?

E-mail datë 18.03.2015, protokolluar me nr. 2691 KI, datë 18.03..2015, një fletë, me objekt shtetasin Mark Frroku, në të cilin është bërë shënimi përkatës ?Lori 18.03.2015?.





Lajmet e fundit nga