“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Në një kohë që kryeministri grek, Aleksis Cipras lufton për të marrë injeksionet e radhës me para nga Evropa, biznesmenët dhe qytetarët grekë ndihen të lënë në baltë në vendin e tyre nga bankat greke.
“Në njëfarë mënyrë ai ka të njëjtin hall si ne”, deklaron Jiannis Kounavis, duke hapur grilën e dyqanit të tij me vegla pune në qendër të Selanikut. Ai ka muaj që e ndjek në televizor luftën e kryeministrit të ri për të marrë para shtesë dhe e kupton si ndihet ai: kur ke nevojë para dhe nuk ke askënd që të ta japë. Si ndihesh kur të mbarojnë paratë, biznesmeni me përvojë e ka ndierë në lëkurën e vet. Pak para se të shpërthente kriza në Greqi, dyqani i tij gumëzhinte nga njerëzit. Pastaj hap pas hapi iu desh të shihte si i pakësoheshin të ardhurat. Pa kaluar shumë kohë, nuk qe në gjendje të paguante në kohë as tregtarin e shumicës, as të paguante qiranë, pa folur për sigurimin shëndetësor.
Edhe banka e tij i bën bisht
Kur në tregtinë me shumicë papritur nuk i dhanë më kredi dhe iu desh që blerjet t’i paguante me para në dorë dhe menjëherë, Jiannis vendosi të shkonte te banka e tij. Si klient serioz prej shumë vitesh, ai besonte se nuk do ta kishte problem, të merrte kredi. Qeveria greke, atëherë nën Antonis Samaras, sapo i kishte marrë kreditë e para nga Evropa, për të mbështetur ekonominë greke.
Por megjithëse të gjitha bankat në faqet e tyre zyrtare në internet kërkojnë prej qytetarëve grekë që të paraqesin lutje për kredi, realiteti është krejt tjetër. “Unë kam shkuar në të gjitha bankat e qytetit dhe kam kërkuar kredi, por asnjëra nuk më dha”, thotë Jiannis Kounavis, dhe fytyra i skuqet nga zemërimi. Ai nuk është rast i veçantë. Aktualisht, katër nga pesë biznesmenë thonë se kanë përvoja të ngjashme.
Asgjë nuk hyn në ekonomi
“Këta njerëz i kanë përdorur paratë e BE për të rregulluar hallet e tyre. Por këto shuma duhet të futeshin në ekonomi dhe në tregti, në mënyrë që tregu i brendshëm të lulëzojë sërish”, përforcon edhe Kostas Laliotis, kolegu i tij në dyqanin ngjitur. Dyqani i tij i pajisjejeve elektronike ka vite që ka marrë tatëpjetën. Pa kredi nga banka, ai nuk do të jetë më në gjendje të rezistojë, thotë Laliotis.
Kredi fare të vogla do të ndihmonin
“Mos kujtoni, ju lutem, se për momentin kërkohen kredi të larta! Shumica e njerëzve duan pesë deri në dhjetë mijë euro, për ta rimëkëmbur dyqanin e tyre dhe për ta mbushur me mallra të reja, në mënyrë që të rritet sërish qarkullimi ynë.” Por për këto shuma të vogla, bankat kërkojnë kaq shumë siguri, sa askush nuk i jep dot. Jiannis Kounavis e ka provuar deri tani katër herë. Pa sukses.
Jiannis Kounavis nuk e di ende në ç’gjendje do të jetë Greqia pas dy vjetësh, por për momentin ai i keqkuptuar nuk ndihet nga donatorët e BE. Ndihet i braktisur nga partnerët e tij të biznesit. “Kur nuk na mbështesin bankat tona, si mund të kërkojmë ndihmë nga partnerët tanë evropianë?”
Shërbimi sekret ukrainas (SBU) akuzon ish-shefin e tij, Olek...
Të gjitha universitetet në vend janë bërë bashkë kundër draf...
Në sajë të një operacioni të koduar “Shëtitësit e natës”, po...
Sipas një studimi të ri, pastrimi me detergjentet në shtëpin...
“Kosova është shtet i pavarur dhe nuk synon ndryshimin e kuf...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një vizit...
Hyjnë në fuqi kriteret dhe procedurat e reja për kualifikimi...
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ministri i Mirëqëni...
Mbretëresha e popit, Madonna sapo ka publikuar këngën e saj ...
Nga Katedralja Ortodokse në Tiranë, ministrja e Kulturës, Mi...
Policia rrugore në kryeqytet ka arrestuar 9 persona të cilët...
Kreu i kuvendit, ilir Meta ka uruar besimtarët ortodoksë për...
Policia rrugore në kryeqytet ka arrestuar 9 persona të cilët...
Kreu i kuvendit, ilir Meta ka uruar besimtarët ortodoksë për...
Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetin e...
Guarda Di Finanza ka bërë të mundur sot arrestimin e dy skaf...
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zgjedhur ta bëjë urimin...
Papa Françesku ka vlerësuar se vrasja masive e armenëve nga ...
Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetin e...
Guarda Di Finanza ka bërë të mundur sot ndalimin e dy skafis...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...