Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
“Fut kodin PIN, duke u kujdesur për të mos qënë nën vëzhgim.?
Një fjali standarte që pasqyrohet tek të gjitha ATM-të, një frazë që gjithmonë lexohet prej përdoruesve të kartave të kreditit dhe të debitit. Ky është rregulli i artë për të mos rënë viktima të vjedhjeve në ATM, sepse keqbërësit kibernetikë të cilët po ?gjuajnë? prenë e tyre ndodhen gjithmonë atje ku ka mënyrat për të fituar shuma të hollash pa u vënë re, sulmojnë me mënyrat e sofistikuara që ofron ky krim, Bankomatet. Por sigurisht nuk po flasim për një krim amatorial apo të dhunshëm, po flasim per teknika dhe strategji që shumë prej nesh i kemi parë veç se në filma fantashkencorë.
Shifrat në vendin tonë janë ende të ulëta por kjo jo për shkak se këto krime nuk janë në modë, por sepse nuk kemi denoncimet e duhura apo kujdesin e duhur dhe megjithëse mund te jemi viktima të një prej këtyre sulmeve, nuk e kemi zbuluar ende megjithëse keqbërësi mund ta ketë kryer dhe përfunduar me sukses sulmin e tij dhe po gëzon vlerën monetare e cila na përket ne.
Teknikat e përdorura prej Bandave apo keqbërësve.
Teknika më e njohur ështe ?Cash Trapping?, një metodë e cila e bllokon shumën monetare brenda bankomatit. Kjo ndodh pasi keqbërësit vendosin një ?pirun? metalik në daljen e lekëve në bankmat,
në këtë mënyrë personi fatkeq që provon të tërheqë shumën e kërkuar nuk i sheh fizikisht të dalin, largohet për të kërkuar ndihmë pranë bankës ose shpeshherë mendon se bankomati ështe bosh dhe në momëntin që ai largohet, keqbërësit kanë gjith kohën në favor të tyre për ti marrë lekët e viktimës. Sigurisht ata veprojnë nga dy deri në 4 persona me metoda shumë komplekse, pasi bashkëpunëtorët e tyre tentojnë jo vetëm të vjedhin shumën e tërhequr nga klienti por ti kopjojnë dhe numrin PIN apo në shumë raste ti vjedhin totalisht edhe kartën.
Kjo ndodh kur një nga bashkëpunëtorët hedh një kartmonedhë pranë klientit i cili po kryen një veprim në bankomat dhe ishte bërë gati të tërhiqte kartën dhe në atë moment e njofton se ajo i ka rënë viktimës dhe pasi viktima ulet për ta ngritur kartmonedhën që ështe gracka perfekte, bashkëpuntori tjetër afrohet dhe zëvendëson me shpejtësi kartën me një tjetër identike. Në këtë mënyre banda e keqbërësave ka edhe kartën edhe pinin në dispozicion. Zakonisht këto banda pasi kanë vjedhur me sukses një numur të konsiderueshëm kartash, i shkarkojnë ato në të njejtën kohë në një vend me kilometra larg nga vendi i krimit për të mos ngjallur dyshime dhe për të mos lënë gjurmë.
Masat mbrojtëse.
Pyetja logjike e të gjithëve në këtë rast është natyrisht: Si të mbrohemi?
Rregulli me i suksesshëm dhë më efikas është të mbani njërën dorë mbi tastierën e bankomatit në momentin kur vendosni kodin PIN. Në këtë mënyrë mbroheni si nga sytë e dyshimtë të personave që afrohen, ashtu dhe nga ndonje mikro-telekamer te instaluar për tju spiunuar. Një tjetër rregull bazë është të mos e mbani asnjëhere kodin e shkrojtur afer kartës tuaj, mund ta kamufloni brenda një numri telefoni ose për shembull mund ta vendosni në 4-5 shifrat e fundit të një sekuence numrash, por asnjëherë të zbuluar dhe të vecuar. Kur kryeni një tërheqje në një bankomat, kontrollojeni mirë atë, në qoftë se tastiera ju duket e cuditëshme ose jo e fiksuar mirë, me siguri që ajo ështe vepër e një sulmi të një bande e cila po tenton tju vjedhë. Nqs në daljen e kartmonedhave shihni trupa të huaj plastikë ose metalikë, mos kryeni asnjë veprim por drejtohuni një ATM-je tjetër, dhe së fundmi mos i besoni askuj që ju afrohet në momentin kur jeni duke kryer një veprim financiar në një ATM.
Por vjedhjet e kartave të kreditit dhe të debitit nuk kryhen vetëm fizikisht. Madje ne 85% të tyre këto vjedhje ndodhin Online.
Shqiptarët nuk i kanë ende shumë besim blerjeve Online me karta Krediti dhe Debiti. Zakoni për të blerë me lek në dorë është ende një tabu ne vendin tonë por megjithatë po shtohen me rritme shumë të larta blerësit e biletave për udhëtime apo të produkteve teknologjike, ushqimore etj në Internet dhe me këtë ritëm, kjo tabu do bjerë shumë shpejt edhe në vendin tonë. Ndaj po ju jap disa këshilla si të mbroheni dhe nga se duhet të keni kujdes kur të përdorni kartat tuaja bankare për blerje Online.
Të apasionuarit e e-commerce me siguri që e njohin certifikimin SSL (Secure Socket Layer), sistemin që transmeton të dhënat e vendosura në mënyrë të kriptuar dhe të sigurt. Përpara së të kryhet një blerje, është e mjaftueshme të verifikohet se Uebsajti mbart, zakonisht poshtë në fund të faqes, këtë sigel. Kur nis procedura e blerjes, kontrolloni gjithashtu që adresa e faqes te fillojë me ? https://?, dhe jo vetëm me ?http://? . Loja u krye, tani ato këpucë apo ai telefon celular të prenotuara online do jenë me sigurti tuajat (mes të tjerash me një çmim më të ulet se në cilindo dyqan), mes sigurisë totale.
Mbani mend gjithashtu se nuk duhet të jepni asnjëherë numrin e llogarisë bankare tek i cili është bashkalidhur karta e Kreditit. Te dhenat e nevojshme për të plotësuar një blerje online janë vetëm ato të pasqyruara në karte (numri i kartës, data e skadencës dhe tre shifrat e fundit të kodit në pjesën e pasme të kartës). Mund ti prenotoni pushimet tuaja apo biletat e teatrit dhe të ndeshjes me qetësinë maksimale, por jeni gjithmonë të kujdesshëm. Në qoftë se hasni ndonjë anomali përgjatë procedurës së blerjes, anullojeni menjëherë.
Mbase është thjesht një alarm i remë, ose një kalim i nevojshmë të cilin nuk e keni hasur më parë por më mirë të jeni 100% përpara se të kryeni të tilla veprime. Sinjalizoni gjithcka pranë bankës dhe administratorit të faqes online, në këtë mënyre do jepni kontributin tuaj në përmirësimin e sigurisë. Për ta mbyllur, mos i besoni në asnjë mënyrë emaileve të marra nga banka juaj apo nga kompani financiare me përmbajtje kërkesash për të dërguar të dhënat sensitive të llogarisë apo kartës tuaj.
Institucionet e kredititmit nuk komunikojnë asnjëherë në këtë mënyrë me Klientët e tyre! Mesazhet e postës elektronike të cilat kanë si kryefjalë komunikime Urgjente si psh : ?Kujdes, llogaria juaj apo karta juaj janë në rrezik?, apo komunimike entuziazmuese si psh: ?Banka X të jep 1 milion euro në llogarinë tende? dhe të tjera të ngjashme me këto, janë më shumë se të dyshimta. Injorojini, sinjalizojini si Spam (reklama të padëshiruara) sepse janë sulme Mashtrimi Kibernetik (Phishing), por për këto do flasim në një artikull të ardhshëm pasi fshehin labirinte dhe metoda shumë të sofistikuara për tu parandaluar.
Thanas Dimco
Epoka dhjetë-vjeçare e karakterizuar nga rezerva në valutë t...
Teatri Kombëtar pjesëmarrës në Festivalin e 33 të Izmirit me...
Pasi u arrestua për herë të dytë nga policia, deputeti Mark ...
Shtypi francez njofton se në libraritë e Francës sapo ka dal...
Tani është e mundur të ndiheni më të lumtur-falas. Kjo sipas...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkoi qasje humanitare në kam...
Kivi është një frut, i cili është i pasur me vitamina C dhe ...
Një tjetër grabitje është regjistruar sot në Bulqizë. Pre e ...
Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasen Drit...
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Brace ka reaguar me anë ...
Gjykatësi në Karolinën e Veriut tha se personi që akuzohet s...
Aksident me pasojë dy të plagosur është regjistruar sot në a...
Një punonjës i Gardës së Republikës ka rënë pre e një grabit...
Arrestohet nga policia e Elbasanit një 20 vjeçar nën akuzën ...
Titulli i librit më të shitur nëpërmjet Amazon në SHBA tani ...
Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasen Drit...
Xiabo Chien mendohet se kishte gëlltitur një larvë kur ndal...
Një efektiv i Gardës së Republikës i cili ndodhej tek Liqeni...
Moda e viteve 40-50 duket sikur është kthyer në modë jo vetë...
UKT ka njoftuar për një ndërprerje të furnizimit me ujë të p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...